“Mos ka sfond politik?” – Artur Zheji: Kapin Taçin që ka 10 vjet që s’është në Shqipëri dhe lënë PPP-të, po shkon 20 mln euro një km rrugë

0
279
Taçi - prokuroria

SPAK të shohë një herë…

Analisti Artur Zheji ka komentuar sot aksionin e SPAK që ka arrestuar kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit si dhe ka shpallur në kërkim biznesmenin nën dyshimet për pastrim parash.

Artur-ZHEJI

Zheji ngriti aludimin se ky aksion mund të ketë një sfond politik, pasi sipas tij, mund të jetë bërë për të spostuar vëmendjen nga problemet reale.

Sipas analistit, SPAK duhet të shohë PPP-të dhe solli këtu edhe denoncimin e opozitës për rrugën e Arbrit që ‘ka shkuar nga 38 mln euro në58 mln euro”

Deklarata e Zhejit në ‘Pikat mbi i’:

Derisa ai është i pandehur është 50% fajtor 50% i pafajshëm. Ne po flasim për banda që fitojnë para të duke shitur drogë duke tregtuar ndoshta vajza duke marrë pjesë në fushata elektorale duke bërë shërbime dhe të segmenteve të caktuara politike, pra këta janë në shërbim të poltikës s si shantazhues.

Në rastin e Rezart Tacit përshëndes këtë ndjeshmëri të SPAK po kjo ka të bëjë me një spekulim financiar, që jo detyrimisht është një krim terreni, krim që vret, të gjitha gradacelat e Nju Jork janë ndërtuar me paratë e mafies.

Ka shumë kohë ajo lidhje (lidhja me italianet e Ndragheta) mos ka sfond politik them unë? Se kapin Tacin që ka 10 vjet që s’është në Shqiperi e lënë të tëra PPP-të që po të shkon një km rrugë 20 mln euro.

Nuk i sheh SPAK këto. Spostimi i vëmendjes dhe krijimi i bindjes së rreme apo të vërtetë që po punojmë fort por nuk shohim ca u votua sot.

Opozita tha rruga e Arbrit nga 38 mln euro shkoi 58 mln euro, u shtua një 20-ce në mënyrë legale, pse ai legalitet nuk është legalitet pervers?

SPAK këto duhet të shohë një herë, jo lekët që na vijnë nga Ndragheta, ka kohë, ka një prioritet.

Unë e filloj nga dora që më futet mua në xhep, më rrit borxhin atë duhet të kapësh të parën SPAK i dashur, pastaj rregullo gjithë planetin, rregullo Italinë që lekët e pista italiane mos vijnë këtu.

Akuza për Tacin deri tani është që ka marrë lekë të pista nga Ndragheta, apo si ka marrë? Pra krimin se ka kryer dmth qenka fare muhabet koti.

Ndërkohë që unë kam një rast që këtë verë një organizatë kriminale që tregon se KESH ka zbrazur hidrocentralet shqiptarë, ka shitur energji xhaba e tani bën tendera e ma blen energjinë se jemi në krizë me 5 fish. S’do më lërë pa drita Taci por KESH që ka shitur ujin e hidrocentraleve

© Panorama.al

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.