Piktore e ngjyrës dhe e formës

0
233
Vjosa Bujari-Maliqi

Ilir Muharremi, kritik i artit

Artistët mundohen t’i japin kuptim shijes së nuancës së ngjyrave, pra e shkëlqimin e ngjyrave, qartësinë e vijës, shkallën e tingujve, te më e veçanta duke tejkaluar gjendjen normale. Artistja Vjosa Bujari – Maliqi në pikturë shpalos tensionet esktreme të forcës që shkaktohen nga magma e shpirtit e që rizgjonë në retrospektivë gurin me akcentim të ngjyrës së blertë, ca nuancime portakalli, pak me të zezë, deri te bluja e fortë e qelur me shtresë të hollë, ca vija zigzage i japin shije dhe estetikë veprave.

Ngjyrat pushojnë sipër gurëve, mes gurëve, në prapavijë si imazhe parësore të një vizatimi asociativo-simbolikë. Vijat e holla i shohim si elemente dominante mbi gurët e copëzuar të shpërndara në renditje kompozicionale të qartësisë së idesë, pra e bartin ngjarjen, porosinë dhe problemin figurativ. Definimet e saja janë të drejtëpërdrejta nën një rrjedh spontane të mendimeve nga pulsimet kreative. Vija, ngjyra, forma janë elemnte parësore dhe thelbësore për të shpërfaqur idenë dhe konkretizuar porosinë. Këta gurë ca në pozita horizontale e ca në vertikale, janë të ngjitur njëri pas tjetrit, të shpërndarë por të tërhequr me forcat e veta, pozojnë trupin e njeriut pra duke lidh përsosmërinë e ekzistencës deri te lindja e plotësisë.

Nëse syri kuadron nga një distancë, vëren fiziologji, plot karaktere në planin e parë të pikturës, ca me dimensione më të mëdha e ca më të vogël, të ngjeshur , me trajta moderne e herë edhe ekspresive, shëmbëllimi i thjeshtë thujase gjatë shikimit gurët flakën në syrin tim dhe buisin imazhe të shumta që janë shpikje nga mendja, vegime, ëndrra, virulenca psikike, narrativa poetike, simbole. Në planin e dytë sfondi krijohet nga bardhësia, grija, e verdha, blerta, ky gërshetim mes dy planeve gufon me spontanitetin ekspresiv në një kompozcion racional, gjallëron ritmi dinamik i formave, vijave që hyjnë në funksion të figurave njerëzore duke përdor simbol gurin. Paqtohet me motive, shkallëzime estetike, sublime, liri të shprehjes, poetikë, simbolikë dhe filozofi.

Piktoren e frymëzon njeriu, akti i njeriut, përditshmëria, komunikimi, fjala, imazhi që bëhet trup, lëvizje, përtej gjendjes psikologjike njerëzore e krejt kjo në konturat e artit modern. Njeriu sëpari bëhet nga një vijë, shpërthen në pëlhurë, inkuadrohet brenda dy formave kuadrante dhe gjysëm kuadrante të ndërlidhur me kompozimin. Loja bëhet ekspresive, melodioze, dramatike, tragjike që gjallërojnë ngjizje të brendshme të figurave, kokave copave të tjera të anatomisë së njeriut, deri te një përhumbje abstrakte moderne.

Vjosa Bujari Maliqi u lind më 24.02.1964 në Prishtinë. Të gjitha fazat e shkollimit i kreu në Prishtinë në Fakultetin e Arteve, dega Pikturë në klasën e prof Nysret Salihamixhiqit në vitin 1988. Pas diplomimit prej vitit 1988 deri më 1995 punoi si Profesoreshë e Arteve Figurative në “Shkollen Fillore Dardania”. Në vitin 2002 deri në vitin 2005 punoi në OJQ “War Child” në poziten Fascilitatore e Punëtorive më fëmijë dhe të rinjë. Prej vitit 2006 dhe aktualisht, punon në SH.M.T 28 Nëntori si Profesoreshë e Arteve Figurative.

Ekspozitën e parë personale e ka hapur në SH.K.A Agimi, Prizren, më 1996. Në vitin 1997 ka hapur ekspoziten personale në Prishtinë. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive si femra krijuese në rajon dhe Malin e Zi. Në vitin 2005 ka qenë pjesmarrëse në ekspozitën që është hapur në Muzeun e Kosovës. Gjithashtu, ka qenë donatore me një punim për javen e SOS Fshatit të fëmijëve me moton “Pak nga ju… vlenë shumë për mua”. Në vitin 2018 hapi ekspozitën personale në Galerinë Monet.

Është pjesëmarrëse e rregullt në Galerinë “Speak Easy”- “Artistët për Artistët”. Është anëtare e AAV të Kosovës. Punimet e saj janë në pronësi të individëve, institucionëve, Galerive të qyteteve të ndryshme të Kosovës dhe në rajon. Është pjesëtare aktive në Kolonitë dhe Simpoziumet e shumta që mbahen nëpër vend dhe rajon. Ka hapur ekspozitë përsonale në Shkodër më 2022. Çmimin e parë për pikturë e ka fituar në Klinë.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.