Si duhej të ishte Shqipëria, që të na bënte krenarë?

0
283
Fahri Xharra

NGA FAHRI XHARRA

Kur them Shqipëria e mendoj edhe Kosovën e edhe Maqedoninë Perëndimore, edhe Luginën e Preshevës edh pak ata shqiptarë që kanë mbetur në Malin e Zi.

E dua një Shqipëri që e çmojnë edhe të tjerët, që edhe opinionistat në zë të botës të shkruajnë për të mirat e saj. Nuk jam idealist, por e kundërta shpesh njeriu kalon në pesimizëm kur lexon dhe ndëgjon çka flitet për ne.

Një mik më shkroi: “Kur e kalon njeriu mu në rrugën kryesore të Nikozias (në Ledra Street), “Checkpoint-in” kufitar që të shpie për në pjesën e këtij qyteti të hijshëm e cila ndodhet në Republikën e Qipros Turke dy shtëpi dhe ca hapa më tutje; atëherë gjendesh në një situatë komike ku polici turk-qipriot të pyet: “Nerelisin (Nga je)?”; dhe kur ti i thua: “From Tirana!”; ai zgurdullon sytë papushim dhe ta kthen sërish “Teheran?”…

Më pas, si ke bërë një xhiro shopping-u të lirë në anën turke të kryeqytetit qipriot, kthehesh prapë nga “Lokmacı Caddesi” (“Ledra Street”, sipas turqve), dhe je para policit qipriot grek, i cili të pyet: “Where are you from?”, pa u marrë shumë me dokumentet.
I thua: “From Tirana!”; dhe të përgjigjet: “From Torino?”…

– “Why not from Toronto then?”, i thua ti me shpoti, pasiqë të janë ngritur nervat paq nga kjo kërshëri mesdhetare, e përzjerë fort me një dozë injorance gjeografike të egër.

Dhe greko-qiprioti të përgjigjet: “You don’t seem that much canadian my friend”.
– “JASAS!” i thua ti, dhe vazhdon udhën tënde! (Elvi Sidheri) .
E pa kapshme për kohë të sotit !

Mos thuani se ata të kontrollëkufirit që u cekën më lartë në shkrimin e mikut, janë injorant Aspak. Por nuk kemi emër. Nuk e njofin Tiranën?, e pa mundur. Por nuk duan t`ia përmendin emrin për shumë arsye dhe kryesorja nuk na duan. Prandaj.

E dua një Shqipëri, që kur t`i tregoj dikujt se vij nga Prishtina, të lëvizë së paku kokën dhe të më jep shenjë se e ka ndëgjuar për qendër të njohur universitare. E dua një Shqipëri që kur ti them dikujt se vij nga Shkupi; së paku ta njef si një qendër edhe shqiptare ; të kërkon nga unë që t`i jap më shumë spjegime për nobelistat e saj ane.

T’i flas për një përparim të madh në shkollim, t’ia rekomandoj shkollimin në anën shqiptare në mënyrë që të jetë i sigurt në ardhmërinë e tij. Por…

E dua një Shqipëri që kur t’i them dikujt se vij nga Shkodra; të kërcen nga lakmia për ata karanfilat e Shkodrës, që kishin për t`u shitur nëpër botë sikur lulet e Hollandës.

Pse jo? Edhe Shkodra e ajo anë është e njohur për tokat më të ulëta se sa niveli i detit Mu si Hollanda apo Toka e Ulët. Ata në ato ultësira ia thyen hundët detit, e thyen zemrimin e natyrës dhe e bënë tokën për veti. Tulipanat e Hollandës !

Pse jo, një lule e kultivuar në tokat e ulëta buzë Adriatikut?
Tirana, me çka të krenohet ? Made in Albania është vetëm skrapi. Po shkollat, universitetet, doktorat e shkencave, akademia e arteve dhe e shkencave ?

Po politika? Ku jemi ? Ta kemi një gjë të qartë që pa Kosovë nuk ka Shqipëri, por nga Shqipëria duhet të na vij frymëzimi, modelimi i shtetbërjes, atdhedashuria, nacionalizmi i moderuar, politikanët në zë që i pranon bota.

Po bregdeti. po Adriatiku pronë e kujt është ? Pse mos të jetë Adriatiku shqiptar ai që të lë pa frymë?

Nëse ne mëndojmë që nga tokat tona do të ketë vetëm refugjatë, ikje për një jetë tjetër më të mirë, shëmti në mentalitetin tonë, jo stabilitet në politikën tonë, gërdi nga shkollat tona atëherë …. më mirë të bëjmë diçka tjetër. 09.03.15

E dua një Shqipëri që bota do t’i ka lakmi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.