Njohja e Sylës me Verën

0
296
Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Dashuria për atdhe dhe dashuria e turjakasit dhe tiranses“, 24 Shkurt 2023

Pjesa e parë (1)

Takimi i parë i Sylës me Verën, bareshën malazeze nga Puka

Ngutu, po të pres!
Tregim në veten e tretë

A po o të kullosin o çoban?

Çobanët e Turjakës, me delet e veta shpesh takoheshin edhe me çobanët e Panorcit te Zabeli i Hasan Cufës, Livadhi i Durakut, te Kershi i Sylymanit, te Ledina e Sylë Rexhepit, Fusha e Kualve e në Garaqeva. Bisedonin shumë dhe luanin lojra barinjësh me thupra e me shtaga.
Po çobanët e Turjakës shiheshin edhe me çobanët e tjerë të katundeve tjera, me ata të Bublit, Damanekut, Lubizhdës, Drenoc, Zatriq e më rrallë edhe çobanët e Burimit (Carravranës) dhe ata të Kaznikut, katund në mes të katundit Rud (ish lagje e Panorcit) dhe Llapçevës, katund afër Ujvareve të Mirushës (Ularicë-s)

Kur kositeshin Livadhet e Poshtme, delet shpesh bashkoheshin me delet e katundeve të tjera dhe kur vinte koha me i këthye për në shtëpi, çobanët e hiqnin të zitë e ullirit deri sa i ndanin delet e desht të cilët vriteshin se kush do të marrë për “grua” delen më të mirë. Deshët i thenin edhe brirët e qileshin gjakë vetëm për dashurinë që kishin për delet, ani pse një dash kishte më shumë 40 dele.

Syla që njihej si një nga çobanët më të mirë e më të urtë, e kishte tufën e deleleve pakëz më larg nga tufat e deleve të katundeve tjera, në një livadh që sapo ish kositur. Nuk donte të shkonte aty ku kish shumë çobanë. I pëlqente të ishte vetëm. Ishte afruar dhe shikonte një Vig mbi lumin Mirusha që mund të dilej matan livadheve, te Shelgjet Ren.Shelgjet Ren, në livadhet e Damanekut dhe të Qypevës (ish lagje e Bublit) te livadhi i Kadri Minushit. Pakëz më larg ishin disa shtëpi me gurë e me qerpiç *) të pjekur (tulla) dhe të mbuluara me qeremide (qeramidhe, tjegulla) të kuqe. Shtëpitë ishin të renditura rend e rend e të gjithat ishin njësoj. Sylës i pëlqenin ato shtëpi dhe mendonte sikur edhe ai të kishte një shtëpi sikur ato. Ai shkoi aq larg në mendime sa sikur mos ta kishte ndërprerë një burrë gogja në moshë, Syla kishte humbur në mendime dhe kushedi kur do të këthehej në vete.

– A po të kullosin o çoban? ishte zëri injë bujkut kosaq *)
– Po hanë nga pakë, e ti a je lodhur?
– I kujna je o çoban?, e pyeti bujku i fshati tjetër?
– Nuk jam nga nga Damaneki, o axhë!
– Po, po, pe di që ti s`je i Damanekit as i Qypevës, po mas je i Turjakës?

– Po, tha shkurt Syla sikur donte ti thonte burrit të huaj se nuk ishte i interesuar të flas me njerëz që nuk i njeh. Ai sa e kishte ngarkua kerrin e drunjt me sanën *) që e kishte kositur para disa ditëve dhe i kishte mbetur edhe një kerr tjetër me sanë për nesër. Pasi e kishte kositur livadhin, kishin ardhur burri i huaj me dy vajzat e tija dhe e kishin rrotullua barin që të teret e pastaj, edhe një herë, pasdreke e rrotullonin dhe para se me mbulua terri tokën, e tubonin sanën në kabza *) dhe shkonin në shtëpi. Livadhet ishin të mbushura me kabza sane e otave që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mullini e Ura e Bublit, në të dy anët e Mirushës.

