Për mbylljen e mediumit “Klan Kosova-Serbe”, opozita, oligarkët dhe hajnat po derdhin lot krokodili!!!

0
159
Klan - Kosova

Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Opozita kosovare ne krye me Klan Kosovën-serbe akoma  janë në të drejtën  e “mos shkëputjes se Kosovës nga  Serbia”…

Dita qe lamë pas në Kosove u qua shumë pluhur nga  media  të ndryshme , nga e tërë opozita , hajnat të korruptuarit , analist të  ushqyer me nga një asht  serbo-sllav  etj. Lidhur me  njoftimin se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit. Tym  e flake  lëshuan edhe mediumet më të mëdha në vend, si Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend ,duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë nga e cila ata akoma  janë në të drejtën  e “mos shkëputjes se Kosovës nga  Serbia”…

Me të drejt “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë  vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k e cila nuk përputhet as me Kushtetutën tonë qe  një medium  i regjistruar në Serbi si” Klan LKosova” të operoj  në Kosovë si medium me analistët ma matrapaz  të shitur  tek Serbia të ndërmjetësuar  nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala etj….

Klan Kosova-serbe ka manipuluar qe shumë vite duke i mashtruar organet e shtetit të Kosovës duke mos e dhënë  edhe një cent tatim shtetit  te Kosovës!

Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për ‘pronarët e vërtetë të subjektit’ KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si ‘Kosovo’, ndërsa shteti i vet ende si ‘Serbia’, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë? Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës”.

Pra në bazë të këtyre  verifikimeve dhe   argumenteve  shumë të fuqishme  konstatojmë se ky medium  duhet sa më parë të del para  organeve  gjegjëse dhe  të përgjigjen para drejtësisë se Republikës se Kosovës . Klan Kosova-serbe ka manipuluar qe shumë vite duke i mashtruar organet e shtetit të Kosovës ose në bashkërendim të ish qeverive duke  i ndërruar  pronaret  dhe  duke i ikur edhe  tatimeve   obligative ndaj  Kosovës,  si arsyetim se ky medium është   i regjistruar në Serbi dhe nuk  “është i obliguar të paguaj”, as edhe një centë shtetit të Kosovës duke u justifikuar se  jemi në rregull në aspektin juridik duke e harruar se Kosova është një  shtet  i  shpallur  ndëkombtarisht si i pavarur nga Serbia.

Me një vend  pash se ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar sërish pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës, veçse kësaj radhe jo për ta komentuar, por për të treguar një bisedë që e kishte zhvilluar vite më parë me kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti, gjeja se ky e paska  shpëtuar dhe mësuar si të bëhet politikan Albin Kurti!?. Shumë qesharake dhe  abuzative  ne një  mediumi si ky qe përpiqen ta zbehin  figurën e Albin Kurtit.

Opozita e Kosovës pse bien në aq pozitë të ulët tu nënshtrohet matrapazëve  të Klan Kosovës dore e zgjatur  e Serbisë  në krye me Baton Haxhiun!

Unë nuk  e kuptoj as  Opozitën e Kosovës pse bien në aq pozitë të ulët tu nënshtrohet matrapazëve  të Klan Kosovës dorë e zgjatur  e Serbisë  në krye me Baton Haxhiun, kur ata paraqiten  si shtetas serb me vendbanim në qytetet  e Kosovës si në Peje e Gjakovë. Heqja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim i duhur  me qellim që mos  të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë. Klan Kosova po bën presion përmes Beogradit qe liria e shprehjes dhe informimit  të jenë  e ndiktuar nga Serbia. Çdo qytetar i  Republikës së Kosovës është i tronditur nga mënyra se si Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë është vonuar  qe  t’i ndalet  turri këtij mediumi të Klan Kosovo-Serbisë për tërheqje të licencës së biznesit shumë me herët.

Ky është tregues i “qeverive te me përparshme qe kanë  bashkëpunuar me kësi lloj  mediumesh  dhe është “qartësisht një paralajmërim për mediat e tjera të pavarura” qe tu mbyllet  goja dhe të pajtohen me  ndikimin e  presionit edhe në media tjera të ndikuara nga Serbo-Rusia!. Klan Kosova-serbe  është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë në Kosovë duke u financuar nga Serbia.

