KËNGA E FATIT TË ATDHEUT
Në atdheun tim të ndarë dhe të copëtuar
një ëndërr në ëndërr shtrihet dhe zgjatet
një ëndërr në ëndërr i jep krah shpresës
një ëndërr në ëndërr i shtohet flamurit
Iliri, brenda vetes ti je toka, dheu i bukës e
i frutave, lumenjve herak dhe i detnave
je shqiponjë e kësaj natyre të mahnitshme
je gjuha e nënës dhe vendlindja perëndive
Mirë bëjmë të ngrejmë flamunrin e Ilirisë
në çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë etnike
dhe së bashku si një grusht të veprojmë
për të sotmen, të kaluarën dhe të ardhmen
Iliri, tepër gjatë e kemi fshehur emrin tënd
tepër gjatë jemi përgjakur që të çlirohemi
çasti është diellin ta ngremë me duart tona
atdheu na thërret, t´ ia kthejmë emrin Iliri
S´njoh vetëdije më të lartë s´e të bashkuar
s´njoh realitet më të lartësuar se sa atdhe
o tokë dardane ku unë jam lindur e rritur
me forcën e gjuhës e të gjakut të këndoj!
Fol tokë naimiane e dardanëve të Ilirisë
fol tokë barletiane e fishtiane e tërë Atdheut
kohë e së vërtetës së ëndrruar ka ardhur
i dremitur jam, po gjumë nuk kam në sy!
Iliri e atdheut nuk shterron me pranvera
nesër do të ketë stuhi, nëpër të duhet të
kalojmë! Kosovë, ky shkrim më vjen nga
zemra e shpirti! Atdhe, ti je dashuria jonë!
Atdhe Geci – Roganë, Prishtinë. Gusht, 2023
https://www.ikvi.at/?p=25910&fbclid=IwAR39Uf6-s4ZQ1zM5EfjyjlFo81uVSQsdrVOPDd9mO90xyklKUAvpDo_rL68