Për nga forma e madhësia, kabzat e sanës e livadheve të Turjakës, iu ngjanin “bunkerave të Shqipërisë së Enver Hoxhës” …
Syla nuk iu besonte syve kur pa dhe dy vajza bukuroshe të moshës së tij që po tubonin fijet e sanës afër kerrit *) të drunjtë. Edhe ato e quan (ngritën) kryen përpjetë por nuk folën fare. Njëra prej tyre, ajo më e vogla e shikoj më ndryshe Sylën ndërsa vjedhurazi shikoj nga motra tjetër, që dukej pakë më madhe mos e shikon e në fytyrë u bë “all” e kuqe.

Motra e vogël u largua nga motra e madhe dhe sikur deshi të pije ujë në një krua që ishte te Vigu, aty ku Syla qëndronte në këmbë e ishte mbështetur në shtagën e gjatë e të fortë që e kishte prerë për qefi në bjeshkët e Turjakës, mu te Gropa e Gatë (e gjatë). E kishte shtagë për qefi. Me at shtagë, Syla nuk iu m`shonte deleve por e mbante si një lloj “trofeu” dhe shtaga mund ti shërbente edhe si “armë” kur qeni i Sylës rrokej me ujq, ai e ndihmonte qenin e vetë. Po ndodhte që edhe çobanët ziheshin në mes vete dhe rriheshin me shtaga për hiç gjë …

Vajza “piu” ujë por shikimin e mendjen e kishte te Syla. I pëlqeu djali turjakas. Po kush nuk i pëlqen turjakasit? Syla kishte një qeleshe të bardhë *) mbi kokë. Të veshur kishte një xhurdi e pantallona të zhgunit *) e në dorë mbante një xhurdi *) , si pallto e madhe, edhe ajo ishte e zhgunit. Vajza e burrit të panjohur, sikur kishte harrua që është duke “pirë” ujë dhe nga hutia e bukuria e Sylës këmba i rrëshqiti e ra në ujë. Lumi Mirusha ishte i thellë saqë çobanët kur laheshin i mbulonte edhe kur ata i ngritnin duart përpjetë, nuk shiheshin. Pra Mirusha kishte më shumë ujë në ato Livadhe, afro dy metra të thella. Uji ishte i qetë saqë dukej sikur nuk ecte fare e pakë më larg laheshin edhe buallicat e disa dhi të Imer Mullamuqëve të Turjakës pinin ujë.

Vajza u friksua sepse si duket ajo nuk dinte not e Syla kur e pa se vajza u mbyt në ujë, këceu ashtu qysh ishte me e ndihmua vajzën dhe e nxori vajzën. Ai i tha vajzës, vetëm rri qysh je e vetë u shyt *) e ngadalë e kapi vajzën për belin e hollë e “padashur” i shkuan duart në gjoksin e saj që sapokishte fillua ti fryhej e cicat kishin filluar ti rriten. I kishte sa të mollave të Tetovës, të vogla. Syla e largoi dorën shpejt dhe e qiti vajzën në breg. Motra më e madhe erdhi dhe si me inat e shikoj motrën e pakujdeshme që kishte ra në Mirushë. Babai i tyre tashmë veç ishte larguar me kerrin me sanë e vajzat ende tubonin sanën që kishte mbetur për nesër…

Ato e falenderuan Sylën dhe i dhanë pakë ushqim që iu kishte mbetur dhe vetëm sa nuk i thanë Sylës që ti ndihmoi pakëz për me tubua sanën. Syla e kuptoi dhe as që priti më shumë, illoi të mbledh sanë e ti ndihmoi ato.

– Vera, po shkoi edhe unë po pi pakëz ujë e … i tha motra e madhe motrës së vogël. Syla mbeti vetëm me Verën. Nuk guxonte të fliste por pas pakë vajza i tha:
– Qysh ta thonë emrin ty?
– Sylë!, tha ai pa e shikur Verën fare.
– Je çoban me dele?
– Po tha ftoftë Syla. Edhe ne kemi dele por sot unë erdha me e ndihmua babën e nesër do të shkoj me dele, foli Vera.
– Po kah i qon delet ti, e pyeti Syla?

