In Memoriam: Adem Gashi (1953-2024)
Vdekja për poetët është fjala e fundit, ata mbesin të gjallë në frymën e popullit të vet. Me Adem Gashi, kujtesa merr me veti kohën e grupit letrar “Migjeni” në Normalen e Prishtinës, ku lexonim vjersha, bisedonim për letërsinë dhe kur bëheshim gati për të marrë udhën e mësuesit e të shkollës shqipe në Drenicë…!
Për shpirtin e tij kryengritës, pushteti serb e mbylli pas grillave dhe ia ndaloj me censurën politike hovet e tij poetike. Në një takim në Gjalovë, poeti Din Mehmeti, i shqetësuar me shpirtin e tij prush zjarri të diellit të Kosovës, më thoshte të shpëtojmë djalin e ri poet nga Drenica, Adem Gashin…!
Poetët vdesin me fjalën e fundit, ata mbesin të gjallë në frymën e popullit të vet, thotë kritika letare e përbotshme. Poeti Adem Gashi sot nuk erdhi në orën letrare dhe, na la testamentin poetik krijimtarinë e tij për brezat dhe për kohën…!
Lamtumirë mjeshtër i fjalës poetike Adem Gashi! Shpirti dritë në tokën e Drenicës!
Çikago, më 16 janar 2024
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com