IKONA E MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI

1
144
Leonidha Naqedhrami

Në foto, mësuesi Leonidha Dhrami dhe urimi që ka përshëndetur ish-nxënësit

Me kolegun e talentuar ikonën e Mësuesisë Leonidha Dhrami kam punuar disa dekada të viteve ’70 të shekullit të kaluar në shkollat e qytetit minator Selenicë Vlorë… Që ditët e para gjeta ngrohtësinë e mësuesit të gjuhës shqipe e letërsisë Leonidha Dhrami i cili ishte mësues me përvojë pedagogjike që zbatonte disiplinën në punë me korrektësi, ishte shumë i thjeshtë, modestë e dashamirës. E kisha parë e dëgjuar që në vitin 1970 kur Ai ishte drejtor-inspektor në shkollat e zonës të Koculit dhe unë isha mësues në Armen. E dëgjoja në seminaret e kabinetit pedagogjik të rrethit Vlorë që diskutonte me shumë aftësi pedagogjike, me një oratori të mahnitshme duke e shprehur qartë me force emocionale gjuhën e bukur shqipe.

Në shkollën 8 vjeçare e Re në godinën e vjetër të gjimnazit “H. Beqari”, kur hyja në klasat që bëja mësim lëndën e historisë e gjeja dërrasën e zezë me një shkrim të bukur estetik që të qetësonte syrin sikur shikoje një pikturë të bukur. Ishte bukurshkrim i mahnitshëm i shkruar nga dora e artë e mësuesit të talentuar Leonidha Dhrami. Të gjithë nxënësit mrekulloheshin nga performanca shëmbullore e mësuesit Leonidha Dhrami, i cili me veshjet estetike e kulturën e komunikimit miqësor e prindëror me nxënësit kishte fituar admirimin e komunitetit mësues-nxënës prindër. Në muret e vjetra të godinës së vjetër mësuesi Leonidha Dhrami krijoi kabinetin e gjuhës e të letërsisë.

Me shkrimin e tij të bukur dhe fotot e Rilindasve të Mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare pasuroi me bazë mësimore-didaktike proçesin e mësimdhënjes e mësimnxënjes të lëndër gjuhë shqipe e Letërsi. E shikoja që ngjitej mbi bankat e vjetra duke montuar në faqet e kabinetit stenda me xham me vlera njohje për nxënësit e shkollës. E shikoja shpesh përkulur në tavolinën e punës të kabinetit duke korigjuar me shumë vemendje e korrektësi gramatikore fletoret e hartimit të nxënësve duke bërë shënime sqaruese.

Në mbledhjet e kolektivit pedagogjik zeri i mësuesi të talentuar Leonidha Dhrami elektrizonte sallën mbledhjes me qartësinë e mendimeve, me elekuencën oratorinë e fjalës së tij të mençur në parashtrimin e problemeve të proçesit kompleks të mësimdhënjes e mësimnxënjes nga nxënësit mesatar e sidomos ata të “vështirë” si në frekuentim e përvetësimin e programit mësimor.

Në kohën e lirë bisedoja miqësisht me shumë dashamirësi. Unë isha beqar dhe banoja në pallatin e punëtorëve të NFP Selenicë dhe isha me fat që kisha kolegun e talentuar Leonidha Dhrami. Shpesh më këshillonte për të bërë hapa të sigurtë për të zgjedhur bashkshorten e jetës. U lidhëm shumë shpirtërisht. Bisedonim me shumë besim tek njeri tjetri. Ishin vitet e thellimit të luftës së klasave në letërsi e në arte. Guxonim, e i thoshnim me sinqeritet të vërtetat e diktaturës komuniste që na survejonte e përgjonte edhe në gjumë. Shpesh shikoheshim sy më sy dhe kuptoheshim pafolur. Unë i tregoja ndëshkimin që kisha pësuar nga diktatura komuniste që kur 18 vjeç mësues në vendlindje.