– Po ketej e andej, në Malin e Madh dhe nesër, nëse nuk vjen vëllai im i vogël, unë do ti mrizoj delet mu atje, dhe i shikoj Shelgjet Ren. E trupi i Sylës filloi të dridhej sikur ta kishte kapur korenti e fytyra i qitëte flakë. Syla u përshëndet me Verën pa guxuar me ia dhënë dorën apo ti afrohej dhe kapërceu Vigun e doli te dhentë e veta. Ato kullosnin kokë më kokë e vetëm kumonat e ogiçit *) e prishinin qetësinë e asaj mbrëmje përrallore pranë Mirushës. Lumi dukej sikur flente e qeni iu afrua çobanit sikur donte ti thonte:

– Pse më ke lënë vetë?
Syla i fishkëlloi dy tri herë deleve dhe iu bërtiti deshëve ogiçë:
– Hajde, ypsh Delet te Vaui Stanit pinë ujë dhe u rendisen sikur krushqit rrugës për te Kregsi i Pagarushëve të Damanekit, Mrizeve të mëdha, Malishta dhe hynë në tarishtën e oborrit.

Nëna e Sylës, Sanija shkoi i mjeli delet e pastaj i l`shuan kingjat dhe, edhe ata pine pjesën e tyre të tamlit sepse Sanija gjitmonë iu linte nga dy cica me tamel të deleve kingjave e nga dy për vete. E kingjat pinin tamlin e nënave duke e lëvrit bishtin me sa fuqi që kishin, me krye iu mëshonin nënave në bark, nga gëzimi e dukej sikur donin me i rrëxua nënat e tyre por ato vetëm përtypeshin e nuk mërziteshin fare. Nganjëherë e këthenin kryet i shikonin dhe i “lëinin” kingjat mu te bishti.

– Sylë, sot më mirë kanë qit tamel delet, kah i ke pas? Djali si i turpëruar i tha:
– Nanë, para dreke e kam pas në bjeshkë e mandej i kam kthye nëpër dushkaja e kah Ulica e Breshancit, kam dalur në Livadhe. I kam mrizua te Kregsi i Pagarushëve e pasdreke kam shkua kah livadhi i Avdyl Fejzullahit të Dragabilit, te Vigi … dhe iu kujtua Sylës Vera e iku me vrap për në odë.

Atë natë nuk “shtini gjumë në sy” Syla.

Në mëngjes u zgjua më herët dhe pasi nëna e Sylës i kishte mjelur dhetë, e thirri Sylën që të hajë pakë kaftjall. Syla nuk hëngri mëngjes. Nëna e Sylës e kishte vlua një kusi me tamel në oxhak por Sylës nuk i hahej.

Atherë nëna ia mbushi çantën e Sylës me djath të shishëm dhe një copë të madhe hethenik, pite me hitha e të përziera me kepë e me me mazë që ta knaqte shpirtin e nuk dihet të ngihej njeriu bashkë me një blud më shllinë e speca turrshi. Në çantë ia kishte shti edhe një copë me bukë për qenin. Po Syla gjithnjë e ndante bukën me qenin e vetë. Ate që hante Syla, gjysmën ia ndante qenit. Qeni, e shikonte me ata sy të mirë që kishte e një palë grepa që i kishte rreth e rreth qafës që kur të iu bjen ujku deleve, qeni lufton me ujkun por kur ujki don me e kafshua në qafë, i thehen dhëmbët dhe kështu qeni i Sylës nuk lëndohet. Qeni kur ishte Syla afër, ai fluturonte nga gëzimi. Bukën që ia jepte Syla, qeni e merrte e largohej jo fortë larg deleve se edhe ato i afroheshin e donin me ia marrë bukën qenit.

Ishte dita kur për herë të parë në jetën e tij Syla mendonte:
– A do të dilte Vera me dele te Shelgjet Ren? Syla, i l`shoi delet dhe u nis për në bjeshkë se në në mëngjes delet kanë qef të kullosin gjethe të shkozave, të frashërit, e bumgut, e … nga degët e lisave që preknin deri në tokë. Vrella e Dylybashëve ishte vendi i parë që fillonte pastaj, jo larg ishte bjeshka e ai i ngjitej bjeshkës përpjet, bashkë me delet e qenin besnik. Te Balli i Kershit, pushonte pakë e pastaj iu ndërronte drejtimin deleve për te Gropa e Llozeve, Qafa e Gradinës, Lugit të Hamidëve e Llokma. Pas dy tre orëve zbritëtë në livadhe.

