Themeluesi i kompanisë Reinhold Würth është aktualisht i shqetësuar për luftën në Ukrainë. © dpa/ Marijan Murat
Nga: Sina Alonso Garcia, 24.08.2022 – FNP.de – Përktheu Arben Çokaj
Miliarderi Reinhold Würth e sheh luftën në Ukrainë si krizën më të madhe të jetës së tij. Një Luftë e Tretë Botërore është më e imagjinueshme për të se kurrë.
Künzelsau – Historia e suksesit të prodhuesit të vidhave Würth nga Künzelsau është jo vetëm për shkak të Reinhold Würth (87). Pasi babai i tij Adolf Würth themeloi kompaninë në vitin 1945, i riu Reinhold Würth mori përsipër kompaninë në vitin 1954 në moshën vetëm 19 vjeç dhe e zgjeroi atë në liderin e tregut botëror. Sot miliarderi i vidhave ka frikë për trashëgiminë e tij. Siç shpjegon ai në një intervistë për revistën e biznesit në Capital, ai është “i shqetësuar në një masë më të madhe se unë kam qenë ndonjëherë në 73 vitet e punës sime“, për shkak të luftës në Ukrainë.
Në funksion të luftës, Würth është kryesisht i shqetësuar për prosperitetin dhe sigurinë në Evropë. “Çfarë po përgatitet! A jemi tashmë në një Luftë të Tretë Botërore? Unë nuk e di. Por situata duket pothuajse e pamundur për t’u zgjidhur”, thotë ai. “Unë vetëm shpresoj që pas gjashtë muajsh gjithçka që kemi ndërtuar këtu do të jetë ende në këmbë.” Lufta e ardhshme botërore është më e imagjinueshme se kurrë më parë në jetën e tij.
Würth: Prodhuesi i vidhave ka ndaluar së bëri biznes në Rusi
Me më shumë se 83,000 punonjës në mbarë botën, Würth gjeneron shitje vjetore prej rreth 17 miliardë euro. Si kompania më e madhe në botë për teknologjinë e fiksimit, kompania nga Baden-Württemberg është vendosur shumë përtej kufijve shtetërorë. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Würth e ka mbyllur biznesin e saj në Rusi dhe po planifikon një tërheqje të plotë nga vendi luftarak.
Siç theksoi Würth, tërheqja nga Rusia ishte shumë e vështirë për të për shkak të marrëdhënieve të ngushta personale me punonjësit vendas. Sipas patriarkut të kompanisë, ai ruan një marrëdhënie të veçantë me punonjësit e tij, në të cilat komunikimi është gjithmonë në nivelin e syve. Për të, arroganca është “cilësia më e neveritshme që mund të ketë një sipërmarrës”.
Würth: Pas largimit nga Rusia dhe Ukraina, punonjësit duhet të marrin mbështetje financiare
Kompania Würth punëson rreth 780 njerëz në Rusi dhe 118 në Ukrainë. Në të dy vendet, punonjësit do të marrin mbështetje financiare pas tërheqjes së kompanisë. Ndërkohë, Reinhold Würth nuk është aspak sipërmarrësi i vetëm, që preket nga kriza. Shefi i Trigema, Wolfgang Grupp është gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen e kompanisë së tij të tekstilit.