13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

“HALLALLI” DHE “HARAMI”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

NGA KALOSH ҪELIKU

Popull i nemur nga Baba Dovleti si „tradhtar”, dhe i dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë përkohshme personale, familjare, klanore dhe partiake me „Din e Iman”… Jo, pasurisë trashëgimtare, brez pas brezi të Babait. Aqmëpak, Nënës Shqiptare. Prandaj, edhe ndodhë shpesh të ketë probleme me vetëveten si popull historik. Shekuj me radhë në luftë me Krajl, dhe luftë me Mbret. Popull, që siç duket, nuk e do edhe vetë Zoti. Rrezik, që Nesër të përfundojë nga Zjarri Oxhakut me flakë, në Shpuzë të Ҫerepit me Saç mbi kokë. Shkaku, se: pasurinë trashëgimtare të Babait, e shiti lirë me politikë „madhore”, pas „fitoreve” në „Liri”. Rumelinë, sipas këngës të kantautorit Xha Deralla, Mbreti ia shiti Moskovit Zi, shtatë xhemi me alltan. Ditën e Sotshme, e ka nxjerrë në pazar ta shesë për së treti herë si një Grua të vejë Kosovën me politikanë të korruptuar. Dhe, hoxhallarë „Hallall”.

E pabesueshme, tridhjetë vite të merresh me politikë “madhore”, dhe të jesh në pushtet, e të mos kesh ende një shtet shqiptar?! Realiteti e thotë të kundërtën. Vërtetë, nuk ke shtet ligjor, por ke plotë parti politike me disa fe të Zotit. Hoxhallarë, që deri Dje biçikletën e shpallën “shejtan arap – haram”. E, Sot: “Mercedesin” – “hallall”. Flamurin kombëtar shqiptar “leckë” (basme). Shqiponjën dykrenare – “zog”. Popull, i pasur?! Tridhjetë vite, kënaqet me 20 % -in si popull shqiptar?! Nateditë, trumbeton para kamerave televizive “arritje” partiake dhe “fitore”?! Fatkeqsisht, nën nivelin e sistemit komunist. Poste partiake, që i ke pasur edhe në atë sistem diktaroial. Përmëtepër, ke pasur edhe kryetar të shtetit jugosllav (Sinan Hasani). E sot, luftë bën për një kryeministër shteti të “përbashkët”?! Tragjedi kombëtare historike.

Shqiptarët, historikisht i themeluan disa shtete në Ballkan, Evropë, dhe Botë, por ende nuk e themeluan një shtet shqiptar me Trojet Etnike të copëtuar nëpër disa shtete. Histori, që i përsëritet me shekuj vetëm popullit shqiptar. Pamarrë parsysh, se: politikanët shqiptar pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare vite me radhë, ende para kamerave televizive shpallin “fitore” me brekët mbi pantollona. Kujtiteket, t’i shprazë herdhet në “Shtëpinë Publike”. Territoret shqiptare, duke i ngushtuar me kufinj politik. Vërtetë Dje, kishim kufi politik me Shqipërinë, por nuk kishim me Kosovën. Malin e Zi. Gjatë, “ndryshimeve” demokratike, vendosëm edhe një kufi me Kosovën.

Ditën e Nesërme, rrezik kemi të vëmë një kufi edhe me Mitrovicën…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit