Krimet e nderit si “terrorizëm islamik kundër Familjes”

0

Skënder Jashari *

Kohëve të fundit ballafaqohemi me fenomenet kriminale të paramenduara dhe të qëllimshme, që ishin parapa me kohë që mund të na ndodhnin.

Pasiqë propaganda fetare dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike ishte orientuar në dy drejtime:

  1. në propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike pas 2001-shit, e sidomos atë në formë perfide pas 2016-ës, apo edhe në formë të propagandës fetare islame, me qëllim të provokimit dhe nxitjes së akteve terroriste islamike konkrete, sidomos ndaj “armiqëve” të Islamit- që shkaktoi kryerjen e disa Akteve terroriste islamike në termin klasik.
  2. në propagandën fetare islame e deri propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike, me qëllim të nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale”–që ka të bëjë me formën e re të Akteve terroriste islamike kundër Familjes Shqiptare, e që janë shkaktuar në numër shumë më të madh.

Kryerja e formave më të rënda të krimeve të nderit, siç është “vrasja e nderit” në kohët e fundit, ka terrorizuar publikun e gjerë në Kosovë dhe mund të shihen si “akte terroriste islamike kundër familjes. E që Republika e Kosovës, nuk ballafaqohet vetëm me fenomenin kriminal të “vrasjeve të grave” e që për fat të keq, as emërtim të duhur nuk i bënë, pasiqë në gjithë botën, vrasjet e femrave të familjes, për shkak të nderit emërtohen si “vrasje nderi”, derisa format tjera të krimeve të nderit, në vendin tonë, as nuk emërtohen e as nuk trajtohen si të tilla, por siç ndodhi kohët e fundit, me ndalimin e testimit të virgjërisë si vepër penale me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës.

Kurse format e krimeve të nderit si: leçitja-largimi dhe emigrimi; izolimi-kufizimi-kontrollimi-shoqërimi; kërcënimi; tortura; sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; martesa e detyruar, e rregulluar a shitja; testimi i virgjërisë, shtatzënisë a ADN-së së foshnjes; rivirgjërimi dhe abortimi; rrëmbimi; gjymtimi; përdhunimi, përdhunimi hakmarëës a grupor; vetëvrasja e detyruar; vrasje dhe tentim-vrasje nderi dhe hakmarrja e gjakmarrja, të gjitha këto të kryera në emër të nderit, do duhej inkriminohen si vepër e veçantë penale, apo si formë e cilësuar( e rëndë) e çdo vepre penale.

Propaganda fetare është e lejuar dhe nuk ndalohet në vendet demokratike, derisa në vendet e caktuara arabe ndalohet çdo propagandë tjetër fetare jashtë fesë islame. Mirëpo propaganda fetare islame, do duhej përshtatur vendit tonë, e jo të jenë kopje e asaj të vendeve arabe, pasiqë as Turqia, Egjipti etj, nuk tolerojnë propagandën fetare islame, të tipit të Arabisë Saudite etj. Propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, që ka të bëjë me propagandimin e temave të caktuara fetare, të cilat bëhen me qëllimin e nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale” sidomos duke nxitur familjarët kundër familjarëve femra.

Propaganda fetare islamike dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, janë aq të shumta në predikimet, duke përdorë metaforat, frazat, shembëllimet e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore, duke filluar nga dallimi gjinor, diskriminimi gjinor, nënshtrimi gjinor i femrave ndaj meshkujve, të gjitha këto në çdo raport familjar, bashkëshortor, shoqëror dhe eskatologjik etj.

Patriarkalizmi:Prej nga mund të kuptohet qartë lidhja shkakore, mes predikimeve islamike me patriarkalizmin e në veçanti patriarkalizmin islamik. Në Lindjen e Mesme, patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”[1] e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.[2]

Supremacia mashkullore dhe pushteti në kontrollin seksual të femrave, kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e fuqisë riprodhuese të femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me ligje hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhunë gjinore dhe krimet e nderit, u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura, tradita, zakone dhe praktika fetare. Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë ashtu edhe sanksionet që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë,[3] e që në të rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses,[4] pastaj çështja e  sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë.[5]

Krimet e nderit: Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar si në: judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj.[6] Prandaj krimet e nderit në Lindje, vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare,[7] e që asesi s’mund dhe s’duhet të  trajtohen vetëm siç shpesh shihet që bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si fisnore, a edhe kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që zakonisht ç’kapen nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si liderët fetar islam që e dënoncojnë forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve të nderit dhe feve,[8] e veçmas fesë islame.

