KRIMET E ANDARTËVE GREKË NË JUG TË SHQIPËRISË

3
400

VITI I MBRAPSHTË

Xhelal Zejneli Xhelal Zejneli

Gjatë vitit 1913, grekët e mbajtën të pushtuar jugun e Shqipërisë. Popullatën ortodokse të kësaj zone e quanin popullatë greke. Ndërkohë, dolën me projektin – autonomi e Vorio Epirit. Më 2 mars 1914 shpallën të ashtuquajturin shtet të pavarur të Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën. Në qeverinë e këtij farë shteti u përfshinë edhe do shqiptarë të shitur. Shteti fantazmë krijoi edhe ushtrinë e vet.

Në radhët e saj u përfshinë vrasës, kriminelë dhe vjedhës që u liruan nga burgjet. Të organizuar në “batalione të shenjta” apo Hierollohite, ata iu vërsulën jugut të Shqipërisë. Vranë, dogjën dhe shkatërruan gjithçka. Banorët ortodoksë të këtyre anëve e kundërshtuan krijimin e këtij farë shteti. Megjithëkëtë, do të shitur, u bënë pjesë e andartëve grekë. Një prej synimeve të qarqeve vorioepirote greke ishte djegia e fshatrave me popullsi shqiptare të fesë islame dhe vrasja e dëbimi i banorëve të zonës.

Çetat shqiptare në Kolonjë, Tepelenë, Kurvelesh, Delvinë dhe gjetkë të udhëhequr: nga atdhetari e veprimtari i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për lirimin kombëtar të vendit – Çerçiz Topulli (1880-1915); nga luftëtari dhe komandanti i forcave vullnetare për mbrojtjen dhe për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj – Selam Musai (1860-1920); nga veprimtari i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit gjatë Rilindjes – Sali Butka (1857-1938); nga luftëtari për mbrojtjen e trojeve amtare, sidomos në jug të Shqipërisë – Sulo Beqiri (fund i shek. XIX – 1970) dhe nga atdhetari kundër pushtuesve osmanë dhe italianë, komandant çetash – Sali Vranishti (Sali Murati/Vranishti, 1880-1926) dy muaj pandërprerë u bënë ballë hordhive andarte greke.

Në kuadër të trupave vullnetare që në vitin 1914 luftuan kundër bandave të andartëve grekë, midis të tjerëve, mori pjesë edhe Avni Rustemi (1895-1924).

Shqiptarëve u erdhën në ndihmë edhe ushtarakët holandezë të cilët ndodheshin në Shqipëri për të organizuar xhandarmërinë e shtetit.

Qeveria e Princ Vidit (Wilhelm Wied, 1876-1945) ishte e zënë me komplotet e Esat pashë Toptanit* (1863-1920) dhe me kryengritjen e Haxhi Qamilit* (Qamil Zyber Xhameta, 1876-1915). Pas një qëndrese dymujore të përgjakshme, një pjesë e popullatës u drejtuan drejt Vlorës dhe Beratit.

Në vitin 1914, andartët grekë kryen ndaj shqiptarëve krime barbare dhe mizori të papara: shumë të vrarë (sipas disa burimeve, janë 7.000 të vrarë); fshatra të djegura (sipas disa burimeve, bëhet fjalë për 192 fshatra të djegura); banorë të dëbuar me dhunë prej vatrave të veta (sipas burimeve të caktuara, bëhet fjalë për më se 100.000 banorë); prej tyre, mbi 4.000 kanë vdekur nga uria dhe nga sëmurjet.

Burimet thonë se në Hormovë, andartët grekë kanë vrarë 217 burra; në Panarit kanë therur 340 burra, gra dhe fëmijë; në fshatrat e Përmetit, të Pacomit dhe në Kuqar kanë vrarë apo kanë therur 75 burra, 40 gra dhe 27 fëmijë.

Popullata është vendosur kryesisht në ullishtat e Vlorës. Shumë vetë kanë vdekur urie.