Më tregonte edhe ai, peripecitë që kishte hequr nga survejimi i spiunëve të sigurimit të shtetit që të ndiqnin si hije kudo që të ishje. Kur u ndërtua godina e re e shkollës 8 vjeçare që mori emrin “Qemal Hoxha”, mësuesi talentuar Leonidha Dhrami u trasferua në gjimnazin “H. Beqari”, që kishte shkuar në godinën e re tek angjensia. E ndjeja shumë mungesën e kolegut të dashur Leonidha Dhrami. Edhe nxënësit e shkollës 8 vjeçare e kujtonin me shumë respekte. Ai u kishte dhënë nxënësve dije shkencore për gjuhën shqipe ,por edhe dashuri prindërore. E takoja në kohën e lirë, të cilën e kishte të kufizuar nga mbingarkesa mësimore në gjimnaz. Kur krijova familjen time venim e vinim familjarisht.

Dashamirësia e tij ishte pakufi. I gëzonte shpirti që tjetri të ishte sa më mirë. Rrethi tij familjar ishte shumë me kulturë qytetare. Ata pothuajse ishin një kolektiv i vogël pedagogjik që rrezatonin dritë diturie e mirësie. Kur shkova për të dhënë mësim tek shkolla “Todi Koçeli” kisha drejtor shkolle të talentuarin Noke Abilekaj që është baxhanak me të paharruarin Leonidha Dhrami. I shikoja që ishin integruar mendrisht e shpirtërisht. Plotësonin njeri tjerin me një harmoni e dashuri vëllazërore. Të dy të talentuar me aftësi intelektuale që shkëlqenin me performacën e tyre shëmbullore në punë,në miqësi e shoqëri. Ata të dy formonin një trekëndësh miqësie të sinqertë me kunatin e tyre, mjekun e përkushtuar Aleko Simoni. Edhe bashkshortet e tyre ishin mësuese të përkushtuara. Ndjeja lumturi që me familjen time kishim ngrohtësinë e miqësisë së sinqertë të familjeve Margarita e Leonidha Dhrami, të familjes Androniqi e Noke Abilekaj dhe familjes Natasha e Aleko Simoni.

Pas pak kohe u trasferova mësues në gjimnazin “H. Beqari”. Atje më priti me shumë gëzim e dashamirësi miku im i dashur, kolegu talentuar Leonidha Dhrami. Sigurisht ishte gëzim për mua që do të punoja me kolegun e talentuar Leonidha Dhrami, me të cilin kisha punuar tek shkolla 8 vjeçare dhe kishte përvojë pune e me performancë cilësore pedagogjike shkencore. Komunikonim me shumë dashamirësi e dashuri vëllazërore. Në çdo orë mësimi punonte me përkushtim duke komunikuar me sinqeritet sy me sy me nxënësit, të cilët e respektonin dhe e admironin shumë. Në orët e mësimit Ai, harronte edhe veten e tij, sepse e sundonte pasioni pedagogjik i mësimdhënies e mësimnxënies me nxënësit, të cilët i kishte jo vetëm partnerë bashkpunues e bashkveprues të orës së mësimit, por ishin frymëzuesit e pasionit të tij pedagogjik e didaktik.

Deviza e tij ishte : Të jem shërbëtor i devotshëm i nxënësve e Atdheut, në misionin e shenjtë të MËSUESISË.

Ai ishte binom i pandarë me nxënësit. Ai lumturohej që me punën e tij të përkushtuar kishte arritur të përgatisë nxënës të edukuar, të pajisur me njohuri të duhura që do t’i bëjnë ata të aftë për të bërë punë të dobishme për veten e tyre, familjet, për kombin, atdheun dhe mbarë njerëzimin.

Të gjithë nxënësit që bënin mësim lëndën e gjuhë-letërsisë me mësuesin e talentuar Leonidha Dhrami ishin të gëzuar e me fat që fitonin njohuri gjuhësore letrare me nivel të lartë shkencor. Komentet letrare, qartësia e mendimeve të tij krijuese letrare kishin rritur interesin e pasionin tek nxënësit që ta dashuronin letërsinë. Nxënësit e respektonin duke e adhuruar mësuesin për karkaterin e tij solid me integritet të lart moral human e dashamirës. Ishte i palodhur në procesin mësimor-edukativ, kishte mendim inovativ në përdorimin me sukses të metodave të spjegimit e ngulitjen e koncepteve shkencore të lëndës së letërsisë. Ai hynte në orën e mësimit me objektiva të qarta shkencore që nxënësit të përvetësonin sa më mirë programin e lëndës së letërsisë.

