FUNDI I BISEDIMEVE  KOSOVË – SERBI

0
448
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Pas njëmbëdhjetë viteve bisedimesh mes dy shteteve Kosovë – Serbi, ka gjasa që të shohim edhe fundin e tyre.

Njëmbëdhjetë vite bisedime mes këtyre dy shteteve dhe asgjë nuk u arrit. Ishin 11 vite shtyreje fjalësh pa asnjë rezultat. Quheshin bisedime teknike, të cilat, gjthherë zhvillohen mes dy shteteve kur ato njohin njëra-tjetrën, kur ato duan paqën mesvetit – prandaj duan të lidhin edhe marrëdhënie teknike apo të fushave të ndryshme, por, gjithsesi, mbasi të kenë arritur marrëdhënie shtetërore e diplomatike.

Dy shtete të dala nga lufta ndërmejt tyre, kurrë nuk mund të imagjinohen marrëdhënie të tjera, pa marrëdhënie shtetërore. E, marrëdhënie shtetërore, bëhen kur njëra-tjetrën e pranojnë si shtet brenda kufijuve të tyre, që kuptohet si një pajtueshmëri mes tyre, duke e lënë anash luftën e zhvilluar dhe luftën në të ardhmen mes tyre për pushtime territoresh.

Tek mbas kësaj marrëveshjeje, mund të vijnë të tjerat, marrëveshje të dyanshme e reciproke, për çka Serbia nuk po pajtohet.

Kjo, që dje ia tha Kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e që ka qenë dashur t’i thuhet para njëmbëdhjetë vitesh, duhet të jetë fundi i bisedimeve, për çka u “habit” vetë Vuçiq, u “habit” apinioni serb dhe vetë gazetarja që ia shtroj pyetjen:

Keni thënë në Prishtinë që është normale që të vijë deri te njohja reciproke, pra që Serbia ta njoh Kosovën. Kur ka ndryshuar kjo? Ku është vendos kjo? Në cilat akte, cilat dokumente? Gjithë kohës flitej hollësisht për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, madje sipas modelit të dy Gjermanive. Pse tani po ndryshojnë aktet vetëm në dëm të Serbisë?”,

Nga vetë pyetja, sikur vërehet si gjoja, në Serbi nuk e kanë pasur të qartë fundin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sikur “kanë pasur të drejtë” të mendojnë se Evropa nuk do ia thotë këtë Serbisë, prandaj dhe vetë Vuçiqi i thotë Kancelarit se, për të parën herë kërkon dikush nga Evropa që Serbia ta njohë Kosovën!

Në fakt, Vuçiqi e ka ditur këtë, por nuk ka dashur ta dijë, deri sa t’i thuhet drejt e në sy.

Besoj, se tani nuk do të ketë nevojë më të bisedohet për gjëra tjera, por vetëm për njohjen e njëra-tjetrës. Dhe, sa më shpejt, do të ishte aq më mirë për të dyja palët, me çka do të merrte fund ky farë dialogu i lodhtë, sepse nga Lajçak e Borell po kërkohej të zhvilloheshin bisedime, vetëm kur ata (Vuçiq e Kurti) do të pajtoheshin. E, pa shtyrjen nga dikush tjetër, bisedimet nuk do të zhvilloheshin kurrë.

Është provokative pyetja fundit e gazetares: “Pse tani po ndryshojnë aktet vetëm në dëm të Serbisë?”

Sipas pyetjes, mori edhe përgjigjen nga Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz : “Qëndrimi ynë rreth çështjes së Kosovës nuk është i ri por tani më një kohë të gjatë i njohur. Përndryshe kam thënë një gjë që është shumë e qartë dhe ndoshta ju ndihmon”!

Me këtë, Vuçiqi, gazetarja dhe serbët, është mirë të duan të kuptojnë realitetin e ri, pra edhe ta pranojnë, se, të gjitha shtetet që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës e kanë këtë qëndrim, janë për Pavarësinë e saj, iu tha apo nuk iu tha në sy Vuçiqit e të tjerëve.

Nuk ka asgjë të fshehur këtu. Të gjitha ato shtete pranojnë dokumentet e Republikës së Kosovës, të gjitha kanë lidhur marrëdhënie diplomatike me të, të gjitha këto shtete, në librat e tyre, atje ku është nevoja, e kanë ndarë Kosovën nga Serbia nëpër harta.

Por, u dashtë që dikush nga Evropa, t’ia thotë në sy Vuçiqit dhe Serbisë, e pas SHBA, kush do t’ia thoshte tjetër, përveç Gjermanisë!

Po të pyetet Serbia, kurrë nuk do të ketë fund të bisedimeve, pse kështu, do e zvarriste deri në pafundësi çështjen me Kosovën, e cila mendon ta ripushtojë.

E, që të mos mendojë më Serbia në pushtimin e Kosovës, Kryeminstri Kurti i tha  Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz: “Ne kërkojmë që pas NATO-s në Kosovë, Kosova të jetë në NATO”!

Francë, më 11 qershor 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.