Mirëpo kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”,[9] shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,[10] derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë,[11] kurse vetëm 5% raportohen,[12] ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të padënuara.[13] Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas gjetjeve të gazetarëve të BBC-së,[14] derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të grave nga partneri a familjarët e saj për çdo ditë.[15] Grupet e avokimit të grave, theksojnë që shifra çdo vjeçare e viktimave të krimeve të nderit, është afër 20.000,[16] dhe se një numër i madh nuk raportohen dhe poashtu edhe fshehen.[17]

Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar në vendet muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet joislame.[18]  Madje 91% të rasteve në nivel global, janë musliman,[19] që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën veriore janë 84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi të bërë nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë ndodhur mes viteve 1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë musliman dhe 68% e viktimave janë torturuar para se të vdesin.[20]

Prandaj krimet e nderit që shumica e rasteve të raportuara tashmë në Europë, kanë ndodhur mes komunitetit musliman ose emigrantëve musliman,[21] e që lidhen kryesisht me kulturën arabe.[22] Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,[23] por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet arabe dhe me muslimanët.[24] Derisa ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit, në Indinë veriore nuk është aq e theksuar dhe e zakonshme sesa është në Pakistan dhe në Afganistan.[25]

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit – “terrorizmit islamik kundër familjes”: Republika e Kosovës, duhet ta trajtoj në shumë dimensione dukurinë e “terrorizmit islamik kundër familjes.” Për këtë nevoitet trajtimi: masat ligjore; masat politike-ekonomike, masat fetare(Bashkësitë fetare, duhet të mbikëqyrin klerikët e tyre, përpara se klerikët e tillë të ndiqen penalisht, si dhe predikimet e tyre duhet të jenë në pajtim me ligjet në fuqi në Republikë të Kosovës( p.sh: dallimi gjinor i femrave dhe meshkujve nuk është në pajtim me ligjet në fuqi. Predikimet që gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda. Nënshtrimi i femrës ndaj mashkullit etj janë të gjitha kundër ligjeve në fuqi në Republikë të Kosovës), masat panale etj.

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit – “akteve terroriste islamike kundër familjes” për rastet konkrete: Sikur të kishte Avokat të Popullit “të vërtetë” në Republikë të Kosovës, do kishte ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Repulikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet a mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike,[26] pastaj sipas paragrafit 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-019, do fillonte procedurë me iniciativën e vetë apo të ndonjë personi në emër të të dëmtuarit,[27] veçmas ky(Avokati i Popullit) ka kompetencë për të kryer edhe punë të përcaktuara edhe më Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore.[28] E që të gjitha thirrjet për dallim-diskriminim gjinor dhe pabarazi gjinore të bëra nga klerikët islam, kanë qenë publike.

Familjarët e viktimave të “krimeve të nderit”-“akteve terroriste islamike kundër familjes” angazhoni avokat që do e mbronte meritorisht rastin tuaj (jo avokat servil, haraçexhi dhe joprofesionist).

Avokati profesionist, do ju ofronte mbrojtje në:

  1. Procedurë penale: Të ndjeken penalisht dhe dënohen policët dhe prokurorët që i kanë regjistru rastet e krimeve të nderit dhe raportimet që nuk i kanë regjistru( sepse zakonisht në këto raste ndodhë që shpesh viktima riviktimizohen edhe më keq nga policia, prokuroria dhe gjykata, mes të tjerash as nuk i regjistrojnë rastet e kërcënimit, rrahjes etj), si dhe ndaj gjykatësit që ka shqiptu urdhër gjyqësor a vendim gjyqësor që ka leju qëndrimin në liri të kryesit.

Kjo është detyrë dhe kompetencë ligjore e prokurorit në shtetet ligjore dhe demokratike, por mos pritni që prokurorët “taleban” të Kosovës, të ju përfaqësojnë a që gjykata të emërojnë avokat ex officio( sa për sy e faqe), për t’iu përfaqësu. Prokurorët do përpiqen të hedhin fajin ekskluzivisht në kryesin e veprës penale, për të shfajësu policinë, prokurorinë dhe gjykatat e Kosovës.