Për këtë tragjedi ka shkruar edhe shkrimtarja dhe udhëpërshkruesja britanike, mike e madhe e shqiptarëve – Edit Durham (Mary Edith Durham, 1863-1944), popullata ndërkaq, i ka vajtuar në këngë. (Me shkrimet antropologjike të saj, Edit Dyrham pasqyroi jetën e shqiptarëve në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX).

Për masakrat në jug të Shqipërisë në vitet 1913-1914, si dëshmitar i kohës flet edhe prifti ortodoks shqiptar nga Leusa – Kosta Papa Tomori, në librin e tij “Barbaritë greke”, të botuar më 1917.

Për ngjarjet e sipërthëna i ka shkruar edhe studiuesi dhe publicisti Teki Selenica (1882-1962).

*   *   *

Gjatë historisë politike të kohës më të re, d.m.th. që nga viti 1877 e këndej, grekët, serbët, malazeztë, më vonë edhe sllavo-maqedonasit, të mbështetur nga Rusia cariste, bolshevike dhe putiniste, kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Para këtyre krimeve, Fuqitë e Mëdha të Evropës – Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungari dhe Italia i kanë mbyllur sytë.

Synimet grabitqare të fqinjëve ballkanikë të shqiptarëve i ndali në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920), presidenti amerikan Udro Uilson (Thomas Woodrow Wilson, 1856-1924). Ky hartoi deklaratën e 14 pikave të shpallur më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë dhe të vetëvendosjes së popujve. Kundërshtoi kompromisin anglo-franko-italian të janarit të vitit 1920 që parashikonte kalimin e Shkodrës dhe të Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.

Lëvizja kombëtare shqiptare fitoi në kohë dhe organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (1920) që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarësinë Shqipërisë.

Për krimet e fqinjëve ballkanikë ndaj shqiptarëve, pavarësisht nga ç’thotë BE-ja, nxënësit dhe studentët shqiptarë duhet të mësojnë nëpër shkolla dhe universitete – nga tekstet e historisë. Fuqitë e Mëdha të kontinentit kanë gjetur një gjuhë pajtimi ndër vete, por vetëm pasi i kanë pranuar krimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar falje për to.

Në rajonin e Ballkanit ndërkaq, fqinjët grabitqarë të shqiptarëve, jo vetëm që nuk pendohen për gjenocidin e kryer ndaj tyre, por sot e kësaj dite vazhdojnë të kryejnë krime.

Krimet ndaj popujve s’harrohen dot kurrë. As vjetrohen. Në shenjë kujtimi dhe nderimi të viktimave të krimeve të fqinjëve ballkanikë të kryera ndaj shqiptarëve që nga viti 1877 e këndej, shqiptarët duhet të ngrenë një qendër përkujtimore monumentale.

Shënim:
Esat pashë Toptani (Tiranë, 1863 – Paris, 1920) – veprimtar politik i cili punoi kundër interesave kombëtarë. Si komandant i forcave rezerviste të Shqipërisë së Mesme që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1912-1913, pas vrasjes së komandantit të Korpusit (Garnizonit) të Shkodrës – Hasan Riza pashës* (1871-1913), të organizuar prej tij, në prill të vitit 1913 ua dorëzoi qytetin forcave malazeze. Duke qenë ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vilhelm Vidit (1876-1945), sabotoi qëndresën dhe luftën popullore për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga forcat greke dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Në verë të vitit 1915 nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Beogradit në dëm të pavarësisë politike dhe tërësisë tokësore të shtetit shqiptar. U vra me atentat nga Avni Rustemi (1895-1924).

Hasan Riza pasha (1871-1913) – Vali dhe komandant i garnizonit ushtarak të Shkodrës gjatë luftës së Parë Ballkanike. Lindi në Bagdad, nga një nënë me prejardhje shqiptare. Në janar 1911 u caktua komandant i Korpusit (Garnizonit) të Shkodrës, ndërsa në mars të vitit 1912 u emërua edhe vali i vilajetit të Shkodrës. Në vitet 1912-1913, organizoi dhe drejtoi mbrojtjen e Shkodrës. U vra pabesisht më 30 janar 1913. Në këtë vrasje ishte dora e Esat pashë Toptanit. Varri i tij ndodhet në Shkodër. Në vitin 1993, për merita në mbrojtjen e Shkodrës, u dekorua me “Urdhrin për veprimtari patriotike” të kl. I.

