Kalërimi nëpër stuhi

0
434
Nue Oroshi gjatë një ligjërimi në Skënderaj

Nue Oroshi

Si çdo kohë edhe koha e jonë që po e jetojmë i ka përparësitë dhe të metat për mënyrën e veprimit. Meqenëse ne shqiptarët në çdo kohë jemi përballur me rrebeshet e vështira të shiut, bresherit dhe bresherive të armëve nga armiqtë tanë që na kanë rrethuar atëherë na u dashtë gjithmonë që të kalërojmë nëpër stuhira të ndryshme për të mbrojtur në mënyra të ndryshme atdheun e mëmëdheun tonë me sa mundësi kemi pasur dhe në bazë të rrethanave të krijuara kohore. Ky kalërim nuk ishte i lehtë. Nuk ishte i lehtë për faktin se përveç armikut shekullor shpeshherë na ka ndodhur që në pritë të na dalin vëllezërit tanë të gjakut që e kishin shitur gjakun tek serbi, rusi, greku dhe turku.

Ishte e vështirë shpeshherë për nacionalizmën shqiptare të luftoj edhe kundër vëllezërve të vet të cilët nuk e kuptonin rëndesinë e Shqipërisë Etnike por ishin të misheruar me veprimtarinë e tyre antikombëtare duke i dhënë hije të keqe shqiptarizmës. Për ta luftuar njerëzorën në shërbim të djallzorës, ishin dhe janë në shërbim të se keqës për ta luftuar të mirën, janë në shërbim të armikut për ta luftuar vëllaun. Asesi të mbushën mend një pjesë e shqiptarëve se shqiptarizma është mbi të gjitha, gjërat tjera shkojnë e vijnë.

Kur shoh edhe sot në këtë periudhë kohore kukuvajkat e shkreta që krrokatën në shkretirë si dhe qenë të zhgjebosur që luftojnë me endacakërinë e tyre për të mbrojtur tradhëtitë e shkaktuara ndaj kombit shqiptar them se si nuk ju bie se paku terr syve për të gjitha prapështitë që i kryejnë dhe fare nuk skuqën për veprimet e tyre. Vetëm tek populli ynë shqiptar ka ndodhë një fenomen që nuk ka ndodhur askund që nuk jemi në gjendje edhe sot e kësaj dite ti dallojmë periudhat historike dhe përsonalitete që e bënë historinë. Edhe sot ka historianë të mbështjellur me trurin e kuq të tyre që bashkëpuntorët e Rusisë dhe të Serbisë dëshirojnë me na i servu si atdhetar.

E ata vranë shqiptarët krah për krah me serbët e rusët. Ende sot e kësaj dite nje pjes e madhe e institucioneve tona shkencore kanë mbetur peng e ideologjisë ruso-serbe në orientimin dhe shkrimin e historisë, me ndonjë përjashtim të vogël, ende ka historianë që ditën më të zezë për shqiptarët 29 Nëntorin e konsiderojnë ditë çlirimi, e pikërisht në këtë ditë 70 përqind të trojeve shqiptare mbetën jashtë kufirit etnik shqiptar. Këta akademik dhe studiues i thënqin si duket ja kanë dhënë besën djallit se asesi nuk do të luajnë nga qëndrimi i tyre proletar apo parulla e mirënjohur: Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni, qe unë do ta quaja bashkohuni proletar e shkoni në Rusi e hani bar. Por ky kalërim i gabuar dhe antikombëtar po na kushton shumë shtrejtë ne shqiptarëve.

Po na kushton shtrenjët se po krijohen fosile apo mbeturina përmbi mbeturina që po e trashegojnë ideologjinë e këtyre bastardëve dhe shpeshherë duke e luajtur rolin në anën e kundërt të historisë. Edhe në këtë periudhë kohore kalërimi apo ecja drejt e nacionalizmës shqiptare po ka pengesa të shumta.

Megjithë kalërimin nëpër stuhi asnjëherë nuk duhet të ndalet veprimtaria e atdhetarëve shqiptar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike. Gjatë ngjarjeve të ndryshme në botë shpeshherë mbeturinat mbrenda kombit tonë e zgjojnë kokën dhe fillojnë ta ngrehin zërin.

Ata janë kudo për ti shërbyer të keqës dhe për ta shkatërruar deri në palcë veprimtarinë e atdhetarizmës shqiptare. Në situata të tilla duhet bërë një listë qoftë edhe e gjatë dhe t´iu thuhet në sy se ju jeni antikombëtarë dhe duhet të përdoret një strategji e përbuzjes kundër këtyre mbeturinave të ndryshme që nuk kanë të ndalur.

E pse të ndalën kur në vend që të përbuzën ata shëndrrohen në përsonalitete të fuqishme të politikës dhe mediave falë bashkëpunimit me shërbime antishqiptare dhe financimeve të dyshimta që nuk shterrohen asnjëherë. Dhe jo rastësisht të tillët gjinden kudo edhe pse populli i njeh ata nuk ndalën. Ata i ndal vetëm një grupim i fortë kombëtar, i cili do t’iu tregoj vendin se ku e kanë. Meqenëse shpeshherë koha nxjerr në pah edhe personalitetet e reja historike rrethanat kohore dhe mënyra e rrufeshme e ngjarjeve në botë ka bërë që edhe tek ne shqiptarët të del një forcë e re politike dhe kombëtare që parim programor ta ketë bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.