Janë duke  derdhur lot krokodili  të gjithë ata qe iu ka ngushtuar  laku  i shkëputjes së mëtutjeshme në hajni ,korrupsion ,kriminalitet dhe propagandë antikosovare!

Është sulm i paranojës propagandistike ndaj demokracisë në Kosovë qe po përpiqet ta frikësoj pushtetin aktual të qeverisë së Kosovës qe mos të reagoj dhe të pajtohet deri te qëllimi, qe  qendra e mediave të Kosovës, selinë ta kenë në Serbi  e jo në Kosovë. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë të shqetësuar me Klan Kosovën si medium serbo-rus qe te ndikoj  aq brutalisht në “Fjalën  e lirë  në Kosovë”. Lidhur me këtë  janë duke  derdhur lot krokodili  të gjithë ata qe iu ka ngushtuar laku i shkëputjes së mëtutjeshme në hajni ,korrupsion ,kriminalitet dhe propagandë antikosovare.

Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike pa presione  dhe shantazhe  të industrisë  së bashkuar të  opozitës kosovare  me Serbinë si analistë bashkëpunëtor të shitur ,abuzues ,injorant antikosovar etj.

– Shtetit i Kosovës  dhe shoqëria kosovare duhet ta mbroj  dhe të krijoj kushte për mediat  e lira dhe fjalën  e  lirë dhe të drejtës për informim  në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Opozita,analistët dhe përfaqësuesit e Klan Kosovës përpiqen të  viktimizohen para ligjit ku harrojnë se  duhet te jemi të gjithë të barabarte, nuk ka me te privilegjuar dhe të përkëdhelur, kush nuk respekton ligjin dhe rregullat e punës, duhet të ndëshkohet dhe sanksionohet, sundimi i ligjit është për te gjithë!

Media duhet të jetë e pavarur dhe ti shërben Shtetit ,e jo ti shërben individit klanit apo Partisë!

Opozita dhe disa njerëz gazetar të korruptuar i apllauzojne këtij mediumi të Beogradit , pa dije kur krejt komentet janë pro vendimit, kush mendoni se është ma i fort populli ynë qe derdhi gjak për pavarësinë e Kosovës, apo një  grusht gazetaresh dhe një opozitë  e ngordhur qe bien pre e këtij mediumi të Beogradit. Ky medium i Klan Kosovës ka një plan program, sikur RTS-së   të Serbisë .

– Po shihet se iu tha kaçepi  Baton Haxhiut edhe do tjerëve nga Qeveria e Kosovës, prandaj po klithin e klithin  . Media duhet të jetë e pavarur dhe ti shërben Shtetit ,e jo ti shërben individit klanit apo Partisë! Ky hap i qeverise së Kosovës nuk po mbyll mediat në Kosovë, por  ky ka mbylle argat të serbëve  dhe të oligarkeve të tyre. Kosova ka nevojë për gazetarë të rinj qe e kryen punën me etike dhe  profesionalizëm. Koha e klaneve mafioze qe fshihen nën petkun e gazetareve, analisteve të shitur dhe mashe  e zgjatur e Beogradit ka kaluar..!

Opozita, për befasinë e botës, po e kritikon qeverinë pse po e mbylle një TV,i cili për shtet te vetin e konsideron Serbinë shumë skandaloze!

Televizionet me vizion serb nuk na duhen në Kosove shumica e mediumeve as qe dallohen prej atyre serbe ,prandaj tu  bëjmë bllok . Ligji duhet zbatohet në të gjitha fushat juridike  .Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Të regjistrohesh në Serbi dhe të veprosh në Kosovë kjo nuk duhet të ndodh, dhe nuk do të ndodhë sepse po biem ndesh me luftën qe bëmë, me gjakun qe derdhem, me shpalljen e pavarësisë Kosovës  qe  e bëmë…

Gjithsesi te mbyllet ky televizion qe është i korruptuar, i regjistruar në Serbi, mjafton te shikoni se çfarë moderatori kanë për politik një Adriatik Kelmendi një bashkëpunëtor i Baton Stanishiqit!!! Ky televizion duhet te mbyllet si shembull i keq për televizionet tjera.Përfaqësuesit e Klan Kosovës duhet te arrestohen nga prokurorët si tradhtarë të interesave të shtetit të Kosovës! Opozita, për befasinë e botës, po e kritikon qeverinë pse po e mbylle një TV,i cili për shtet te vetin e konsideron Serbinë shume skandaloze për politiken aktuale te Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.