MJEKËRBARDHI XHA DERALLA

1
308

Kalosh Çeliku - garip NGA KALOSH ҪELIKU

Xha Deralla lindi në vitin 1842, dhe sipas amanetit që e la përsëgjalli: mos ta përcjellin rrugës pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem”, por rrugës pas “Ҫuke” t’i futet tinës në “Xhehnet”. Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950. Një vit para lindjes time në Katund?! Pasardhësit të humorit dhe satirës. Autorit të librave: Trumbetat e Tellallit (1992), “Kali Trojës” nëpër “Bita – Pazar”(1994), Si u ndava me Gruan time  (satira, 2001), Kur bërtet “vojvoda” e pjellë Kurvë Partia (satira, 2008), Xhadia (piblicistikë letrare, 2011), Rrufjani (publicistikë letrare (2012), Lavdi “heronjve” të Xhadisë (publicistikë letrare, 2014) etj.

Kontribut të madh, humoristi dhe satiristi Xha Deralla dha në fushën e humorit dhe satirës mes shqiptarëve në Kërçovë. Edhe, në qytetet e tjerë përreth. Poashtu, edhe në atë të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe anekdotave, qe një legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet se ka qenë një legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i  popullit. Shakatë e tia të kripura me humor, u bartën braz pas brezi nga gjenerata në gjeneratë.

Anekdotat për xhandarët e serbit, dhe hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera vlera artistike të humorit dhe satirës, ende janë gjallë gojë më gojë të popullit, që së shpejti pritet ta shohin dritën edhe si libër. Pse, jo: edhe në përmendore te sheshi “Ureja”, para portës të Xha Mazllëmit. Shkam, ku e kalonte edhe më së shumti kohën në pusi të personazheve të anekdotave. Shkak, që shumica e udhëtarëve të katundeve përreth, frikë kishin të kalojnë nëpër katundin Cërvicë për të shkuar te fshatrat: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.

Xha Deralla interpretoi dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve popullore. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë (dëshmi historike), autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni hëna për me dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes, Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve etj.

Vite me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor tradicional: Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj shqiptar në “Serbinë e Madhe”: Xha Deralla. Nastradin Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është personalitet i trilluar nga populli. Edhe, pse: anegdotat e tia qarkullojnë gojë më gojë. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka ende shkrimtarë, që janë marrë dhe merren me humor dhe satirë.

Në vitin 1989 shpërtheu edhe Lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete. Reagimeve me anë të kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri tek organizatat e ndryshme botërore.

Përkrahjen, që i dha vite me radhë hapjes të Universitetit të Tetovës. Organizimin e manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në Kampin e të dëbuarve kosovarë në Ҫegran (1999), dhe “Takime nën Rrap” (1997), që i kishte mbi shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Edhe atë dihet, në mes të dy zjarreve: nga njëra anë e maqedonasve, dhe ana tjetër e mashave politike shqiptare në pushtet, që i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë.

Megjithatë, qëllimi dihej: Rruga për në Baba Tomor. Malin e Perëndive, ku pihej vera, lindëte Poezia. Dhe, bëheshte dashuri me Zanat e Malit. Patjetër, duhej hip në Baba Tomor. Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim i veçantë kulturor – artistik të jetë tradicional. Nuk e donte edhe Zoti të hipin shqiptarët në Baba Tomor.

Në vitin 2001 plasi lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë. Flakë. Frikë. Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve dhe shqiptarëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin maqedonasit. E shi, sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët.

Vite me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike partiake të strukura në Ministrinë e Kulturës me vende pune partiake dhe honorare marramendëse. Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse: ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe me vonesa të mëdha disa vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare.

Në fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës mbarëkombëtare. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni!…”

Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me poezi për kulturë shqiptare, me forcat tona, ndihmën e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, z. Vllado Toleski dhe Xhemës, pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim kulturor arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë Zoti, Nesër të jetë Tradicional Ndëkombëtar.

Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Diaspora, me të vetmin  qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallje te “Çifligu i Xha Derallës”, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve.

Dhashtë Zoti, vitin tjetër që vjen (2024), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës  e përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e zbulojmë përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para porte Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të Çelvjollcës, në Katund, me Dy shtama verë të Zanave Malit…

Poetët para Muzeut të Luftës Dytë Botërore, rrëzë Kalasë historike në Kërçovë (2014)…

1 KOMENT

  1. Miresite JU SHOQEROFSHIN; te tilla *SJELIE * MANIFESTOFSHI! .Dite njemije i nderuar Kalosh Celiku mbare KOMBIT TONE!sa na sillni.
    Ju prifte e mira.nga Toronto me ne krah BASHKATDHETARE DASHAMIRES-ju UROJME!. Me ju; drejt atdheu po nisem (fatekqesisht tej oqeanit-vite)-87 vjecari Guri Naimit D.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.