Në dritën e lajmit
Kemi ardhur për pushime nga Amerika e largët në Kosovën tonë. Po marrim shlirë fyrmë sikurse është e lirë fryma e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Prishtina po e rritë shtetin me ndërtimet urbane. Sa ka ndryshuar përmes jetës së re urbane e pse edhe moderne, kryeqyteti i Republikës së Kosovës!
Ne mërgimtarëve na bëhet zemra mal dhe, e kemi thënë shpeshherë si rregull e pashkruar, në fjalën e gjeneralit të maleve të Kosovës (Isë Boletini):
Ne jemi mirë në diasporën në Amerikë, kur është mirë Kosova…!
Në lagjën e re të Prishtinës (lagjja e re të spitali) takoj njerëzit tanë, ata që deri dje, ua kishte ndalur frymën regjimi i Serbisë dhe pushtetet gjakpirëse të modelit fashist të S. Millosheviq.
Tashti jemi mirë!Jemi në tokën tonë dhe në frymën e lirisë së Kosovës, – thonë ata kur me takojnë.
Në mëngjes, sot, takoj një të moshuar nga Mitrovica. E përshëndes dhe pyes nga jeni…?
Po, jam nga Boletini, – më thotë fjalën shpejt sikurse flasin burrat e Buletinit, ndonëse i pati regjur historia të jenë të shpejtë, syçelë, të patrembur para hasmit…!
Po, si e kemi Boletinin e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit, – i them në shenjë respekti. Ai pa një pa dy më kthen përgjigjën burrërore:
Mirë është Boletini, mirë janë malet, por… paksa nuk i kemi mirë punët, – më thotë plaku i Boletinit.
Pse nuk i keni punët mirë, – i them plakut kur pesha e jetës ia dridhte hapat e udhës!
Po, Boletinin e kanë lënë vetë dhe kanë shkuar në qytet. Po, shtëpitë e Boletinit kanë mbetur të boshatisura, thotë plaku me një frymarrje të ngadalshme të jetës.
Para se ndahej, plaku e kthen kokën dhe me thotë edhe ketë fjalë:
Dje isha në Boletin dhe Kulla e Isë Boletinit ishte e mbyllur për vizitorët. Nuk më erdhi mirë që dyert e Kullës së madhe të kombit e të Kosovës të jenë të mbyllura, kur e kur, në ketë verë të pushimeve do të kemi shumë vizitorë nga diaspora dhe nga trojet etnike shqiptare…!
Në dritën e lajmit dhe të fjalës së plakut nga Boletini, do të ishte mirë që pushteti lokal, që e drejton njeriu i respketuar i popullit në Mitrovicë, Bedri Hamza, do të marrë vendimin e duhur, që, Kulla e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit mos të jetë e mbyllur për vizitiorët!
Prishtinë, 4 korrik 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com