E, Ç’KA KA MË SHUMË SE KAQ NJË SHTET?

0
286
Marrëveshja për asosacionin

Gani I. Mehmeti

Stemën po, himnin po, flamurin, po! Çka i duhet tjetër një shteti?

Unë e di se këto tre simbole ka vetëm shteti, kur bëhet fjalë për Asociacionin serb.
Mund të ketë stemë, e kanë edhe komunat për dallim nga njëra-tjetra, mund të ketë edhe shoqata, e çfarëdolloji qoftë. Mund të ketë flamurin ndonjë ekip sportiv, më duket, por himn nuk ka asnjë, përveç shtetit. Madje, Kosova edhe himnin e ka të cunguar, jo ashtu si i prgjigjet.

Nuk ia lanë himnin e vet Republikës së Kosovës, qoftë Ahtisari, qoftë serbët përmes bashkësisë ndërkombëtare, qoftë edhe partitë politike shqiptare përbrenda vetë Kosovës.

Dhe, a do i flente një himn më i mirë se “KUR KA RA KUSHTRIMI NË KOSOVË”, Kosovës? Jo, nuk ka, asnjë himn më mirë nuk i fle e as i rri. Mirëpo, me gjithçka, ende pa u shpallur Pavarësia e Kosovës, ndërhynë të gjithë, që vetëm elemente kombëtare shqiptare të mos ketë as himni as flamuri, dhe, se si ende nuk u ngopën me gjithë këto ndërhyrje, por çohen e sot kërkojnë të ketë edhe himn edhe flamur asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe sërish thonë se nuk do të prekë Kushtetutën e Kosovës! Kjo është një çmenduri e llojit të vet.

Shihni  Nenin 11. As komunat Brenda Serbisë nuk do të ishin më serbe se këto në Kosovë! Deri edhe me referendum për ndryshime kur të duan e çka të duan, se ata jan aq të “drejtë”, aq “njerëz” dhe sikur u munguka çdo e drejtë në Kosovë sot!  Vuçiq, pikërisht kjo është një marrëzi, kur e thoshe me rastin e Kosovës Lindore!

Edhe Komandantin e policisë ta zgjedhin ata vetë për ato komuna!

Edhe burimet natyrore (depozitat e qymyrit, xeheve të metaleve dhe jometaleve, ujit, rrugëve ujore, të tyre burimet, burimet nëntokësore dhe gjeotermale, etj.) të vendosura në territorin e Komunitetit t’i menaxhojnë ata vetë, sikur këto komuna nuk bëjn pjesë brenda Kosovës!

NENI 54: Asetet me interes të përbashkët (tokë bujqësore, pyje dhe tokë pyjore, ujë në tokë, ujë objektet, rrjetet e furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë, burimet natyrore të mbrojtura, të mirat kulturore, etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të menaxhohen nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit.

Po ashtu, asetet në përdorim të përgjithshëm publik (rrugë publike, hekurudha, tunele, ura dhe struktura të tjera të cilat përbëjnë pjesë integrale dhe funksionale të rrugëve publike, hekurudhave, tuneleve, urave, rrugëve, shesheve, parqet publike etj.) të vendosura në territorin e Komunave Anëtare të Komunitetit, do të jenë menaxhohet nga Komuniteti, Statuti dhe vendimet e Kuvendit.

Vuçiqi e ka ditur përmbajtjen e këtij draftstatuti, i cili është përpiluar me dirigjimin e tij, prandaj e kërkonte me ngulm këtë asociacion, prandaj thoshte për Kosovën Lindore se është marrëzi edhe vetëm ta kërkosh, lëre më edhe të bëhet!

Jo, nuk duam të hyjmë as në Europë pa veriun e Kosovës, të sakatasour e të përgjysmuar si shtet e si Kosovë.

Madje, këso fare, as do të kërkoja një njohje nga Serbia, por do të funksionojmë si shtet i pavarur nga Serbia.

Ky, Asociacion si është paraqitur, është shtet.

Merre me mend, në asnjë rresht, në asnjë nen, në asnjë vend nuk është cekur, përmendur e shkruar Republika e Kosovës!

Këtu është bërë fjalë për një shtet, jo as brenda shtetit të Kosovës, por për një shtet krejtësisht të pavarur, por gjithsesi i dirigjuar nga Serbia.

Këto të gjitha, është dashur t’i shohin edhe ndërmjetësuesit e bisedimeve. Në vend të Albin Kurtit, është dashur vetë Borelli e Lajçaku ta hedhin poshrtë këtë draftstatut. A do të pranonin ata një diçka të tillë në shtetet prej nga vijnë?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.