Në livadhe delet hanin barë pa e qu asnjëherë kryet derisa i lodhte dielli e atëherë afroheshin krye me krye dhe i bënin hije shoqja shoqës.
Syla nga Ulica e Breshancit, ende pa dalë në livadhe, andej lumit, e pau Verën me dele. Vera kishte marrë një lamsh me pej e maronte meste apo qorape për vëllain e vogël e babën, kush e din. Syla shikoi sikur turpërohej dhe vërtet i vinte turp të shkonte të një vajzë që e kishte parë vetëm një herë. Kishte dëgjuar se është nga Shqipëria dhe nuk ia merrte mendja që ajo e fliste aq mirë gjuhën sikur të ishte edhe ajo qikë e Turjakës.

Flitej se malazezët që i kishte pru krali i Serbisë, (1930-1937) shumica kishin qenë qenë nxënës të Ndre Mjedës e shokë klase të Migjenit nga Veriu i Shqipërisë, Shkodra,e Puka. Disa kanë qenë edhe nxënës të Migjenit, në rrethin e Shkodrës aty ku kishte punua Migjeni. Kështu kam dëguar dhe unë vetë, autori i kësaj romance e i kam takua disa nga ata, Bogdanin, ka qenë shef i Zyrës së vendit në Lubizhdë, Živa, shitës, ka punuar në gernap (shitore) e Llabudi, ishte shef në Mrojtjen popullore në Rahovec dhe babain e Milloradit, që e kisha pasur shokë banke në klasën e parë, Millutinin nga Damaneki, damaneki e kishin konvertua në Islam (H. M. K.). Thuhej se e kanë bërë synet sikur tash Erdogani që don me e bërë synet Edi Ramën.

Syla e bâni zemrën guri dhe kapërceu Vigun e shkoi te Vera por u bë sikur po kërkonte diçka afër bregut e priste që Vera ta th`ras.
– Sylë, eja këtu kam pakë pite e dua ta ham bashkë dhe Sylës nuk iu prit dhe shkoi e ul në bari, afër Verës. Dhe e ndiente erën e Verës e erën e luleve të livadheve, erën e sanës e të barit të njom dhe mendja i fluturonte e zemra i rrihte më shpejtë se zakonishte e … mendjen e kishte të turbulluar.

– Sylë, e thirri Vera dhe ia ndërpreu mendimet në gjysmë.
– Po edhe unë kam pakë pite tha Syla dhe e nxori nga qanta hithenikun që ia kishte pshtjellur nënan me disa fletë të kungujve e të lakrave. Kishte edhe djath të shishëm Turjake e një bludë (enë e gdhendur nga druri, në formë të një ene, e rrumbullakët) me shllinë e filluan të flisnin ngdalë e rrallë nën hiejen e Shqelgjeve. Delet e Verës kullotnin afër tyre e nganjëherë ndonjëra afrohej sikur donte edhe ajo të hante e të fliste me Sylën e Verën. Vera, i kishte treguar se i kishte vdekur nëna para tre vjetëve. Ajo me motrën e madhe kujdeseshin për punët e shtëpisë, për vellain e vogël e për babain. Ato i milnin delet e dy lopë … gatuanin bukë, i lanin teshat e fshinin.

Syla e kishte dëgjuar me vëmendje por nuk i kishte thënë as edhe një fjale “qele gurë gojën”. E muzika e gjinkallave i shoqëronte, bashkë me kumonat e ogiçëve e blegërimën e deleve.

Flitej se Syla ishte takuar fshehurazi disa herë me Verën afër shtëpise së saj që edhe po të rrinte një javë aty kush nuk do ta hetonte e shihte se kishte bagrema dhe flitej se ata i kishin mbjellë malazezët ardhacakë, kolonizatorët e tash ata shtoheshin si kinezët dhe pastaj, Vera, vajza e burrit nga Shqipëria kishte mbetur shtatzënë dhe kishte lindur një djalë e nuk i kishte treguar babës se kush është babai i djalit e prej nga është ai djalë, baba. Burri nga Shqipëria e kishte rrahur disa herë dhe ia kishte ndalua Verës që të shkoi me dele e ta ndihmoj babën në fushë, livadh, mulli e mal. Ajo nuk guxonte të dilte jasht dyerve të oborrit.

