Shtrëmbërimi i fakteve historike nga Serbia

0
228
Vuçiq - Putin

Skënder MULLIQI

Serbët historinë e duan ashtu siq dëshirojnë vet.Faktet historike i shtrëmbërojnë, nuk i interpretojnë ato.Historia e tyre është e mbushur plotë rrena sipas preferencës të Dobrica Qosiqit. Marrezitë serbe mbështetën mbi shkresat dhe elaboratet e shovinstëve të vjetër e të ri, në krye më SANU dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kur është në pyetje Kosova, të gjithë serbet, janë të një mendje, si intelektualet, Akademinë e Shkencave, partitë politike më ndonjë përjashtim të vogël. Këtu vlenë të përmendët opozitari Nenad Çanak, i cili haptazi po e kundershton qëndrimin shovinist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Çanak kishte një debat të fortë në televizion më kryeqetnikun dhe kriminelin e luftës, Voisllav Sheshel, të cilën edhe e kishte deklasuar më fakte.Për Kosovën praktikisht nuk ka asnjë diskutim të gjithë janë dakord për gjithëqka. Po mos të ishin nuk do ti kishin pasur të gjitha regjimet më logjikë pushtuese ndaj shqiptarëve. Edhe tash si pozita ashtu edhe pushteti nuk dallojnë. Edhe raportët më Mal të Zi dhe BH e kan të njejtën linjë politike, për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Mendohet por edhe besohet së ska dikush nga serbët, që është adhurues i rrugës evropiane.

Të gjitha regjimet të pas luftës në ish-Jugosllavi e shrytëzuan BE-në për donacione, e orjetimi i tyre politikë mbetet Rusia e Putinit për të cilën edhe e kan lidhë fatin. Unë nuk kam njohuri së Serbia dhe qytetarët e saj janë pro standardeve të kërkuara nga BE-ja. Elitat në pushtet edhe pushteti i Vuqiqit nuk po i plotësojnë këto standarde. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi nuk është duke i zbatuar marrveshjët e firmosura të Brukselit dhe marrveshjën gojore të Ohrit. Qëndrimet e partive politike dhe disponimi i qytetarëve tregojnë qartë përcamtimin e tyre pro rus, e antiperëndimor.

Politika aktuale e Vuqiqit dhe opozitës janë politika populiste, dhe kjo e vështirëson sitautën dhe po i ndalon proceset drejtë normalizimit të marrdhënjëve më Kosovën përmës bisedimeve të cilat po zhvillohen që një kohë të gjatë. Vuqiqi dhe shumica e serbëve janë kunder marrveshjës franco-gjermane, dhe vendosjës të sanksioneve kunder Rusisë. Është përshtypja e qartë së shumica e serbve jo vetëm pushteti, nuk e mbeshtët anëtarsimin e Serbisë në NATO, si dhe nuk pajtohen që Kosova të inkuadrohet në OKB dhe në strukturat relevante të BE-së, ku parashihet në njerën pikë të planit franco –gjerman. Serbia në fakt ka mbetur më logjikë të shekullit të kaluar të luftës, dhe së është kundershtare e madhe e kapitalimit liberal.Serbia është futur në vorbullën e injorancës ku gjithqka është e turbulltë.

Edhe zgjedhjet e 17 dhjetorit e treguan këtë qëllim.Obsesioni i tyre politik, është logjika terroriste e shkëputjës më luftë të pjesës veriore të Kosovës. Një pretendim të tillë e pamë më aktin e dështuar të terrorizmit shtetëror serbomadh në Banjskë. Dhe, për qudi veq Kosovës gadi askush nga BE, nuk propozuan sanksione ndaj Serbisë, që është pritur, në krye të së cilës sot gjenden kasta e kriminelëve të luftës.Vuarja e sanksionve dy herë është refuzuar nga BE-ja dhe Amerika. Barrën shumë të padrejetë të këtyre sanksioneve po e vuan Kosova, e cila nuk është duke i bërë askujt keq në rajon, e as minoritetit të privilegjuar serb, vetëm së ajo po mbron më ngulm sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.