
Zija Vukaj
ese
Në dimensionin e mësimdhënësit, pra mësuesi Migjen, ka disa çaste humori por mjaft të çuditshme me nxënësit e tij. Nxënësi dhe mësuesi shpalosin vetveten herë si objekte dhe herë si subjekte të njëri-tjetrit. Mësuesi është i gjithëdituri, shpjeguesi dhe shpëtimtari i situatës; nxënësi është objekti i tij. Nganjëherë edhe shkak humori. Por shpesh rolet këmbehen dhe mësuesi paraqitet i hutuar nga situata e paparashikuar dhe bëhet ai objekt humori.
Te proza “Në sezonin e mizave“, mësuesi shpall para nxënësve luftën me mizat, duke thënë: “…kush mbyt një mizë në pranverë, ka mbytë me mija miza, që do të ishin pjellë nga ajo një, deri në verë. E kur një nga nxansit pyeti, a duhet me mbytë mizën femën a mashkull, mësuesit nuk di si iu ngatrrua gjuha dhe mezi tha cilado qoftë, duhej mbytë.” Ky çast m’u kujtua këto ditë, kur edhe unë, si mësues u gjenda në një situatë paksa të ngatërruar, ku më futën pyetjet e nxanësve të mi: “Si mendon ti, profesor, ka besuar Migjeni në Zot? Nëse po, cili ka qenë Zoti i tij?” Përgjigjia ime ishte e vagullt, pak rrëshqitëse, duke thënë se askush nuk e di mirë pastërtisht, nëse është apo nuk është besimtar dhe të gjithë i kanë pak të ndërlikuara marrëdhëniet me Zotin dhe me besimin në tërësi. Së këtejmi, secili prej nesh ka një turbullirë për të shpjeguar ndërgjegjen e vet dhe aq i vështirë, në mos i pamundur bëhet shpjegimi për dikë tjetër, qoftë ky tjetri edhe Migjeni. Thjesht kjo që bëra unë është një dalje dinake dhe elegante nga situata. Por jo vetëm kaq.
Për ta zgjeruar argumentin dhe për t’i dhënë karakterin e përgjithshëm aspekti i marrëdhënies së Migjenit me Zotin është mjaft problematik. Por është më problematik për lexuesin se sa për autorin. Lexues të ndryshëm, mësues e pedagogë me formime standarde apo të avancuara e kanë emërtuar me mënyra të ndryshme këtë marrëdhënie. Disa e kanë quajtur thjesht ateizëm, disa, më të avancuar dhe modemë, mohim konvencionesh, kurse i pari që e ka përcaktuar me gjysmë zëri, por në formë figurative si apostazi, ka qenë studitiesi Arshi Pipa.
Apostazia është braktisja formale dhe e vullnetshme e individit nga feja e vet. Kjo mund të ndiqet pastaj qoftë nga bashkimi me një fe ljetër, qoftë nga afetaria. Që këtu ne mund të përpiqemi të arsyetojinë në mënyrë më të thjeshtë. Së pari, a dëshmon në mënyrë kohezive gjithë vepra e Migjenit apostazi? Apo franente të ndryshme japin përshtypje të ndryshme, gjë që flet më shumë për dinamikën e një procesi dhe gjendjeje të papërfunduar, e madje as të filluar, por të keqkuptuar nga lexuesi, sidomos shqiptar. Dhe është e vërtetë se lexuesit shqiptar dhe bashkë me lexuesin edhe mendimit kritik traditional, me naivitetin, skematizinin, zhdanovizmin dhe cektësinë e tij, Migjeni o i ka përvëluar gishtat, o i ka rrëshqitur duarsh. Mjafton të kujtojmë “diellin alegorik” e mjaft interpretime të tjera, që sot na bëjnë të skuqemi. Është folur shpesh për burimet filozofike të formimit të Migjenit, duke përmendur sidomos Niçen dhe ndikimi niçean është krejt i dukshëm. Ky filozof poet u bë frymëzim brezash të tërë dhe pozicioni i tij profetik ka qenë një lloj apostazie me rrjedhojë aderimin në një fe zjarrputiste të Zarathustrës. të mbinjeriut ose edhe të vetvetes si mëkëmbës dhe është e njohur kundërvënia e tij ndaj njerëzve dhe sistemeve të mendimit “pa dashuri për njerëzit, por me dashuri për Zotin”.
Ndikimin e këtij filozofi në mënyrën e të menduarit tek Migjeni e dallojnië lehtesisht tek figuracioni poetik dhe veshja gjuhësore me sintagma të regjistrit biblik, të përdorura nganjëherë edhe si tituj, “Moll’ e ndalueme“, “Bukën tonë të përditshme falna sot“, “Zoti të dhashtë“, “Idhuj pa krena“. “Blasfemi“, “Rezignata” ose shprehje, si “hokus-pokus“. “Zoti që kujdeset edhe për zogjtë e qiellit…”, si he një arsenal të tërë të fushës leksikore të fesë.
Dhe në përgjithësi gjithë elementët e këtij arsenali, mbushur me kryqe, minare, paçavra ndër tempuj, hoxhallarë, murgesha që çojnë dashni me shenjtënt, sorra të smuta, trumcakë e prifën shikohen me përbuzje, ironi e përçmim. Dhe poeti del nga ky lloj lavazhi me dëshirën skandaloze prej Zarathustre: “Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.” Mos vallë ky aversion ndaj sendeve, objekteve dhe personazheve aksesorë të teatrit fetar është edhe aversion ndaj Zotit, divorci me Zotin, apostazia deri në heterodoksi e Migjenit? Dhe këtu na del si refren srish thënia e Niçes: “pa dashuri për njerëzit, por me dashuri për Zotin“.
