SHKO MINISTËR NË KATUNDIN TIM

0
396
Karikaturë nga Kalosh Çeliku

(Elegji me çifteli)

NGA KALOSH ҪELIKU

(EH, KALOSH!)

Miku im Kalosh Ҫeliku
Tharë e mbledhur si pal’ fiku
Bëri “bam” dhe këtë herë
Shiti pyllin, bleu verë.

La mjekër si Ali Pasha
Për të “holla”, për të “trasha”
S’mund të rrijë i ftohtë si bora
S’ka lezet bota pa “horra”…

Gaqo BUSHAKA

(TRUSAKATËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË
)

(Në stilin e Ҫajupit)

Popull trim me fletë
Votën e ke dhënë vetë!
Të kanë vjedhur, të kanë humbur,
Të kanë tundur edhe shkundur.
Bëre e ç’nuk ke bërë:
Bëre një histori të tërë.
Linde burra edhe gra
“Patriotë “ me kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të mira,
Polle edhe egërsira:
Polle ujkun dhe arinë
E polle edhe Kurvë Partinë.
Dy shqiptarë – parti tri
“ Demokratë “ e trusakatë
Shumë nga ata të pistë.
Kur do të shporret kjo farë
Shqipëria do vejë mbarë!
Kur të hedhësh votën sot,
Mblidhe mendjen bëje top,
T’i shkulim me degë e rrënjë,
Se frymën na e kanë zënë…

(BARIU ME KËRRABË QEVERISË
VITIN E RI IA URON
)

(Në stilin e Mark Krasniqit)

Bariu me kërrabë, Qeverisë
këtë Vit të Ri urime
me thasë i dërgon:
së pari, o burra të keni
shëndet e jetë të gjatë!
Pasuri e miq ideali
dhe shqiptarë argatë!

Euro, dihet me gomarë
të m’i dërgoni në mal.
Kopenë të mos ma vrisni
me “ branitela “, gjeneral!
Barinjt të mos m’i trembëni
edhe miqtë e mi qentë,
me granata, predha
e ruso – helikopterë
mos mi vrisni “dhentë”!

Qentë me dy këmbë. Heu,
mos mi lëshoni ndër berra!
Pranvera kur vjen, shkaku:
mi trembëni edhe ata “shqerra“!
Edhe Gruevski boksier
kurrë mos më raftë ndër stane!
Barinjtë të mi trembë, qentë
Me polici e hapsane.

Ali Ahmeti ty, kurrë me UÇK -në
mos të daltë kaçak – armik!
As Arbeni dhe Menduh Thaçi
që i keni partner strategjik.

Këtë Vit të Ri urime! Urime
Me thasë edhe ty, o Babë!
Të hyni në Bashkimin Evropian
U dërgon nga stanet:
BARIU ME KËRRABË…

(SHKO MINISTËR
NË KATUNDIN TIM!…
)

(Në stilin e Filip Shirokës)

Udhembarë, erdhën zgjedhjet e reja,
Shko ministër tue fluturue,
Prej Shkupit n’dhena tjera
Fusha e male tue kërkue;
N’Kërçovë shko pra fluturim,
Shko në Cërvicë, katundin t‘im!

Shndet prej mejet të m’i falesh
Saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
Me ato vende rreth t’përfalesh
Ku kam shkue kohën e re;
Atje shko, pra fluturim
Fal me shndet katundin t’im!

Shko n’at Çukën ku jam rrëzue
Me shokë t’mi shokt e fminisë,
Shko n’ato dardha ku kanë mrizue
Delet rrunza të beçarisë,
Atje shko, pra fluturim;
Fal me shndet katundin t’im!

Me ato male, me ato kodra,
M’difto pra, kur ke shetitun
Me ato prronje rreth t’përfalesh;
N’ato fusha qi m’ka Kërçova,
Të lulzueme aty t’ndalesh.
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim,
Me m’ju falë katundit t’im?!…
Tue i ra fyellit me ambëlcim;
Fal me shndet katundin t’im!

T’mujshe edh’ un me fluturue,
Dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
Dojshe n’ Cërvicë me kalue,
M’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje fluturim;
Dhe, mjele edhe ogiçin t’im!…

Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Cërvicës
Ministër ulu me pushue;
kam nji vorr n’at vend t’vajit
T’xha Derallës qi m’ka mjerue.
Qaj me za t’përmallshëm shqim
Nji kang t’anden gjith vajtim!…

(MINISTËR EJA!…)

Mirë se vjen, me krahë të letë,
Ministër, tui fluturue!
Mirë se vjen! M’ket anë të xetë
T’dheut Shkupit me dimnue:
Eja, pra, ktu fluturim
M’gzo me atë za gjith ambëlcim!

Kur je nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Malësia
M’difto pra, kur ke shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim
Me m’ju falë katundit t’im?!…

Atje malet n’i paç pa
Janë prej boret nalt zbardhue
N’ato fushat në paç ra,
Janë me lule lulëzue.
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty asht katundi i im!

Barit t’njomë gjith atje veshen
Çuka e kodra, e atje ndinë
Tue këndue blegtoreshen
Qi kullotë rreth bagtinë:
Atje n’paç vojt fluturim,
Aty asht katundi i im!

N’Kërçovën t’ime të Shqypnisë
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’asht friga,
Cucat e bukura t’urtësisë
Atje rroken fytas me shtriga:
Atje n’paç vojt fluturim
Aty asht katundi i im!

A u ke thanë se un t’kam çue
Nën ato male, nën at Zabel.
A u ke thanë se kam lotue
Kur t’kam nisë dhentë me i mjel?!
A e ke thanë, t’përmallshme shqim,
Kangën t’ande gjith vajtim?!…

Pra ministër, kah ke shetitun
Katundin t’im a e ke pa?!…
N’ato vende ku ke rritun.
N’mend për mue a të ka ra,
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim
Me i mjel dhentë e katundit t’im?!…

(DATE KOÇI:
MINISTRI U KTHYE)

( Në stilin e Luigj Gurakuqit )

Date Kalosh Çelikut:
Ti ministrin e ke porositun
Vendin t’and me shkue me t’pa
Nëpër Kërçovë me shetitun,
Mbi vorr t’xha Derallës me qa ,
N’mrize t’Cërvicës ‘i herë m’u ndalë
Me delet e tua m’u përfalë

Erdh njimend, e nëpër Kërçovë
Shum kërkoi tue fluturue.
Rrugës, n’livadhe, n’mal e n’Berikovë
Me kangë t’vet na ka gazmue;
N’fush’ të Cërvicës asht ndalue
E mbi vorrin e xha Derallës ka vajtue.

Në Cërvicë ktej porsa mrrini
Deleve t’uej i u fal me shndet,
Nëpër vathë, nëpër dele hini,
Me t’a hjekë at kasavet.
E n’shpi t’vjetër ku ke le
ka goditë vathën e re.
Por kur kthej, me t’thanë a diti
Barinjt, katundin, pun’t si i la?
Para sysh Kërçovën a t’qiti?
A e harroi ndoj send belda?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun?
Si mes deleve kishte qamun.

Mirë po shoh se ke shum mall,
Për mue u gjetë nji herë n’Kërçovë;
Ik pra e eja për të gjallë
Me miq t’u m’u knaq, m’u ngi!
Eja vetë Kërçovën m’e pa,
Eja vetë n’Cërvicë me qa!…

(Nga libri me satira: Kur thërret “vojvoda”
e pjellë Kurvë Partia, Shkup 2008
).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.