Gruaja 23-vjeçare shtatzënë u hodh nga makina për vdekje, kur i dashuri shofer në gjendje të dehur goditi një mur: NYPD

0
210
Adriana Sylmetaj

Adriana Sylmetaj humbi jetën në vendngjarje.
Facebook/Lindita Semanjaku

Nga Kevin Sheehan, Tina Moore dhe Jorge Fitz-Gibbon
NYPost.com29 janar 2023 – Përktheu Arben Çokaj

Një grua 23-vjeçare, e cila u vra në një aksident të dyshuar për gjendje të dehur në Staten Island, ishte shtatzënë – dhe i dashuri i saj tani po përballet me një akuzë për vrasje, tha policia të dielën.

Nëna e ardhshme Adriana Sylmetaj, nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë trupore, pasi u hodh nga Dodge Challenger, kur u përplas në një mur dhe një shtyllë shërbimi dhe u nda për gjysmë në Bulevardin Hylan rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës, sipas policisë.

Adem Nikeziq, 30 vjeç, më vonë u akuzua për vrasje nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia kriminale, sulm, sulm me automjet, rrezikim nga pakujdesia, ngarje në gjendje të dehur dhe ngarje në gjendje të rënduar nga alkooli në aksidentin fatal, tha një zëdhënës i NYPD.

Policia tha se shoferi u dëmtua kur u përplas me një mur dhe e ndau automjetin për gjysmë. /Seth Gottfried

Ai u dërgua në Spitalin North University Staten Island, pasi policia zbuloi se ai po shfaqte shenja dehjeje, tha zëdhënësi.

Një regjistër në Buy Buy Baby tregon se çifti ishte në pritje të një vajze më 12 prill.

Ai do të largohet për pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ende nuk është e mjaftueshme për atë copë muti,” tha një i afërm i pikëlluar për Nikeziqin jashtë shtëpisë së Sylmetajt të dielën, ku më shumë se dy duzina miq dhe të afërm u mblodhën për të vajtuar nënën e re në pritje.

Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën,” tha ai. “Ne kurrë nuk do të jemi mirë. Asnjëri prej nesh. Kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme.”

Autoritetet thanë se SUV ishte duke ecur me shpejtësi drejt jugut dhe doli jashtë kontrollit përpara bulevardit 2545 Hyland pranë New Drop Lane, duke goditur një “mur pengues” në vendngjarje.

SUV-i u nda përgjysmë në aksidentin fatal në Staten Island.
Një grua shtatzënë 23-vjeçare u vra kur u hodh nga një fuoristradë gjatë një përplasjeje të dhunshme në Staten Island. /Seth Gottfried

Përplasja fatale në Staten Island vret një grua shtatzënë.
Një grua shtatzënë u vra kur fuoristrada në të cilën ajo po udhëtonte, goditi një shtyllë shërbimi dhe u thye përgjysmë herët të shtunën. /Seth Gottfried

Më pas automjeti u përplas në një shtyllë dhe u nda në gjysmë, duke e hedhur për vdekje Sylmetajn.

Nuk e kuptoj se si shtylla (e shërbimit) po qëndron ende në këmbë,” tha për The Post Mario Basso, pronar i H20 Auto Spa pranë vendit të përplasjes. “U godit aq shumë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.