Haxhi Qamili (Qamil Zyber Xhameta, fshati Sharrë, Tiranë, 1876 – Durrës, 1915) – Udhëheqës i Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914-1915 – kohë e vitit të mbrapshtë. Mori pjesë në batalionin e rezervistëve “Erzeni” dhe në vitet 1912-1913 luftoi nën komandën turke për mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni i Malit të Zi. Gjatë fazës së dytë të kryengritjes kundër qeverisjes së princ Vilhelm Vidit, doli me parullat antikombëtare: “Duam babën, duam gjuhën turke, duam flamurin turk”. Në nëntor të vitit 1914, ishte në krye të djegies së sarajeve të Esat pashë Toptanit. Kryengritja e udhëhequr prej tij, me parullat antikombëtare të saj, goditi rëndë strukturat e shtetit, rrezikoi pavarësinë e tij dhe në qershor të vitit 1915 u shfrytëzua si pretekst për agresionin e forcave të armatosura të Serbisë kundër Shqipërisë. Pas shtypjes së kryengritjes, u zu prej forcave serbe. Nga gjyqi i organizuar prej Esat pashë Toptanit, u dënua me vdekje dhe u var në Durrës.

3 KOMENTE

  1. I nderuar Xhelal Zejneli, me te lumte ajo mendie atdhetar komanduar ate perne shkrua per nje ng avitet VERTET me te Zeza sa Shallur PV e Atdhut Tone nga- I madhi Ismail Qemali – me shoke, me 28 nendor 1912te qe Alarmoi shtete fqinje me Greqine ne Juge te shwqiperise ne ate vit etZi 1913te qe tregoi dhe ATDHATARIZMIN e POPULLIT tone me pergjigjen Dhe Pushtuesve Manarkofashiste Greke. Ju e pershkruai mese qarte ate periudhe dhe ju faleminderit, po do te permendiea, kontibutin e Krahines se Dangelli-Shqerise, ne kete Vit, dhene pergjigjen e merituar pushtuesve Maonarko-fashiste greke qe sulmuar Jugun e atdheut tone, ky nje nga qendresat heroike iu be dhe ne DANGELLI -shqeri me cetar e Jono Xhoga – kapedan, me shoke – Historia mare, krah Papa Stath Melanin.

    Ne batejen e Dhjetorit 1913te-rene si KAPEDAN Jano P Xhoga Zavalani, krah çetes se poapa Stathit atje tek Ura e Dashit ne lengarice, mes Dangelli-Shqerise. Me te drejte ne 100 Vjetorin e PV. Qarku i Gjirokasytres e ka ndeuar ate luftetar te Lirise, me Titll-*MIRENJOHIRE*! Fatkeqesisht Propozimi i Bere nga *Kryesia e Veteraneve* me propozimin e Bazes veteraneve te Permetit me autore Dr. Apostol Kotani. Prof Alfred Frasheri dhe ish ushtaraku Thimi Pilo Kosta sa Kryetari Komunes se Frasherit Vangel Prifti dhe Pr Dr Stilian Adhami qe me 12-09 2013-te, derguar propozimin Organit qendror Kopetent ne Tirane, per ta shpoallur Deshmor te ATDHEUT, nuk u kthye pergjigje, veç gojarisht na falni se nuk e na eshte paraqit ky propozim… Dhe kaq. vjet kane kaluar e nuik na kthjene pergjigje *kopetentet *.

