8 dhjetor, festa e Rinisë – Pse nuk u bashkova me studentët?

0
115
Mehmet Elezi - Nuk isha student i dhjetorit

Mehmet Elezi

JAM HIJE,
QË BANOJ NË HIJE,
DHE USHTAR QË LUFTOJ KUNDËR HIJES!

Pse nuk u bashkova me studentët?

1.
Ai dhjetor (1990) nuk më kishte gjetur student. As profesor universiteti. As intelektual të pavarur.

Intuita dhe arsyeja më thoshin se më mbushamendës do të ishin udhëheqësit që kishin dalë e do të dilnin prej brenda, prej studentëve dhe profesorëve të universitetit. Ata do të ishin më të përligjur e më të besueshëm në krye të protestave studentore. Ata dhe jo të tjerë që mund të vinin nga jashtë, kushdo të ishin ata, cilatdo të ishin bindjet e tyre të sinqerta, vendosmëria e përkushtimi.

2.
Çështja tjetër lidhej me të ardhmen time.
I ndihesha borxhli sidomos krijimtarisë letrare. Kish qenë klithma ime e parë. Falë rekomandimit të Ismail Kadaresë, në vitet studentore kisha botuar përmbledhjen e parë me poezi Zhurmojnë Ujvarat. Më pas një shkëputje e gjatë, e dhimbshme. Kisha humbur shumë kohë. Vite rinie plot frymëzim e vlagë.

Kështu kishin ardhur rrethanat, s’kishte qenë zgjedhja ime. Tashti duhej me ba zgjedhjen time.

3.
Trimërinë e secilit në luftë nuk e shton as nuk e heq vendi ku rreshtohesh, u kishte thënë luftëtarëve Aristidhi i Mirë.

Pra mund të luftosh edhe si intelektual, pa u rreshtuar në formacionet e mirëfillta politike. Por në çdo rast “do ta them hapur se kush jam”, thotë Leon Filipe:

Jam hije
Që banoj në hije
Dhe ushtar që luftoj kundër hijes!

(me shkurtime nga “Nuk isha student i dhjetorit”, botim i dytë i plotësuar, 2015)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.