Autoriteti tij në gjimnaz ishte krijuar nga profesionalizmi i talentuar si mësues shëmbullor letërsie, por edhe nga sjellja e tij tepër njerëzore me kulturë qytetare

Profesioni i mësuesit nuk është i lehtë, është plot e përplot me vështirësi, i ndërlikuar ,por profesor Leonidha Dhrami zotëronte virtyte dhe aftësi, siç janë: qëndrueshmëria, këmbëngulësia, zhdërvjelltësia, dituria, kreativiteti, entuziazmi, dashuria e vërtetë ndaj profesionit etj. Ai ishte njeri i kompletuar, i formuar, i matur në veprime, fjalëmbël dhe besnik i fjalës së dhënë. Fjalët e tij ishin të ëmbëla, këshilluese e qortuese, kuptimplote me domethënie të veçantë. Ai ishte i ngritur në nivel intelektual, i pajisur me dituri të plota pedagogjike edhe i aftë për të zbatuar në punë çdo metodë mësimore që e kërkonte shkolla e reformuar. Puna e tij mësimore edukative mbillte në zemrat e mendjet e nxënësve dashurinë për Atdheun, Kombin dhe ambiciet për t’u bërë të urtë e të ditur.

Të gjithë nxënësit e kujtojnë profesor Leonidha Dhramin me mirënjohje se ishte korrekt, entuziast dhe i pajisur me virtyte shumë të larta morale… Në çdo orë mësimi ishte shumë i përpiktë,mendjemprehtë, mirëbërës e i dashur për të gjithë. Dinte të krijonte raporte të mira me nxënësit e vështirë. Ai kishte aftësi metodike, kishte durim, këmbëngulje, takt pedagogjik, kulturë psikologjike, në njohjen e veçorive individuale të nxënësve. Nxënës të shumtë e kujtojnë me nostalgji, pasi ka shpalosur vlera e cilësi me profesionalizmin e tij të talentuar, duke i ndihmuar nxënësit së tepërmi që të merrnim dije dhe kulturë.

Mësuesisë talentuar Leonidha Dhrami nëpër shkolla kishte komunikim e bashkpunim miqësor pedagogjik me kolektivin pedagogjik. Ai ka zhvilluar dhjetra mijë orë mësimi. Që nga zilja e parë e deri tek zilja e fundit janë qindramijëra herë që zilja e orës së mësimit i ka trokitur në veshin tij.

Me profesionalizëm dhe pa u lodhur nga sakrificat, i udhëhequr nga përgjegjësia e lartë për detyrën e shenjtë të misionit të Mësuesisë dhe dashuria për nxënësit punoi për përhapjen, zhvillimin,përparimin e konsolidimin e Arsimit Kombëtar Shqiptar.

Ikona e mësuesisë Leonidha Dhrami ishte i dashuruar me profesionin e mësuesisë dhe jepte rezultate konkrete. Ai jepte gjithçka duke ja kushtuar tërë jetën arsimit dhe edukimit të brezave të ri. Në orët e mësimit me nxënësit e sundonte ideologjia kombëtare shqiptare për të përgatitur nxënës të pajisur me njohuri të duhura, të aftë për të bërë punë të sukseshme për veten e tyre,duke i mësuar të notojnë vetë për t’u përballur me sfidat e jetës, për të qënë sa më të dobishëm për familjen e Atdheun.

Mësuesi Leonidha Dhrami me kolektivin në vitin 1966

Mësuesi Leonidha Dhrami me kolketivin në vitin 1974

Mësuesi Leonidha Dhrami midis gjimnazistëve aksionistë në Lukovë

Ikona e Mësuesisi Leonidha Dhrami ishte jo vetëm i talentuar si mësues letërsie,por ishte i talentuar edhe si krijues poetik e kritikë cilësorë letrar. Vite më vonë ai boton krijimtarinë e tij poetike. Ka botuar shtatë vëllime me poezi e poema. Në proces për botim janë tre vëllime të tjerë poetike,një vëllim me tregime, një roman dhe një vëllim me studime e shkrime kritike.

Vëllimi poetik “I Përveçmi” nga Leonidha Naqedhrami është një përmbledhje poetike, sa e bukur dhe e veçantë, ku autori shfaq vlerat e tij si poet. Talenti i tij shpërthen në një rreth të gjërë ndjenjash dhe mendimesh të thella.

I Përveçmi, nuk është thjesht një titull libri, është epitetizimi që i bën autori vendlindjes së tij, Qeparoit. I Përveçmi, është kryefjala e të gjitha poezive. Në vazhdimësi do të shohim,se si shpaloset nga strofa në strofë, malli dhe dashuria e poetit për vendin e tij.

Motive kryesore që trajton autori në përmbledhjen ‘I përveçmi’, janë motivet filozofike dhe motivet e atdhedashurisë e mallit për vendlindjen. Autori Leonidha Dhrami në librat e botuara tregon me krenari identitetin dhe origjinën e tij, të cilën nuk e ndërron me asnjë lloj kombësie tjetër. Shqiptarët që herët kanë qenë të ndërgjegjësuar për atdheun, e kanë pasur të qartë përkatësinë e tyre etnike, e kanë shfaqur me dashuri e krenari si dimensionin kryesor të shpirtit të tyre, e kanë ndjerë me dhëmbje, i janë përkushtuar me dëshirë, kanë jetuar dhe kanë luftuar me idealin e atdheut në gji.

Pas viteve ’90 me ndryshimin e sistemit politik, mësuesi talentuar Leonidha Dhrami përkrahu në mënyrë aktive proçeset demokratike dhe vazhdoi punën me përkushtim në gjimnazin “H. Beqari” Selenicë, por vendosja e pluralizmit kaotik shqiptar me fasada demokratike, me përmbajtje hibride në ndërtimin e shtetit autoritar demokratik, me tranzicionin e zgjatur krijoi një anarshi dhe ai u largua familjarisht në emigracion, duke jetuar shumë vite në Angli.

GËZIMI I SHUMËFISHTË

Atje…. nuk isha dot fizikisht…, por me mendje e shpirt isha midis tyre. Duke parë foton që më dërguan në shtratin e spitalit më ikën dhimbjet e operacionit të zvëndësimit të zemrës të nënës me një zemër tjetër. U lumturova që vajza ime e shtrenjtë Ermira Mara nisi jetën e lumturisë në familjen e prindërve të mrekullueshëm Margarita e Leonidha Dhrami. Ata së bashku me nipin tim të shtrenjtë Arben Muhaj organizuan cermoninë e fejesës e të martesës të vajzës sime të shtrenjtë Ermira Mara. Ishte gëzim i shumfishtë.

Prindërit e dashur Margarita e Leonidha Dhrami u bënë vjerra dhe vjerri dhe Kryeprind të vajzës sime Ermira dhe ishin mësuesit e dashur të vajzës së shtrenjtë Brunilda Mara. Në vazhdimësi më frymëzuan me optimizëm të fitoja betejat me kërcënimin e vdekjes. Flisnim në largësi me camer për t’u çmalluar me krushqit e shtrenjtë që punova disa dekada në shkollat e qytetit Selenicë. Gëzimi i shumëfisht erdhi me lindjen e Kristian Ardi Dhrami që gjyshi i shtrenjtë Leonidha Dhrami u lumturua shumë dhe më dërgoi një poezi. Gëzimet vazhduan kur u takuam nga afër me krushqiit e mi të shtrenjtë dhe kaluam ditë të lumtura në Londër,Brighton, Vlorë, Himarë dhe prisnim të takoheshim për festën e Krishtlindjeve e vitin tjetër të bënim pushimet në Qeparo. Ah .. i shtrenjti Leonidha Dhrami ikët pakthim dhe nuk e besoj se keni ikur…

Jetonte i përmalluar për vendlindjen e Atdheun deri në frymëmarrjen e tij të fundit në spitalin e qytetit Brighton U.K. më 5 tetor 2023.

KISHTE BËRË VDEKJE TË PAQTË, TË QETË… ME FRYMARRJEN E FUNDIT NË DUART E E VAJZËS ENGJELLORE DITILA DHRAMI

Në mbasditen e 4 tetorit kishte pasur shqetësim të rënduar.. Me ambulancë familja e shtroi në spital. Gjatë natës kishte marrë mjekim intesiv nga shërbimi mjeksor me kujdesin edhe të familjes së tij të shtrenjtë. Gjithë natën familja e tij ishte atje tek dhoma e tij priste me ankth përmirësimin e shëndetit të Njeruit të shtrenjtë. Në beteja e tjera të mëparshme Ai kishte triumfuar duke e sfiduar sëmundjen. Kur po afronte mëngjesi i datës 5 tetor i ndjeri krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami e kishte humbur betejen me sëmundjen. Kishte bërë frymarjjen e fundit në duart e vajzës së shtrenjtë Ditila Leonidha Dhrami. Pikëllimi me hidhërim të thellë kishte ngurosur gjithë familjen që kishte pushuar zemra e kryefamiljarit shëmbullor që u kishte dhënë dashuri të gjithëve. Kur i dërgova ngushëlim vajzës së shtrenjtë të krushkut tim,Ditila më shkruajti:

