Paralajmërimi i Kosovës për hapjën e urës mbi lumin Iber, dhe reagimet e BE-së dhe Beogradit zyrtar

1
78
Mitrovica - ura e Ibrit

Skënder MULLIQI

Njoftimi nga organet tona të shtetit për hapjën e urës mbi lumin Iber, që ishte bërë edhe më herët nxitën reagime të pushtetit shovenist të Beogradit zyrtar, Listës Serbe, listë kjo e konfirmuar si terrorisite-rasti i Banjskës dhe e shumë akteve tjera brutale të dhunës për destabilizim të Kosovës. Në krye të Listës Serbe, janë Veselinoviq, Radojçiq, Rakiq e banditët e tjerë serb të instrumentalizuar nga kryeterroristi në pushtetin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në kuader të reagimit për hapjën e urës edhe për automjete kemi reagimin edhe të zëvëndësit të BE-së, Petar Stano, që çështja e hapjës të urës duhet të zgjidhet më dialog nga marrveshjet e mëparshme të Brukselit.

Ky paralajmërim po bëhët në kuader të vazhdimit të shtrirjës së plotë të sovranitetit të Kosovës edhe në këtë pjesë të vendit, që nuk e kishim për një kohë të gjatë pas përfundimit të luftës në vitin 1999.Gjatë kësaj kohe të mos ushtrimit të pushetit legjitim të Prishtinës, Vuçiqi dhe banditët e tij, bënë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre, më qëllim të ndarjës të veriut të Mitrovicës nga jugu. Ka qenë dhe ende është irituese për Kosovën e pavarur gjithë ikonografia millosheviqiane matan urës, dhe monumenti i Car Llazarit, mbi të cilën figurë të urryer për shqiptarët edhe i filloj luftën Millosheviqi.

Qeveria e Albin Kurtit shumë e ka vendosur rendin dhe ligjin në veri, por kjo duhet të vazhdon deri në fund, së Kosova nuk është Serbi, por është shtet sovran dhe i pavarur. Ura kryesore më Ibër ka qenë arenë e incidenteve të prodhuara për vite më radhë nga kriminelët serbë ”Rojat e Urës’ etj. Kjo urë u rinovua në vitin 2016 nga fondi i Bashkimit Evropian, u hap për këmbësor tek në vitin 2017. Do të thotë së këto roja kriminale nuk kan lejuar qarkullimin e mallrave e shqiptarëve, të cilët janë privuar nga shkuarja në prona dhe shtëpi të tyre, pse ashtu kanë dëshiruar kriminelet “Rojat e Urës”, të ndihmuara nga KFOR-i francës i cili ishte instaluar në veri fill pas lufte.

Këta kriminelë madje morën guxim të rrahin dhe të maltretojnë rëndë shqiptarë dhe ndërkombëtar, duke lënduan edhe pjestarët e KFOR-t.Këto incidente të vazhdueshme dhe shpërthime më bomba e shkatërrime pronash në këtë pjesë të vendit, kishin dhe kan për qëlllim të destabilizmit dhe të ndarjës mbi baza etnike të vendit tonë. Barrikada të mëdha u vendosën në këtë urë pa rreshtur që nga viti 2011.U hodhë gurë e zhavorë në sasi të mëdha duke ndarë qytetin e Mitrovicës në dysh .Dhe, kur bëjmë fjalë për marrveshjën e Brukselit, BE, sikur ka harruar së ura për qarkullim të mjeteve motorike, është dashur të hapej në vitin 2017, por kjo nuk ndodhi deri më sot, e duhet të hapet nga orgenet tona përkatëse. Shtetet e BE-së në përjashtim Spanjës, Greqisë, Çekisë dhe Qipros e kan pranuar pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues të saj.

Prandaj, çdo shtrirje të sovranitetit në veri BE po e lidhin më bisedimet Kosovë-Serbi, e që në fakt ky qëndrim e abrogon shtetësinë e Kosovës, deri të qëndrimi për ndarje mbi baza etnike, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicë serbe. Zaten kështu duhet edhe kuptuar presioni dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, duke iu lëne veprim të lirë në veri, grupit terroristë serb, me kryprotagonistin, Aleksander Vuçiq. Serbia dhe kamarrilla e krimineleve të luftes në pushtet, duhet ta kanë të çartë, se pavarësia e Kosovës, është proces i pa kthyeshem dhe së sovraniteti dhe integriteti territoriial i saj, do të mbrohet deri në fund nga shqiptarët.

1 KOMENT

  1. Një shkrim i mirë, respekt për autorin Mulliqi. Ura e mbi lumin Ibër është e hapur për këmbësor, por e mbyllur për automjete si shumë ura tjera në botë.
    Problemet e veriut të Kosovës dëri më sot askush nuk i ka zgjedhë që nga pas lufta, do të knaqësha nëse zgjidhëshin. Ajo pjesë e Kosovës ka më shumë proble politike e ekonomike sesa pjesët tjera të vendit. Kemi prit shumë, dhashtë Zoti e nuk zhgenjëhem.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.