    Si familie fis sa bashkefshataret ejmi teper te indinjuar, dhe sot ne vitin e 110 te RENIE te atij KAPEDANI-si bien TRIMAT Ja NDERIMI qe i ka bere Qarku u Gjirokastres me vendimin nr. 26 dt 10-04-2015te:

    * I jepet titulli *,z. Jano Xhoga*MIRENJOHIE*(pas renies) nga Qarku i Gjirokastres. Me vendimin Nr26 dat 10.04. 2015,me motivacionin: * Patriot,luftetar dhe komandant me cilesi te larta ne mbrojtie te trojeve shqiptare ne vitet e para te Pavarsise Kombetare.* . Sekretari Kryetar. Kristaq Lengo dv. Sulo Mucobega dv. Dhene ne 25 Maj 2015-ne Frasher ne DITEN e NAIMIT* –

    Z. Hodo Lico-Kryetar i Qarkut te Gjirokastres dhe ; kryetar Bashkise Permetit z.Gilber Jace. dv. Ju faleminderit. Une si Nipi i tij, sot 87 vjecar i kam kushtuar tre Vellime libri:1 *Ne rriget e Jetes* botim 2011; 2-*ECIM ne GJURMET e TUA* botim 2013te dhe *KUVENDIM ME ENGJEJT dhe TRIMAT e ZAVALANIT* botim 2017. nga Tirana; ani se ne emigracion: Athine -Toronto – Kanada.

  2. VO Ju luem kam bere nje KOMENT per kete shkrim te shkelqyer te penes se Xhelal Zejneli qe e falenderoj pse nu ma pranoni… Flitet per krimete Antarteve greke 1013-14te sa shpall PV< sulmuar ate Manaorko Faashiste te kohes.. mes Dangellise naimjane Gjyshi im Kapedasn Janp P Xhoga Zavalani rene si bien Trimat ..Qarku i Gjirokastre ne 10-04 -2015-nderuar me titull *MIRENJOHIE*.

    Me Frasherit ne DITEN e Naimit* 25 Maj 2015 Kryetari i Qarkut Gjirokaste, z. Hodo Lico dhe Kryetari Bsashkise Permetit z. Gilbert Jace-dhene kete Titull NDERI. (sa propozuar Kuvendi Popullor per ta shpalur *DESHMOR te KOMBIT*; burokracia e tyre pa kthyer pergjigje sot e 6 vjet.)… Me falni per sa ju shqetsoj,po Kam te drejte.Ma pranoni kete koment prag festave te 1-5- dhe 24-25-Majit;ndoshta kujtohen-…

    Si pasues veteran 87 vjecar nga Toronto ju lutem botoeni kete koment.ne krah kam,kryesine e org. Vetrane e Pasues* sot e 6 vjet krijuar, me kembengulien; te VETERANEVE emigrante me 16 Shtator 2017te. Lavdi FESTAVE-Perkujtimore te MAJIT!.

    Me Ju *Fjala e lire* – Guri Naimit D.

  3. Ju prifte e mira ju te Gazetes *Fjala e lirë*, per sa botoni me Atdhetari shkrime vertet atdhetare, tej oqeanit ndodhem une 87 vjeçari e me kenaqni sa shkruani keto vite te dhimeshme une emigrant pas femijeve Shkrimet tuaja TRINITRINE* ju faleminderit. Po lexoj sot 10 Djetor 2023, ne mes te Torintos, sa kam perkujtuar ate RENIEN Herroike te Gjyshit tim Jano P. Xhoga Zavalani ne mbrojtiete te PV, sa shpallur i madhie Ismail Qemali me shoke, sulmuar nga shteti fqinj Jugor ate vjeshte te vitit 1913-te… pergjigjen dhene Atdhetaret e vertete ne gjithe jugun e Atdheut tone, sa ne Dangelli – Shqerine* e Permetit – Ceta e Kapedan Jano Xhoga me shoke Ai jeten Dhene ishte 10 dheejtor 1913-te plot 110 vjet e perkujtojme mes Torontos, mes Emgranteve, me ne krye *Pasardhes Veterane* me org, e tyre.

    Ju falemindeit. Ju faleminderit dhe Bashkeatdhetareve ne Dangelli e Permet, qe si me njoftoj Kryetari i Shoqates Vellezerit Frasheri*-i nderuari – Tomor Kotorri, i bene perkujtim ne vendei e renies – Mes Lumit Lengarices tek *Ura e Katiut*. Faleminderit me mirenjohje. Lavdi te RENEVE te KOMBIT – Mbrodhesi Atdheut tone. Toronto 11-12-2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.