Profesor më ka helmuar deri në kockë babai im i shtrenjtë…
Përjetimi me pikëllim i vajzës Ditila është dhimbje therëse por duhet kurajo e forcë për ta përballuar këtë dhimbje të Madhe. Ajo ka dy djem si Yje që i ka rritur me shumë sakrifica, e vetme sepse bashkshorti saj u largua në jeta para kohe në ditën e shënuar të Shen Valentit duke pësuar infarktin e miokardit akut, Për disa vjet e lotoi humbjen e jetës të bashkshortit shëmbullor. Me përkushtim rriti djemtë, të cilët janë shumë të dashur dhe i jepnin shumë dashuri gjyshit të paharruar Leonidha Dhrami. Ata sot jan të dy studentë në universitet për mjekësi. Ndoshta humbja parakohe e jetës të babait të tyre të shtrenjtë i ka motivuar të bëhen mjekë për të shpëtuar jetë Njerëzore.

Largimi nga jeta i krushkut tim të shtrenjtë Leonidha Dhrami më ka trishtuar shumë, Kur folëm për herë të fundit me camer i premtova se do të shkoja për të kaluar krishtlindjen e festat e fundvitit në familjen e tij të mrekullueshme. I shndriti gjithë fytyra nga gëzimi dhe i lumturuar më pyeti :

– Vërtetë do vini…?..!
I thashë me gjithë shpirtin tim se kam shumë mall e dua të vij të çmallemi, ashtu si kaluam bukur në Himarë një vit më parë, në 3 gusht deri 12 gusht 2022, kur shkuam edhe në Qeparoin e bukur.

I emocionuar nga gëzimi më tha:
– Oh sa mirë, Mirë se të vini.., por kjo mbeti vetëm një enderr e bukur.
Nga dita e djeshme që mora lajmin e hidhur se kishte pushuar zemra e krushkut tim të shtrenjtë po përjetoj në mënyrë intesive kujtimet që kam me të paharruarin Leonidha Dhrami që nga viti 1970 kur e njoha në misionin e shënjtë të mësuesisë. Ai ishte dhe është ikona e Mësuesisë.
Me mendje e shpirtë jam atje tek morgu spitalit ku i ndjeri Leonidha Dhrami ka filluar gjumin e përjetshëm dhe shpirti tij i mirësisë është në lartësinë e Yjeve në Qiell si engjell i Zotit.

VIZITA E FUNDIT NË VENDLINDJEN QEPARO E KRUSHKUT TË SHTRENJTË LEONIDHA DHRAMI 9 GUSHT 2022

Një vit më parë ,me krushqit e shtrenjtë Margarita e Leonidha Dhrami dhe djalin Ardi Leonidha Dhrami u nisëm në mëngjes nga Himara, më 9 gusht 2022, për të shkuar në Qeparo. Ishte ditë me Diellin përvëlues që të vështirësonte ecjen e frymëmarrjen. Krushku shtrenjtë Leonidha Dhrami kishte shumë emocione malli për të prekur gurët e vendlindjes së bukur Qeparo,fshatit të Kapedanëve trima të historisë për liri e Pavarësi. Kur zbritëm nga makina e do të ecnim në këmbë në rrugën për në vendin e shenjtë ku prehen prindërit dhe të dashurit e krushkut të shtrenjtë Leonidha Dhrami iu shtuan emocione të fuqishme.

Shikonte duke përceptuar me sy të malluar çdo gur e rrugicë. U ulëm mbi disa gurë në anë të rrugicës. Përballë nesh disa dhjetra metra ishin muret e larta të shtëpisë ku lindi dhe u rritë me shumë dashuri nga prindërit krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami. Na sundoi disa minuta heshtja. Ai po meditonte dhe humbi në kujtimet e fëmijërisë. Me emocione u afruam tek varrezat. Trupi filloi ti dridhej. E mbaja për krahu se terreni ishte me pjerrësi.