Një gjë është e sigurt: Migjeni është i pozicionuar brenda njeriut. Këtë më së qarti e tregon dhimbja për njeriun, që fillon si dhimbje krenare dhe bëhet dhimbje pa kushte për vuajtjen e qenies njerëzore. Kjo dashuri për njeriun dhe kjo ndjeshmëri ndaj dhimbjes së tij marrin përmasat e një adhurimi thuajse fetar, ku kulti është tashmë njeriu dhe jo objektet tradicionale të kultit: “Merreni dhe çonie në qytet kët’ shtatore. (…) Kushtoniani atij që ka ma shumë merita për kët’ vend! Po, ndoj ministri a deputeti o ndokujt tjetër… E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndisë klasike.” (“Bukuria që vret“)
Dhe shtatorja nuk është pjesë e ikonografisë dhe as rekuizitë e objektit të kultit, që nuk ka mundur ta bëjë kryefjalën e saj “perëndi klasike” të ketë efekte konkrete mbi njeriun dhe dhimbjen apo fatet e tij: shtatorja është trupi i fëmijës së ngrirë në kasollen e ftohtë fshatare. Dhe Zoti është lart, në sferat e epërme qiellore. Askund nuk shohim që autori ta ketë braktisur, por lidhjen me Zotin, Migjeni nuk e sheh të mundur nga ndënnjetësimi i punonjësve të fesë dhe objektet e tyre.
Për ta shqyrtuar më mirë mund të krahasojmë dy lutje të dy llojeve të ndryshme: lutjen e autorit, heroit lirik. drejtuar perëndisë pa medium te poezia “Lutje“:
“Të lutem o perëendi,
për një simfoni,
me tinguis t’argjantë.
e akorde t’artë.
Të lutem o perëndi.
për një simfoni-
plot dashni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vllojnë ndjesitë.”
Dhe lutjet e murgeshës te “Kanga skandaloze“:
“Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flenë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër gishta.
Pa lutjet e saj bota kushedi ç’fat do hishte?
Por edhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi dita.”
Pra kemi një lutje njerëzore dhe një lutje hyjnore. E para ka freskinë dhe natyrshmërinë, hijeshuar bukur me afshin e trupit vajzëror deri në sensualitet dhe aromë tokësore. E dyta. lutje institucionale, rutinore, e mykur deri në zbehjen e tipareve dhe shpresave të njeriut, mishëruar në një ngjyrë gri vrastare, produkt i së cilës është zhgënjimi, pritja e kotë, vrasja e shpresave deri në devijacione perverse:
“O murgeshë e zbehtë, që çon dashni me shenjtënt,
që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu para lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shenjtënvet…”
Si poet me shpirt të lirë, të ri e vullkanik Migjeni revoltohet edhe nclaj Perëndisë. Që këtej mund të themi se edhe revolta është marrëdhënie. Por marrëdhënia si proces (manje dhe dhënie) në raportin e Migjenit me Zotin nuk funksionon si e tillë. Zoti i Migjenit është një hyj, që nuk përgjiet. Dhe shpesh optika poetike dhe filozofike e Migjenit përqendrohet në boshllëkun e mospërgjigies së hyut, jë që pastaj pasqyrohet edhe në mungesn e plazmimit të vizionit të vërtetë hyjnor dhe konfondimi i monoteizmit me idolatrinë. Kjo shurdliëri hyjnore ka dhënë edhe surealizëm. Madje mund të ketë surealizmin e parë në letërsinë shqipe. Këtë operim artistik, që tek “Vetëvrasja e trumcakut” e quan kapërcim logjik, i bindur për vështirësinë e komunikimit me lexuesin e asaj kohe dhe të atij niveli, e gjejmë edhe tek “Idhuj pa krena“.
Dhe ky vizioni i idhujve pa krena mund të jetë alegoria jo vetëm e arsenalit të një idhujtarie tokësore, por mund të ketë të përfshirë edhe gjithë vegimet që burojnë nga teozofia e autorit sepse në një etimologji të vetë termit të lashtë grek “idhull”, gjejmë rrënjën e fjalës “ide”, duke përfshirë këtu edhe vetë idenë e Theos.
“Një tufan i timerrshëm i shembi idhujt. Disa i bani pluhun e disa i la pa krena. Tufani i tinerrshëm nuk fryni as nga nji anë e horizontit dhe as nga qiella, por duel nga zemra e dheut. E çdo gja që del nga zemra e dheut asht ose përkëdhelëse si andja ma intime, ose e tmerrshme si tufani që shemb idhujt. (…) Idhuj pa krena! Shëmtim i natyrës! (…) Kush mund të adhurojë të shëmtuemen? Kush mund të besojë në një zot pa krye?”
Kjo skenë surreale e një teatri absurd, është finalja e një rrugëtimi të gjatë meditues në kushtet e një lëkundjeje të bazave të besimit dhe i ndikimit te djaloshi Migjen, i erës së futurizmit. Ai tufan që shemb idhujt dhe nuk vjen nga jashtë, nga asnjë anë e horizontit, në fakt është vrulli i një bindjeje të re, që del nga shpirti i poetit, për t’u plazmuar në fonnën e asaj, që ne mund ta emërtojmë edhe si fillim apo rast apostazie.
Marrë nga gazeta Nacional











