TINKA KURTI

0
261
Tinka Kurti

Nuk e di kohën e saktë, kur më ftuan për drekë bashkëveprimtaret Miradije Maliqi dhe Mirëvete Xhemajli. Them që duhet të ketë qenë viti 2000. Duhej të shkoja në banesë që ishte në pallatin ku e kishim pas zyrën e Fondit „vendlindja thërret“, në Tiranë të re. Në fakt atë ambient për zyre, rreth 140 metra katrorë, e kishte ble Ramiz Lladrovci me mjete të Fondit dhe e kishte regjistruar si pronë të tij dhe të Xhavit Halitit.

Në atë zyrë ishin kryekoordinatorë Ramiz Lladrovci dhe Halil Selimi, të cilët në korrik 1998 i kishte zgjedh Këshilli i Përgjithëm i Lëvizjes…

Pra, në atë pallat një banesë e kishte ble çifti Mustafë e Mirëvete Xhemajli. Në ndërkohë, më ngjanë, prej tyre e kishte ble çifti Miradije dhe Rexhep Mlaiqi. Miradija më tha se kishte qejf të mos e refuzoja ftesën, meqë mysafire nderi kishte Aktoren Tinka Kurti. U ndieva i nderuar për atë favor që mu ofrua, meqë për Tinkën kisha admirim të madh.

Tika qysh në fillim kuptoj se isha malok nga ana e saj. Sapo mori vesh që kisha origjinë nga Malësia Vuthaj, e Rrethit të Plavë-Gucisë, ajo shpërtheu: „Tashmë po më zhgënjejnë edhe malësorët e mij që nuk po më dalin zot…“

Në ambint shumë shoqëror Tinka rrëfeu peripecitë e saj, duke filluar nga Vendlindja e saj në Sarajevë. Babai i saj, ushtarak karriere (studimet përkatëse i kishte bërë në Austri), Dedë Kolë Thani, ithtar politik i Nolit, ishte dënuar me vdekje nga Mbreti Zog, për tintimvrasje, prandaj ishte arratisur fillimisht në Cetinj (Mal i Zi), prej andej në Sarajevë.

Në Sarajevë Babai Dedë ishte njohur me Hungarezën Elizabetë, kushërinë e Xheraldinës së Ahmet Zogut (dhe e Presidentit francez Sarkozy). Në Sarajevë ishte lind Tinka, më 17 dhetor 1932.

Ndërkohë Deda ishte amnestua dhe kthye në Shqipëri. Në Shqipërinë naziste, Dedë Kolë Thani ishte emëruar prefekt në Tuzë të Malsisë së Madhe. Në fund të Luftës jugosllavët e kishin burgos dhe dënuar 25 vjet burg. Në vitin 1970, Pushteti i Shqipërisë, për hir të Tinkës, pranon riatdhesimin e Dedës në Shqipëri, pasi e kishte vuajt burgun 25 vjeçar në Goli Otok të Jugosllavisë…

Mbaj mend ekstra ankesën konkrete të Tinkës: „Tokën tonë në Tiranë, Pranë Parkut, ma kanë uzurpuar. Pushtetarët më mashtrojnë. Nuk ma japin as dosjen e Vjehrrit, meqë toka ishte pronë e tij. Uzurpuesi ma ka kërcënua Djalin e vetëm, Zefin, prandaj është arratis në Kanada dhe unë kam mbet krejtësisht e vetmuar…

Duke dëgjuar rrëfimin e Tinkës i rash numrit të telefonit mobil të Shaban Sinanit, atëherë Drejtor i Arkivit të Shtetit. E luta të gjente dosjen e Vjehrrit të Tinkës (fatkeqësisht nuk po më kujtohet emri për momentin, por mbiemrin e kishte Kurti). E parlajmërova, për disa minuta do t’i shkonim në zyrë. Shabani më luti: „Meqë kam respekt shumë të madh për Tinkën, të lutëm, ejani nesër në mesditë, sepse dua të përgatis një kotej për ta mirëprit Tinkën. Deri nesër do ta kem gati edhe dosjen.

Tinkës iu mbushen syt me lotë: “Po shpresoj, kjo telefonatë nuk ashtë mashtrim i radhës“.
Tinka shfaqi edhe dëshirën për ta vizituar Vendlinjen, Sarajevën.

Ndodhi surpriza e madhe. Në dosjen e Vjehrrit të Tinkës, funksionar i lartë në Mbretëri të Zogut, gjendet edhe një patiturë e një kompozitori të famshëm austriak. Vjehrri i Tinkës kishte studiuar në Vjenë dhe kishte qenë shok me kompozitorin. Ai ia kishte dhuruar atë patiturë. Shabani e prezanton patiturën në Ambasdë të Ausrisë. Ata mrekullohen. E lutin Shabanin të shfaqte kërkesë kompensuese financiare, që patitura t’i dhurohej Ausrisë.

Shabani prezanton mungesën e ajrosjes profesionale të Arkivit të Shtetit. Shteti Austriak financon rreth 600 mijë USD sistemin e ajrosjes se Arkivit. Në Tiranë vjen Ansambili i Austrisë për ta luajt për herë të parë patiturën, që ishte gjet në Arkivin e Shqipërisë. Shabani më shprehu edhe mua falënderimin: „Edhe bezdisjes që kam pas prej teje herë pas here kanë qenë pjellore…

Fatmirësisht Vuthajani i Qeremit (Lagje e Vuthajve në Shqipëri). Perlat Gojçi, shprehu gatishmëri ta koordinonte vajtjen e Tinkës në Sarajevë, bashkë me stafin që do bënte atje videoinçizime. Ai njëherit u zotua që toka e uzurpuar ose do t’i kthehej Tinkës ose do t‘i kompensohej financiarisht nga uzurpuesi. Duhet të ketë ndodhur varianti i dytë, siç më kanë informuar pastaj.

(Ibrahim Kelmendi)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.