  1. Procedurë civile: Pas perfundimit të përgjegjësisë penale, filloni procedurë civile për kompensim material. Mesatarisht shuma e kompensimit për një jetë të humbur kur përgjegjës është shteti, është rreth 5 milion euro, varësisht nga rrethanat.
  2. Procedim ndërkombëtar: Përmes procedimit të rastit të tillë në instanca të ndryshme ndërkombëtare, institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, që mund të jenë të shumta në numër. Sidomos me qëllimin që Institucionet e tilla Ndërkombëtare, të ushtrojnë presion, ndaj Institucioneve gjegjëse të Republikës së Kosovës, që këto të fundit, t’i përmbushin detyrimet ndërkombëtare respektive, sidomos për sa i përket respektimit të ligjeve dhe zbatimit efikas të tyre.

Më: 02.12.2022

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, By Robert M. Strozier, 2002, faqe 46.

[2] Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, By Robert M. Strozier, 2002, faqe 46; The Creation of Patriarchy. Women and History, By Gerda Lerner, 1986, Oxford University Press. faqe 8–11.

[3] Primary Sources for Ancient History, By Gary Forsythe, 2018, faqe 44.

[4] Western Civilization: Volume I: To 1715, By Jackson J. Spielvogel, 2016, faqe 10, 187.

[5] Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.

[6] Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.

[7] https://www.ohchr.org/Documents/Issues/Women/A.HRC.20.16_En.pdf, faqe 4, paragrafi 23.

[8] http://www.bbc.co.uk/ethics/honourcrimes/crimesofhonour_1.shtml(qasur më 20.05.2020).

[9] Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 338; https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669 ; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365 ; http://www.bbc.co.uk/radio4/womanshour/2006_03_wed_03.shtml ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/2802305.stm ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4075017.stm (qasur më 20.05.2020).

[10] Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 339.

[11]https://www.bbc.com/news/world-asia-35943732 ; https://www.independent.co.uk/news/world/asia/lahore-honour-killing-farzana-parveen-s-family-claim-husband-was-behind-murder-9466025.html ; https://www.france24.com/en/20140529-pakistan-stoning-victim-police-inaction-pregnant-woman-cime-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/world-asia-27593504 (qasur më 20.05.2020).

[12]https://www.haloproject.org.uk/blog/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps/; Religion, Law and Security in Africa, By African Consortium for Law and Religion Studies. Annual Conference, 2018, faqe 81;

https://www.theguardian.com/society/2017/nov/07/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps (qasur më 20.05.2020).

[13] https://www.sbs.com.au/news/activists-horrified-over-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669 (qasur më 20.05.2020).

[14] https://www.bbc.com/news/world-46292919 (qasur më 20.05.2020).

[15] https://www.weforum.org/agenda/2020/11/violence-against-women-femicide-census/; https://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/GSH2018/GSH18_Gender-related_killing_of_women_and_girls.pdf, faqe 10; https://www.unwomen.org/en/what-we-do/ending-violence-against-women/facts-and-figures; https://www.bbc.com/news/world-46292919(qasur më 20.05.2020).

[16]https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365 (qasur më 20.05.2020).

[17] https://www.bbc.com/news/world-46292919  (qasur më 20.05.2020).

[18] Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro,  2017, faqe 18; Beyond Honour

A Historical Materialist Explanation of Honour Related Violence, By Tahira S. Khan, 2006,faqe 9.

[19] Honor Killings, Liza Idzikowski, 2017, faqe 114.

[20] https://www.meforum.org/2646/worldwide-trends-in-honor-killings (qasur më 20.05.2020).

[21] https://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/X2H-Xref-ViewHTML.asp?FileID=10068&lang=EN(qasur më 20.05.2020).

[22] https://www.justice.gc.ca/eng/rp-pr/cj-jp/fv-vf/hk-ch/p1.html (qasur më 20.05.2020).

[23] Politics and Culture in the Developing World, The Impact of Globalization, By Richard J. Payne, Jamal R. Nassar, 2006, faqe 184; The Marriage and Family Experience: Intimate Relationships in a Changing Society, By Theodore F. Cohen, Bryan Strong, 2020, faqe 126; https://medcraveonline.com/SIJ/SIJ-02-00067(qasur më 20.05.2020).

[24] Spiritual Genius, The Mastery of Life’s Meaning, By Winifred Gallagher, 2001, faqe 111.

[25] https://www.bbc.com/news/world-asia-india-24170866 (qasur më 20.05.2020).

[26] Neni 3, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit

[27] Neni 16, paragrafi 5, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit

[28] Neni 16, paragrafi 13, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.