A ËSHTË I VETËDIJSHËM AMBASADORI GJERMAN PËR ATË ÇKA PO FLET?

0
367
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Fjalët e ambasadorit gjerman në Kosovë, Rhode dhënë “BBC in Serbian”, përveç që nuk përkojnë me qëndrimet e Gjermanisë, janë të rënda dhe akuzuese për qeverinë e Kosovës.

Ai me këto fjalë e pakënaqësi, është dashur t’i drejtohet Serbisë dhe Vuçiqit, Jo Kurtit e as Kosovës.
Jemi të njohur me deklaratën e shteteve të QUINT-it (apo shteteve të pesë-shes), që edhe ato, me të padrejtë reaguan ndaj qeverisë së Kosovës e jo ndaj Vuçiqit.

Serbia kufizohet me një sërë shtetesh. Në të gjitha ato shtete ka edhe pakicë serbe, në disa ndoshta edhe më shumë se në Kosovë numerikisht. Dhe, shtrohet pyetja: përse Serbia kërkon vetëm në Kosovë dhe në Mal të Zi organizimin e zgjedhjeve të serbëve për zgjedhjet në Serbi?

Serbët në Kosovë, përkundër që janë pakicë, e vetëm rreth 4%, kanë të drejta më shumë se vetë shqiptarët. Të drejtat që kanë serbët në Kosovë, nuk i ka asnjë pakicë në asnjë shtet tjetër në botë. Ata janë shumë më të privilegjuar se vetë shqiptarët në Republikën e Kosovës. Serbëve në Kosovë, u paguhet edhe energjia e shpenzuar elektrike nga popullsia shqiptare, rast i vtmi në botë. Ata janë aq të lirë, sa janë të lidhur më shumë me Serbinë, se sa me shtetin e Kosovës.

Në asnjë shtet tjetër nuk lejohet të ketë kokën në një shthet tjetër e trupin në shtetin ku jetojnë, sikur këta që pyesin Beogradin dhe marrin instruksione atje për mënyrën e rrënimit dhe të shkatërrimit të Republikës së Kosovës, dhe sërish, ne nuk i kemi larguar, nuk i kemi gjykuar, nuk i kemi luftuar. Serbët e Kosovës, Vuçiqin dhe të gjithë të tjerët, janë kundër Pavarësisë së Kosovës, nuk e pranojnë këtë, prandaj ankohen dhe bëjnë shantazhe të ndryshme për të minuar Republikën e Kosovës. Këtë do duhej ta dinte ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe ambasadorët e QUINT-it.

Me 6 milionë banorë serbë në Serbi, asgjë nuk mund të ndikojnë serbët e Kosovës në zgjedhje, si morn e si nuk morën pjesë në to. Ndryshe, serbët e Kosovës mund të votojnë në tri mënyra tjera, siç është thën.

1. Përmes Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë,
2. Përmes postës, dhe
3. Duke votuar në qytetet më të afërme në Serbi.

Nuk di të jenë mbajtur zgjedhje në një shtet tjetër për zgjedhjet e shtetit tjetër. Përse, pra të mbahen në Kosovë. Mos na qenka aq engjuj serbët?

Serbët dinë vetëm frikën! Nuk e them vetëm pse mundem ta them, por e them pse është kështu. Ata janë sikur Miza, që thonë, e di ku e lëshon mjaltin! Këtë e argumentoj me moskërkesën e tyre në shtetet tjera për organizimin e zgjedhjeve serbe në Serbi. Serbia nuk kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në Rumani, Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Hungari, shtete me të cilat kufizohet njësoj si me Kosovën.

Vetë kërkesa serbe për organizim të zgjedhjeve në Kosovë është provokuese për të matur pulsin e Qeverisë së Kosovës, se sa ata janë seriozë në punët shtetërore e qeveritare në Kosovë, jo se ajo ka nevojë për një grusht votuesish.

Sa u përket zgjidhjeve të ndryshme se kërkojnë kompromise, është e vërtetë, por kompromisi nuk duhet të kërkohet vetëm nga njëra palë. Ai duhet të jetë i dyanshëm. Çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova? Të heq dorë nga Pavarësia e saj? Kjo është kërkesa e Serbisë dhe e serbëve. Deri sot, qëndrimi i ambasadorit gjerman, nuk ishte qëndrim i Gjermanisë.

Nuk është e vërtetë se Kosova prej kohësh nuk është pajtuar për zgjidhje pragmatike me Serbinë. Këtu është e kundërta, Serbia është ajo që nuk është pragmatike. Edhe vetë kërkesa e saj nuk është pragmatike, por provokuese dhe injoruese e shtetit të Kosovës, pse nuk i është drejtuar fare me kërkesë Qeverisë së Kosovës. A t’ua bëjmë të mundshme dhe të lejueshme pa kërkuar fare ata? Kopsova dhe Serbia duhet të bisedojnë ndërmjetvete, jo gjithherë me ndërmjetësues.

Ne jemi fqinj dhe, përkundër që na kanë vrarë, pëagosur, kidnapuar, shkatërruar, ndjekur e përndjekur nga shtpitë tona dhe nga Kosova, nëse shikojmë nga e ardhmja, duhet të bisedojmë, për çka janë krijuar edhe zyrat ndërlidhëse mes dy shteteve, zyra që janë në nivel të ambasadave, por që Serbia nuk prnon të quhen ambasada, pse nuk e pranon por e lufton me të gjitha mjetet Republikën e Kosovës.

Zotëri ambasador. Përse nuk e pyet Serbinë se për çka ajo është armatosur, kundër cilit shtet e cilit popull?

Të gjitha pakënaqësitë QUINT-i do duhej t’i paraqisnin dhe t’i thoshin kundër Serbisë, jo ndaj Kosovës!

A do të lejonte cili do nga shtetet e juaja mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për një shtet tjetër në shtetin tuaj! – Jo! A do të lejonte Serbia të mbahen zgjedhje të shqiptarëve atje për zgjedhjet në Kosovë – Jo!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.