I kishin ndodhur shumë largime nga jeta të familjes të babait të paharruar Naqe Dhrami.Kishte ikur motra, vëllai. Nipi iku me një tragjedi hidhëruese në moshën e re. Kur shkuam tek banesa e përjetshme e prindërve, motrës, vëllait, krushku i shtrenjtë u përkul të rrezohej mbi varret e tyre. Heshtje me lotë zemre. Ledhatonte me duar pllakat e mermerit me fotot duke i puthur e lotuar. Nuk i përshkruaj saktë emocionet e krushkut të shtrenjtë Leonidha Dhrami që po çmallej me prindërit, motrën, vëllan etj. Kur do largoheshim më tha me shumë emocione të vizitonim banesën e mësuesit të tij Janko LL. Pali, për të cilin ka shkruar me mirënjohje poemën “Misionari Dritëdhënës”. Shkuam dhe nderuam kujtimin mësuesit të shquar Janko Ll Pali, babai i poetit e shkrimtarit Petraq Pali që është shoku i fëmijërisë si vëlla i krushkut të shtrenjtë Leonidha Dhrami.

U larguam me makinë nga Qeparo Fshat dhe zbritëm në Qeparo Fushë. Në makinë kishte marrë shumë libra për tua dhuruar bashkëfshatarëve e miqëve. Në një lokal u takua me miq të dashur duke biseduar me shumë mall. Nuk i ikej nga vendlindja, por kohën e kishim të kufizuar. Duhej të shkonim në Himarë se do vinte nga Greqia familja e mikut të dashur Noke Abilekaj, baxhanakut të dashur të krushkut të shtrenjtë Leonidha Dhrami. Ata ishin NJË edhe kur punova në Selenicë. Kur mbritëm në Himarë, kishin ardhur. Një takim vëllazëror me shumë emocione malli e gëzimi. Unë kisha 29 vite pa e takuar mikun e dashur Noke Abilekaj. Ishte një takim që nuk harrohet kurrë. Drekuam e biseduam të gjithë me shumë dashuri. U takuam me mall dhe u ndamë të përmalluar. Premtuam se do takoheshim përsëri… por kjo mbeti një enderr se i shtrenjti Leonidha Dhrami është engjell lartë tek Yjet në Qiell, ku me shpirtin e tij të bukur e të malluar na rrethon me dashuri kudo që jemi.

Janë mijëra nxënës, ndër vite, që e kujtojnë me shumë respekte e mirënjohje.Nxënësit e tij sot janë me profesione të ndryshme : mjekë të talentuar, pedagogë universiteti, shkrimtar e poet të talentuar, të cilët kur kishin lexuar Lamtumirën që kisha publikuar në facebook, kishin kometuar me shumë dhimbje për largimin nga jeta të mësuesit të dashur Leonidha Dhrami.

NDERIME KUJTIMIT TË IKONËS SË MËSUESISË LEONIDHA DHRAMI!

Qatip Mara
North Carolina USA 09.10.2023

1 KOMENT

  1. I ndeuar mik e koleg Nje jete Ju sa i ndieri Leonidha Dhrami,ani se Une ne Tirane,figuren dhe eksperiencen e ti ne vite jetuar, sot nga pena juaj, mora kete njoftim; Ndarien e Leonidhes IDHUL- MESUES e DREJTUES Nje jete,nga JETA ndare, Une- dyhere dhimbi ndjej,tej Oqeanit.pena juaj e ARTE ne e sjell Jeten e Tij e, me te do jetojne BREZAT.PERJRETES i UROJ! Ju faleminderit i ndeuar Koleg,Qatip Mara-dhe ngushelime families dhe dashamiresi e tij te shumte, nje jete me mesimet e tij te ralla- Ai- verte IKONA e MESUESISE-nderuar jete. I perjetshe kujtimi i Ti me vepren LENE! Nga Toronto me ne kah DASHAMIRES-MESUES_emigrante-mes tyre*PASARDHES Veterane*.
    -87 vjecari;nje jete-Mesues e Drejtues shkolle-si Bir i Dangelise Naimjane..
    . Toronto 09-10 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.