Lufta kishte fillua e Syla kishte shkua me partizanë por Verën nuk e kishte harrua ama askujt s`i kishte tregua dhe askush nuk e dinte të vërtetën e asaj dashurie të asaj vere, me Verën, që kishte zgjatur vetëm disa ditë.

Po këto mund të jenë vetëm fjalë hallki që në Turjakë thonin “Fjal`t e hallkit e birat e gardhit, nuk m`shilen”!
E Syla gjindej dikund në Shqipëri. Dikush kishte thënë se e kanë parë në Tiranë e të tjerët thonin, Sylën e kanë vrarë në kufi. Të tretët, flitej se Sylën e kanë burgosur në Shqipëri se iu paska thënë se Ju, na latë nën Serbi …

E vërteta nuk dihej, as ku ishte Syla e as për “Kopilin” e Verës, qysh e quanin çobanët e katundeve, të Qypevës, Bublit, Damanekut e të Turjakës. Babai i Verës kishte vdekur nga mërzia e inati që s`kishte f`tyrë me dalë jasht pragut të shtëpisë e motra e Verës ishte martuar me një malazez të Shkodrës, që kishin ardhur nga Shkodra, bashkë me familje dhe ishin vendosur në Livadhet e Turjakës, Garaqevat e Panorcit, Bublit, Qypevës, në Damanek e Lubizhdë.

Vera jetonte bashkë me vëllain e vogël e djalin. Çobanët djalit të Verës i thonin Sylë e ai vraponte duke qarë te nëna. I tregonte nënes ato që i thonin të tjerët, fëmijët edhe çobanët. Por nëna nuk i tregonte asgjë ”Sylës së Vogël» se “Syla” ishte ende ishte i vogël. Ajo vetëm ia lëmonte flokët, e afronte afër vetes dhe e shtrëngnte me aq forcë që kishte, e puthte në faqe, në ballë e në qafë e i dukej sikur po e puth Sylën. Djali nuk duronte kur nëna e puthte në qafë sepse gudulisej e fillonte të qeshte pastaj pinte pakë ujë e dilte përsëri me luajt. Harronte ato që ia kishin thënë fëmijët e mahallës.

Askush nuk dinte asgjë për Sylën anipse kishin kaluar disa vjetë, nuk dinin e as nuk kishin marrë vesh për Sylën. Flitej se Syla nuk ka dalur “në mal” me partizanët pse ka dashur ta luftoi gjermanin por pse nuk ka guxua ti tregoi babës se e donte një qikë të një malazezi. E dinte se baba i Sylës nuk do të pranonte të bëhej miq me “naselenik” (ardhacakë, kolonizatorë e uzurpatorë). Ai donte një mik shtëpie, shtëpi “hun e dun” dhe kishte que msit te disa familje të njohura. Syla kishte dëgjua se baba po i lyp nuse në Obri, te Familja e Xhemajl Obrisë, te Avdyl Uka e në Lladrovc e në Polluzhë (të Rahoveci).
Flitej e çka nuk flitej.

Këtu po e ndërpres romancën, baladën, quajeni ju si të doni për Sylën e Verën dhe ”S-in” e Sulën për ta vazhduar ndonjëherë tjetër.
Pasi e publikova shkrimin, mora disa letra nga disa lexues.

Një lexuese nga Gjakova (Sh. Kr.) më shkruante:
”E lexova në mengjes dhe me pëlqeu.
E lexova me përkushtim…. Ju falemnderit qe e keni postua… në fb. Do i pres letrat e ”S- rit” dhe Sulos… Vazhdim te mbarë!”
Ndërsa një tiranse që pretendon se është mbesa e “S-it” më kishte shkruajt disa letra por për hirë të privatësisë, nuk do ti publokoj tani edhe pse paralajmërova se sot do ti botoj.

