Eurovision, Interpol, UNESCO, NATO & Kosova

0
232
Pavarësia e Kosovës

Pjesa e kombit Shqiptar që gjendet në shtetin e Kosovës, në vitet para të pavarësisë, ka aplikuar për antarësim në këto tre organizata(Eurovision, Interpol & UNESCO) në të cilat iu refuzua antarësimi.

Refuzimi i antarsësimit në këto organizata koti, është i mirëseardhur, sepse e spjegon edhe më mirë se me çfarë probleme është ballafaquar AMERIKA për bombardimin respektivisht çlirimin e Kosovës dhe pavarësimin e saj.

Kombi Shqiptar në 160 vitet e fundit ka kaluar nëpër diskriminimin e poshtër, që shumë shtete të Europës e aplikuan ndaj Shqiptarve.

Në këto 160 vite shtetet Europiane që ndihmuan kombin Shqiptar janë Austria, Britania e Madhe dhe Italia. Tjerat shtete europiane ishin vrojtuese pasive në luftën e Shqiptarëve për liri, që bëhej kundër okupatorëve Otoman dhe Sërb, ose i ndihmonin okupatorëve të Shqiptarve.

Refuzimi i këtyre tre institucioneve për antarësim, edhe më qartë e spjegon se qfarë madhështie kishte dhe ka Amerika, si donatore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Amerika i tejkaloi të gjitha stereotipet negative europiane ndaj Shqiptarëve, dhe ju dhuroi vlerën më të madhe që një komb mund të e gëzojë:

Lirinë Kombëtare dhe Qytetare

Kjo ndihmë AMERIKANE filloi që nga Woodrow Wilson pastaj George Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump deri te Joe Biden.

Megjithë politikat shumë të dobëta të qeverive të Kosovës, refuzimi i këtyre institucioneve për të antarsuar Kosovën, nuk ka të bëjë me dobësinë e qeverisjeve të Kosovë, por me poshtërsinë dhe urrejtjen ndaj Shqiptarëve.

Nuk ka të bëjë poashtu as me kundër-lobimet e qeverive Sërbe, sepse këto institucione do të jenë kundër Kosovës, me apo pa lobime Sërbe.

Mos-pranimi në këto klube është rezultat i urrejtjes edhe ndaj AMERIKËS, për shkak që Amerika po i ndihmon Kosovës, dhe ka të bëjë me anti-Amerikanizëm, aq sa me anti-Shqiptarizëm.

Eurovizioni anti-shqiptar nuk lejon që Kosovarët të këndojnë, pra të bëjnë muzikë, e muzika nuk është shtet, por ështe art.

Poshtërsi edhe më e madhe është ndalimi i flamurit të Kosovës në publik, pra në pjesën informale të festivalit me emër hipokrit Eurovizion, sepse vizioni nuk lejohet për të gjithë europianët.

Në këtë festival europian këndojnë këngëtarë nga Australia, Maroku(1980), Azerbajxhani, Izraeli, Qipro, ndërsa nga Kosova që gjendet në Europë jo!

UNESCO poashtu organizatë koti, pjesë e OJQ-së OKB, nuk e pranon antarësimin e Kosovës, e realisht aderimi në këtë organizatë nuk ka asnjë përfitim.

Shembuj më të mirë janë Siria dhe Ukraina të cilat janë anëtare në OKB & UNESCO që nga viti 1946, por kjo nuk iu ndihmoi që të shpëtojnë nga shkatërrimet masive të ekzekutuara nga Rusia….si anëtare e OKB-së!

Në UNESCO kanë qenë, ose janë anëtar edhe shtetet Rwanda, Yemen, ish RSFJ, Sudani por nuk kanë pasë asnjë përfitim prej antarësimit në klubin UNESCO.

Interpoli poashtu e refuzoi bashkpunimin dhe antarësimin e Kosovës, dmth INTERPOL-i e dëshiron-promovon Kosovën si një vend-strehim për kriminel-terrorist nga mbarë bota, që mund të strehohen në Kosovë pa frikë të deportimit.

Bota në politikën ndërkombëtare është e ndarë në dy pole tërësisht të kundërta.

Njëri është poli pozitiv, demokratik, që udhëhiqet nga SHBA dhe Britania, dhe poli tjetër negativ, dhe jo-demokratik, që udhëhiqet nga Rusia, Kina, dhe aleatët e tyre kryesisht shtete jo-demokratike.

Kosova nuk i ka dy opcione për të qenë pjesë e cilit do pol politik, sepse për Kosovën ekziston vetëm poli AMERIKAN, ndërsa për Sërbinë ekzistojnë të dy polet.

Nëse Kosova bjen nën ndikimin e Rusisë, do të zhdukej mbrenda dite.

Të gjitha forcat politike të Kosovës duhet të kenë vetëm një synim, e ky është antarësimi në NATO, sepse NATO është organizata më cilësore, dhe më e fortë në planetë, duke iu falenderuar rolit udhëheqës së SHBA-së.

Deri më sot në historinë 74 vjeqare të NATOs, s’ka pasë asnjë konflikt luftarak në asnjë shtet anëtar të NATO-s.

Antarësimi në OJQ-të dhe klubet e ndryshme siq janë OKB, EU, UNESCO, FAO, UEFA, FIFA, INTERPOL, OBSH, EUROPOL, CEFTA….edhe qindra shoqata tjera nuk është kurfar garance e LIRISË.

Në këtë konstalacion të forcave bi-polare në botë, fakt shumë pozitiv për Kosovën është se derisa Kosova të antarësohet në NATO, DE JURE , është periudhë e sigurisë, sepse NATO ka hyrë DE FACTO në Kosovë.

Deri në DE JURE, kënaqemi duke e shfrytëzuar madhështinë e DE FACTO-s.

DE FACTO, NATO KFOR USA&UK e mbrojnë Kosovën jo vetëm prej egërsirave të jashtme, por edhe prej egërsirave majtiste dhe ekstremiste të ndryshme, të Kosovës, të cilat po të kishin mundësi, do të qfarosnin Kosovën që nga 12 Qershori 1999 deri sot.
NATO nuk i lejonë.

Besim Prishtina
Shtator 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.