NJOFTIM PËR REALIZIMIN E FESTËS KUSHTUAR “PLISIT TË BARDHË”

1
315
Albanian plis varieties
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🙏🙏

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shoqatave Atdhetare-Kulturore që operojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ndajmë me ju njoftimin për mbatjen e aktivitetit kushtuar PLISIT TË BARDHË(QELESHE, KAPUÇ etj), më datën 17 Shtator 2023 si një nismë e marrë nga Shoqata Mbarëkombëtare Bytyçi dhe e mbështetur tashmë nga shumë simotra të tjera si dhe shoqëria civile me motivacionin për ta shpallur këtë ditë ”FESTË KOMBËTARE”, si dhe për të paraqitur kërkesën tonë që të njihet edhe nga UNESKO si një vlerë kombëtare e jona.

Sigurisht që për realizimin e kësaj nisme kërkohet një bashkëpunim i madh nga aktorë të ndryshëm jo vetëm nga shoqëria civile, por edhe nga organizmat shtetërore, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.

Gjithashtu ju informojmë se këtij aktiviteti do t’i paraprijë edhe mbatja e një takimi në nivel kryetarësh të shoqatave të ndryshme, të cilët do të njoftohen nëpërmjet adresave të tyre.

Duke falenderuar z. Agron Gjedia (Kryetar i Shoqatës Bytyçi), për nderin dhe besimin e dhënë në përfshirjen time në grupin e punës, ju bëj me dije se për orën dhe vendin e realizimit të festës kushtuar PLISIT TË BARDHË do të njoftoheni në ditët në vazhdim.
Kontributi i secilit prej jush, me të gjitha format e mundësitë është i mirëpritur!

Ta bëjmë unikale gjithçka që ka të bëjë me rritjen e vlerave kombëtare e që të bëhet kjo, përveç dëshirës së mirë, duhet punë, përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri në atë që merr përsipër.

Të gjithë së bashku mundemi të bëjmë gjëra të bukura e të përmbushim misione në dukje të pamundura.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Dërgoi Ferit Hoxha

1 KOMENT

  1. Ju lumte sa beni per rruajtirene trashegimive kombetare sic eshte *Plisi i bardhe* (Qeleshe apo Kapuci shqiptare* si simbol kombetar. Tej oqeanit jemi dhe kete tradote mundohemi ta ruajme, kjo nga mbare atdhetare. Ne toronto kemi disa lokale me ekspozimte qelesheve shqiptare ekspozuar ne Virtinat e tyre, shoqeruar dhe ne stemen e erpublikes disa. i gjen keto te ekspozuara ne vitrinat e loklaleve te tyr mes Torontos e gjetke.

    Ju lumte ketyre familieve dashamires atdhetare nga jugu ne veri te atdheut origjina; nga jugu ne veri. Ju lumte. Me rastin e *16 Shtatorit* Dites se *Veteraneve e Pasardhesve*ne Toronte,do manifestohet me ato ne duar e koke, ne tre lokalet shqiptareve.Grupi arristik i shoqates Shqiptaro Kanadeze* me ne krye atdhetaret Pasionante Arian Zholi, Bardhyl Musa, Alma Çela dhe Aldo qesaeperuroi lokalin me emrin *ALBANIA* sa keto *qeleshe* simbol kombetar ne Vitrina.

    Ju faleminderit aktoreve realizuaes. Si Pasardhes veterane i perkrahim kete aktiviste atdhadashes.
    Ju prifte e mira. Ju faleminderit Ju banore te *Plisit te Bardhe*te BYTYCIT * per aktivitein qe do organizoni me 17 Shtator.
    Ne ne Toronto, manifestojme me *15 shtator,* si Pasardhes Veterane* me – MBAREATDHEUN – KRYEFJALE… Manifestime Gezuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.