Gjatë ketyre viteve kur kam shkruajtur për personalitete të ndryshme, kam marrë letra të shumta falenderimi por ata edhe më kanë ndihmua e më kanë dërgua materjale e të dhëna të tjera. I tilë ishte Shpetim Rudi nga Gjakova, nipi i Kapeteni Hysni Muharrem Rudit. Ai më shkruante:
” Mirëdita zotri Sinan, si je a je mirë? Unë jam djali i Shani Rudit nga Gjakova. Faleminderit shumë zotri Sinan e të falenderoj nga zemra qe ke shkruar dhe e ke nderuar dhe respektuar këtë trim të madh legjendar, axhen Hysni.

Vertet kemi nje histori te dhimbshme por jemi krenar qe kemi pas kesi burra dhe trima te mëdhaj”.
Me keqardhje, dhimbje e mallë që kisha për Sylen e ”S-in”, por jam i detyruar ta ndërprej fejtonin që paralajmërova, për turjakasin e tiransen.

Pres ditë më të mira e deri atherë, përshëndes ”Sylën”, djalin e Verës që flitej se ishte edhe djali i Syles (Sulos) dhe një tjetër vajze tiranse, që pretendon se është vajza e ”S- it”.
Ajo, madje kishte ardhur në Kosovë, pas vitit 1991 dhe e kishte kërkuar ”vëllain”(? ) e vetë, Sylën (”Sulon”). Ajo e kishte emrin Sanije, sipas emrit të nënës së Sylës.

E kanë parë në Qypevë atë vajzë. Kështu më kanë thënë mua dhe mënyra se si e kanë përshkrua, duhet të jetë ajo, vajza e ”S-it”, me flokë të gjatë, deri te këmbet, trup mesatar e … me veshje të thjeshtë qytetare por shumë krenare. Ndërsa për ”S-in” flitej se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas pushkatimit të babës, Komandant Shpatit”, vdekjes së nënes dhe humbjes së Sulos, pa ”shejë e pa dok`, luftëtarëve që kishin luftua për çlirimin e Kosovës. Ajo kishte jetuar me 2 motra dhe në kushte të vështira ekonomike, 3 motrat, 3 histori në vete.

Dhe para se të mbyll edhe këtë pjesë shikova edhe njëherë letrat që mi ka dërgua ”vajza e ”S-it” (?) Për çudinë edhe më të madhe timen, disa letra i kishte shlye të gjithat)

Pse?
Do të mundohem ta gjej shkasin dhe shkaqet, sigurisht më vonë.

P.S. Gabimet e mundshme, janë si rrjedhoje e kohës.
Ngjarja është e vërtetë por jo edhe personazhet. Ata, janë pjellë e imagjinatës së autorit, emra të trilluar. Si po e shihni shpesh kam n¨dërhye se ndryshe, nuk do të dilte po mos të ”ta përkrahja” shpesh Sylën, Verën e ”S-in” për simpatinë që kisha për ”heronjët e heroinat e mia” e ti ndihmoja sepse Syla kishte gojë e nuk fliste e ”S-i” edhe djallin mund ta fuste në shishe.

Disa nga letrat e ”vajzës” së ”S-it”
”Kjo ëshëtë kënga ime për ty”!
”Shkruaj një hyrje tjetër”!”
”Epafat ose e pamundur!”
”Qe ky do të jetë një personazh”
“Ngutu, pot ë pres”!
“Kurse unë do e kuroj veten dalëngadalë nga ”virusi” yt…
Gjeta disa nga titujt e letrave të ”vajzës” së “S-it” të që mi kishte dërgua një kusherirë imja e ato do ti publikoj pas një kohe e në një të ardhme të afërt. Besoj.

