QËLLIMI I NXITJES SË EMIGRACIONIT SHQIPTAR

0
Dilaver Goxhaj - bisedë

Dilaver Goxhaj

Duke marrë parasysh përvojën shekullore të emigracionit shqiptar, nuk mund ta pranojmë se ky fenomen shoqëror ka të bëjë me të mirën e kombit tonë. Jemi të gjithë dëshmitarë të shpopullimit të gati 50 % të popullsisë shqiptare gjatë këtyre 3 dekadave të fundit, (1990-2023), si në Republikën e Shqipërisë, adhtu dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkan, (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshëve dhe në Çamëri-Greqi).

Kjo është një dukuri që sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë largohen të rinjtë dhe brezat e aftë për punë, duke u nisur nga ideja e një jetë më të mirë, duke shkuar si në Greqi ashtu dhe në gjithë shtetet e tjera Perëndimore: në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe në Kanada.

Nxitjes e kësaj fatkeqësije kombëtare, për të emigruar shqiptarët, përmes krijimit të kushteve ekonomiko-shoqërore, si dhe me forma nga më të ndryshmet, si nga politikanët ashtu edhe nga mediat e kontrolluara prej tyre, ka një qëllim të vetëm: shkatërrimi i racës shqiptare dhe i identitetit të saj nacional, (shkombtarizimi), nga një popullsi solide, në një konglomerat racash, duke u ndërthurur me njëri-tjetrin si popuj.

Si rrjedhojë, kjo përzjerjeje, si për ata që emigrojnë, edhe pjesa e mbetur këtu me popujt që pritet të vinë, ka një objektiv: për të formuar një racë më vete, si këtu ashtu dhe atje ku shkojnë.

Natyrisht që kjo do të ndodhë duke u bërë konsumatorë të produkteve kulturore e zakonore që gjejnë atje ku shkojnë, si dhe të atyre që do të sjellin ata që do të vinë këtu dhe, rrjedhimisht, do të vijë një kohë që do të quhemi racë joshqiptare, por një konglomerat, pavarësisht se shumica e shqiptarëve të emigruar, (në rastet kur do të jenë shumë shqiptarë në një shtet apo qytet të madh), si dhe këtu, do mundohen ta ruajnë identitetin e tyre për një dekadë e ndoshta edhe më shumë, nëpërmjet formimit të komiteteve të tyre në mes të kombeve të tjerë. Por koha do të bëjë të vetën duke shkuar drejt asimilimit në një racë tjetër njerëzore.

Për ta justifikuar emigracionin e popullsisë dhe boshatisjen e trojeve tona nga shqiptarët autoktonë, shumë politikanë, “analistë’ dhe sociologë tanët “të ditur” po mundohen të na “qetësojnë” ndërgjegjen duke na thënë se “çdo vend i botës është i përbërë nga shumë raca, prandaj dhe kufijtë janë të panevojshëm”.

Ardhja e popujve të tjerë në trojet tona do të sjellë pasojën që edhe popullsia e mbetur këtu në këto troje stërgjyshore gradualisht të mos veproi si njësi e bashkuar, por të përçahemi që të sundohemi sa më lehtë nga liderët tanë djallëzorë dhe qeveritë tona autokrate të ashtuquajtura “demokratike”, si rezultat i përzjerjes së feve, ritualeve, natyrave, kulturave, karaktereve, tipareve dhe zakoneve të ndryshme, pavarësisht se nuk duam ta pranojmë.

Këtë trajtesë e rekomandoj për ata burra dhe gra që kanë mendim të pavarur.

Tiranë, 31 Tetor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.