Mbresa nga libri i Enver Memishaj “Lepenica e Vlorës. Shënime historike”
Nga Luftar Veshi
Regjizor i Teatrit dhe Estradës
Jam nisur nga Vlora për të vajtur në fshatin Lepenicë. Në dorë mbaj librin e studjuesit të nderuar Enver Memishaj “Lepenica e Vlorës. Shënime historike”, që sapo ka dalë në qarkullim. Kthesat që gjarpërojnë Luginës së Shushicës të marrin mëndjen me hijeshinë e bukurinë e rrallë. Pa e kuptuar i afrohemi Lepenicës që qëndron si zonjë në këmbët e malit të Quramëngës. Qëndron aty hijerëndë fshati im.
Libri “Lepenica e Vlorës” është shkruar me dashuri e respekt nga studjuesi i historisë z. Enver Memishaj. Një vepër enciklopedike, siç vë re me të drejtë prof. dr. Luan Malltezi, ku gërshetohet shkenca e historisë me hulumtimet e zhdërvjellta të autorit, qysh prej lashtësisë, mjegullnajave të epokave mesjetare, luftrave për mbijetesë që nga pushtimi romak e deri në ditët tona.
Libri është i formatit 17 x 24 me 750 faqe dhe është ndarë në 17 kapituaj, njeri prej të cilit përfshin faksimile të dokumenteve. Recensa është bërë nga prof. dr. Lun Malltezi, recensa e të cilit botohet në hyrje të librit dhe dr. Bujar Leskaj.
Përmbajtja e librit është bazuar në më shumë se 700 dokumente të cituara dhe shumë të tjerave të cilat autori nuk i citon. Në fund të librit është bibliografia, ku citohen me saktësi fondet e Arkivit Qëndror të Shtetit, Arkivit së Ministrisë Punëve të Brendshme, dokumente, fjalorë, libra, gjithsej 184, që autori u është referuar, botime folklorike, revista, buletine dhe gazeta të ndryshme që nga vitit 1913.
Kështu, vepra e strukturuar në një mënyrë të tillë, sikundër thonë edhe recensusit, paraqet një punim i mirëfilltë shkencor dhe për këtë duhet vlerësuar autori, z. Memishaj.
Vlerat e veprës me të drejtë janë vënë në dukje edhe prej prof. dr. Aleks Trushaj, avokat prof. Kastriot Frashëri, mësuesi Begë Begaj etj.
Pas valëve e dallgëve të jetës, Lepenica vazhdon të qëndrojë aty si një zonjë e bukur, siç e ka edhe emrin: vend i bukur, na pret e na përcjell me dashuri prej nëne. Atje kemi të parët tanë, varret që kanë lënë, atje kemi zemrat tona.
Enver Memishaj, me këtë libër ka bërë një rrugëtim të rrallë në histori, për të flakur tej mbi bazën e dokumenteve mjegullnajat që u munduan të na damkosnin pa mëshirëe pa të drejtë, në kohë lufte dhe në kohë paqje, sistemi diktatorial komunist.
Autori analizon mbi bazën e dokumenteve të shumëtë, veçanërisht përballtjen që padrejtësisht kanë përjetuar bijtë e bijat e këtij fshati, në kohët moderne prej diktaturës komuniste edhe pse kishin luftuar me përkushtim për vatan kur e shkelnin hordhitë e huaja.
Lepenica del përmes kësaj vepra madhore, trimëresh, bujare dhe e mënçur e mbi të gjitha një fshat atdhetar që na ka nderuar e na nderon ne bijtë e bijat e saj. Autori ka gërmuar thellë në kohë dhe na prezanton një fshat dhe realitet krenarie e dashurie për jetën, njerinë, për vatanë, ku dhanë jetën bijtë e bijat e saj.
Rrugëtimi është i gjatë, qysh në prehistori, me Shpellën e Shkruar, një monument me vlera kombëtare, një monument arkeologjik e historik që përcjell lashtësinë e kombit tonë, qysh kur njeriu është shfaqur mbi tokë, por ky monument sot është i braktisur dhe i lënë në harresë, qëndron atje në mal dhe pret të ruhet e të studjohet.
Ngjarjet, në këtë studim madhor me tipare enciklopedike të z. Memishaj,përcjellin njera tjetrën, luftra, tradhëti, pabesi, lufta e pabesë vëlla-vrasëse, ulje – ngritjet e kohrave .
Me librin voluminoz në dorë të historisë së Lepenicës, origjinës së të parëve tanë, qëndroj për karshi dhe më duket se koha rrëshqet para syve të mi së bashku me lepeniciotët e mirë, të dashur, të mënçur të besës dhe të nderit.
Autori i librit z. Enver Memishaj me shumë dashuri e përkushtim i ka ngritur vendlindjes një monument përjetësie ku lepeniciotë dhe më gjerë gjithë krahina do të gjejnë sesi ka ecur jeta e tyre që nga muzgu i shekujve të lashtë deri në ditët tona.
Me dukumentet e shumtë dhe me referimet e shumta që bën autori duket sheshit se kjo është një vepër që për ta shkruar e botuar autorit, siç shprehet ai, i është dashur gjithë jeta e tij.
Rëndësia e kësaj vepra qëndron në faktin se për herë të parë shkruhet e botohet historia e këtij fshati. Enver Memishaj me mendje mpreftësinë që e karakterizon ka ditur me sukses ta japë historinë e vendlindjes së tij në harmoni me krahinën e Mesaplikut, Labërisë dhe Shqipërisë, kështu që vepra paraqet interes dhe vlera pasi është një pjesë e historisë së popullit shqiptar.
Ftoj të gjithë fshatarët e mi ta blejnë, ta lexojnë dhe ta propogandojnë , këtë libër, pasi është një libër që duhet ta mbajnë nën jastëk.
Nderime të veçanta dhe vlerësimë të larta Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, drejtorit, deputetit, dr. Bujar Leskaj për botimin e librit.
Nderime e suksese autorit, prej të cilit mësuam historinë e të parve tanë.