*) QERPIÇ m.
Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë).
*) KOSITËS m.
Ai që kosit barin me kosë.
KOSITËS mb.,
KOSAR m.
shih KOSITËS,~I. Brigada e kosarëve.
Kosar (edhe ”kosar” përdoret në Turjakë )

*) SANË f.
Bar i korrur e i tharë, që ruhet si ushqim për bagëtitë; bar i thatë. Deng (mullar) sane. Era e sanës. Kullë sane ahuri i kashtës. Mblodhën sanën. U shtien sanë bagëtive.
*) Kabza, grumbuj, tubëza me sanë
*) Atavë (otavë), bari i kositur për së dyti, në fund të gushtit e në fillim të shtatorit. Sana në livadhet e Turjakës, Damanekut, kositet në fillim dhe mes të qershorit

*) QERRE f.
Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore, lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që tërhiqet me qe, me buaj a me kuaj. Qerre e madhe (e vogël). Qerre me bar (me thasë, me gurë, me rërë, me pleh). Boshti i qerres. Rrotat e qerres. Rrugë qerresh rrugë e pashtruar. Punishtja e qerreve. Hipi në qerre. Zbriti nga qerrja. Ngarkoj (shkarkoj) qerren. Mbreh qetë në qerre.
fig. (përdoret me nyjën joshquese një). Shumicë, numër i madh njerëzish, sendesh etj. Ka një qerre fëmijë. Kishte një qerre punë. Bëri një qerre fjalë me dikë. …
E folmja e kosovës, palatalet ”k” dhe ”q” më shpesh i përdor me shkronjën ”k” psh. ”kerre” (qerre), ”shiko” (”shiqo”), ”shok” (”shoq”) et.

*) QELESHE f.
Kësulë e bardhë, e rrumbullakët, e punuar me lesh të shkelur e të larë me sapun, e cila ka trajta e përmasa të ndryshme sipas krahinave. Qeleshe e bardhë. Qeleshe e gjatë. Qeleshe e rrafshët. Qeleshe me rreth. Qeleshe Kavaje (Tirane). E futi nën qeleshe.
I vuri qeleshen dikujt e turpëroi, i vuri brirë. E hodhi (e fugu, e vuri, e ktheu) qeleshen (kësulën, festen, kapelën, takijen) mbi sy (mënjanë) shih te SYRI. E ka mendjen në majë të qeleshes (në majë të kësulës) shih te KËSUL/Ë,~A.

*) ZHGUN m.
1. Shajak i trashë, zakonisht i bardhë, i punuar me dy liq në vegjë e i dërstiluar, që përdoret për veshje të sipërme. Rroba (tirq) prej zhguni. Mbështjell me zhgun.
2. Veshje e sipërme dhe e gjatë si pallto, me mëngë ose pa mëngë, që bëhet me këtë lloj shajaku; gunë. Mëngët e zhgunit. Veshi zhgunin. Hodhi zhgunin krahëve.
3. vjet. Veshje e sipërme prej cohe ngjyrëkafe, e gjatë deri te këmbët dhe e lirshme, që e mbanin murgjit françeskan.

*) XHURDI f.
Veshje e sipërme burrash prej shajaku të zi, e gjatë deri në mes, me mëngë të shkurtra, me jakë katrore, me thekë nga pas e me xhufka në supe, që përdoret zakonisht në Shqipërinë e Veriut e në Shqipërinë e Mesme; xhokë. Thekët (xhufkat) e xhurdisë. Vesh xhurdinë. Hedhin xhurdinë krahëve.

*) ZHYT m.
1. Zhytje. Bie në zhyt. U fut në zhyt.
2. si ndajf. Zhytas. Bie zhyt. E kaloi lumin zhyt. U krodh zhyt. Bëj not zhyt.
3. si ndajf. fig. Pa u kthjelluar, pa u sqaruar a pa u zgjidhur; mbytur; pa u marrë vesh mirë. Mbeti puna zhyt. E la zhyt.
Zhyt e mbyt me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle mbi kokë, keq e keq.

*) OGIÇ m.
1. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve; përçor. Ogiçi i këmborës.
2. Qengj i urtë e i mësuar, që i shkon pas bariut a një fëmije, manar. Ogiç i pandarë. Ogiçi i shtëpisë (i djalit). I shkon pas si ogiç.
3. fig. Njeri i urtë, zakonisht i mitur e i ushqyer mirë, që shkon gjithnjë pas dikujt.
4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (qengj) ogiç. Djalë ogiç.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 24 shkurt 2023

sinan.lastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.