PISA 2022 – rënie e arsimit, e sidomos e shkencave ekzakte

0
131
Trends in mathematics

Rozafa Zmijani

#PISA2022

“Nese njerezit nuk besojne se matematika eshte e thjeshte, kjo eshte vetem sepse ata nuk e kuptojne se sa e nderlikuar eshte jeta.”

Per 10 vite kam qene lektore ne Universitetin e Shkodres, dega matematike 2007-2018, dhe mund ta them me keqardhje se nga viti ne vit numri i nxenesve qe rregjistroheshin ne degen e matematikes ishte ne ulje, dhe shume pak prej tyre ishin ne vendin e duhur. E para lende qe u hoq ishte Analiza Hilbertiane (shume e veshtire per nxenesit, menduar nga departamenti/FShN), filluan te futen lende pak me “te pranueshme” mikse…

Si nje e diplomuar ne 1998 ne 5-vjecarin e dikurshem te FSHN Tirane, e kam thene gjithmone me ze te larte, nuk mund te “sajosh” ne shkencat ekzakte, nuk mund te “prodhosh” mesues per numer, nuk mund te barazosh dijen me mosdijen. Kjo vlen per gjithe sistemin arsimor ne rang kombetar, por me vjen keq per Universitetin e Shkodres, pasi nder vite eshte krenuar nje Shqiperi, me mesuesat qe ka nxjerre.

Para dy muajve ne tv kombetare dhe lokale, titrat u mbyll x dege e shkencave, numri i te rregjistruarve ne shkenca bie ne nivelet me te ulta etj..
Mund te thoni, ç’lidhje ka Universiteti?

Çdo hallke ka rendesine e vet, por mos harroni se çdo profesion fillon me mesuesin. E ka me shum se dy dekada qe mesuesi eshte personi ne fund te piramides (flas per at mesuesin pasionant dhe te dashurum me profesionin e vet).

Kjo situate nuk eshte vetem ne Shqiperi, gjithe vendet e Europes Periendimore kane tregues ne ulje, por ajo qe bie ne sy eshte renditja e Shqiperise dhe renia nga v.2018 : Matematika -69, leximi (aftesia per te kuptuar, perdorur dhe reflektuar tekstet e shkruara, per te zhvilluar njohurite dhe potencialin) -47, shkencat -41.

Pisa2022 eshte nje mates i nivelit arsimor, ndoshta realiteti eshte pak me i mire, ndoshta eshte edhe me keq, ajo qe vlen eshte se ky raport kerkon reflektim te thelle, nga te gjithe Ne. Sic thote shprehja ‘vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta’, dhe ne kete balte jane femijet tane qe sot jane ne shkolla. Dhe ky eshte rezultat i me shume se dy dekadave qe nga hapja e dyerve te universiteteve apo çelja e tyre si kerpullat pas shiut, ose sic mund ta quajme ndryshe “liberalizimi i universiteteve” qe “prodhoi” nje armate mesuesish sa per numer, e deri tek neglizhenca e nje profesioni qe eshte fillesa e funksionimit te cdo institucioni, profesioni, apo c’eshte me e rendesishmja individi ne shoqeri.

Nuk eshte kurre vone, per te rishikuar ligjet, reformat, rekrutimet, pse jo edhe ajo qe askush s’ka guxuar ta preke, aftesine dhe profesionalizmin e mesuesit, dhe te strukturave pergjegjese. Vendosja e mesatares ishte nje hap i vogel por nuk mjafton, pasi demet kane rrenjet larg dhe thelle.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.