“VËLLAZËRIM – BASHKIMI” – FISHEK QORR NË BALLKAN

0
242
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Historikisht, i kemi fajësuar armiqtë tanë shekullor pushtuesë: serbët dhe turqit. I kemi pranuar edhe si “vëllezër”. Edhe, pse: na i ka lindur Njerka, e jo Nëna. I kemi bërë edhe shtete “demokratike”. Po, jo: edhe, Veten në Histori. Edhe, pse: gjithë jetën me “vëllezërit” jemi në luftë. Ligje, natyrore: nëse do, të duan. Nëse vret, të vrasin. Nuk mundesh ta duash dikend, nëse ai nuk të do ty si “vëlla”, në shtetin e “përbashkët”. Nuk e kam thënë unë, janë thënje profetike.

Miqtë, “vëllezërit” shqiptarë: priftërinjtë dhe hoxhallarët, na e kanë rujatur edhe Fenë e “vëllezërve”, dhe PYKAT e shelgjeve të “vëllezërve”. Fetë, që e kanë udhëqur popullin shqiptar me “ilahi” majë minareve të xhamive dhe kambanave të kishave me “politikë madhore” nëpër shekuj për në Liri. Fatkeqësisht, edhe Sotekësajdite. E politizuan arsimin dhe kulturën shqiptare deri në palcë me argatë partiak gjysmëanalfabetë. Armën, më të fuqishme të armikut historik e përdorën me shekuj në luftë, që ua lamë në duar armiqëve histrorik. Sot, me sakatimin e arsimit dhe kulturës shqiptare, nuk merren më armiqtë historik, por argatët e tyre shqiptarë të punësuar partiak nëpër ato institucione të “vëllazërim – bashkinit”, në shtetin e “përbashkët”.

Përçudi, armiqtë tanë historik, ende na luftojnë me armën e tyre primitive “muslimane”, Fenë Islame?! E, jo me armën moderne arsimore dhe kulturore: Librin, dhe Lapsin. Fenë krishtere. Ose, “Bombën atomike” vdekjeprurëse. Pavetëdije, Prosisë të Vaso Pashë Shkodranit, se: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria. Armën, që Sot ende e përdorë në luftë armiku historik i shqiptarëve. Dhe, e konkuron me bombën atomike vdekjeprusëse njerëzore: arsimin dhe kulturën, Partitë Politike të Ditës Sotshme Shqiptare. Pamarrë parasysh, vizitën e ish presidentit amerikan Klinton, që e bombardoi Beogradin dhe e çliroi Kosovën, duke i kthyer shqiptarë e ikur nga lufta nëpër botë, duke i kthyer në shtëpi. E shpallën edhe Republikën e Kosovës (2008.) Problem politik, me të cilin kanë edhe e sot e kësaj dite si shtet i Kosovës.

Politikë tjetër është ajo e kryeminstrit shqiptar Edi Rama (një shtet tjetër shqiptar me kufinj politik, poashtu shqiptar me Kosovën), që luftoi për “Ballkanin e Hapur” me me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, dhe Serbinë ?! Edhe, hoqi dorë nga “Ballkani i hapur”. E pritën me nderime Bill Klintonin në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999. Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama e prezantoi zotin Klinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999. Duartrokitje.

Parashikime politike historike për Ditën e Nesërme Shqiptare. Koha, është: nëse, kryeminstri Rama ia arrin qëllimit politik historik të popullit shqiptar, koha do ta dëshmojë Nesër, edhe këtë Datë Historike e pritur me vite e shekuj nga populli shqiptar. Edi Rama, bënë politikë Ballkanike Evrpiane. E përfundoi “Ballkanin e Hapur” me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, dhe Serbinë. E nis me konferencat e Berlinit. Ditë, të mbarë!

Shqiptarët, ende nuk e kanë shpikë deri më Sot një “Bombë atomike” vdekjeprurëse për Liri me licencë shqiptare. Jetesë, për zgjidhjen e Ҫështjes Shqiptare në Ballkan. Qoftë, ai si “Ballkan i hapur”, apo i mbyllur brenda kufinjëve politik shqiptaro-shqiptar. Armë luftarake vdekjeprurëse për armiqtë shekullor. Që: hë për hë, nuk i shpie shqiptarët në “Fitore” me zgjedhje lokale dhe parlamentare politike në dy tri shtete të shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”.

Shqiptarët, ende nuk e kanë shpikur armën paqëruese për ta shkatërreur sistemin Komunist, dhe atë Neokomunist. Edhe, këtë të Sotshmin të rrejshëm të “vëllazërim – bashkimit”. Mos, e dhashtë Zoti, Botën e Ditës Nesrme. Vetëdijen shqiptare.

Bombën atomike politike, ende e kanë në dorë armiqtë historik të njerëzimit. “Paqes” botërore. Politikë e gabuar politiko – fetare shekullore. Apo, politikë e ngatërruar nëpër këmbë të brekëve të partive politike shqiptare. Fatkeqësisht, shqiptarët ende bëjnë në fushëbetejat politike: luftë për pushtet dhe pasuri me Krajl, e Mbret. Dhe, partive politike. Lindin, dhe vdesin ende me “vëllazërim – bashkimin”. Parullë demagogjike komuniste. Sot, Neokomuniste?!

Shqiptarëve, vonë u del gjumi. Nuk e kam thënë, Unë. E kanë thënë Rilindasët shqiptar. Shembull: individë politik partiak, që sot dalin me shkrimet e tyre si analistë politk. Dudumë, që deri Dje ishin në shërbimin e partive politike komuniste me poste partiake dhe vende pune. Sot, Neokomuniste. Poashtu, edhe marrin pjesë si argatë partiak me poste partiake dhe vende pune, në rrënimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Themelet e një shteti shqiptar. Përkrahnin asaj kohe masat qeveritare të ministrisë arsimit dygjuhësinë në shkollat shqipe.

Adminstrata të plotësohet në dy gjuhë me “vëllezërit”. Askujt, nuk i tekeshte të interesohet sesi zhvillohet ora mësimore, por sesi shënohet në ditar dhe librin e amzës gjuha e “vëllezërve”. Në një gjuhë, apo dy gjuhë. Shkak, që shumë mësuesë shqiptarë edhe u larguan nga puna si “nacionalistë” dhe “irredentsitë”. Sot, u paska dalë gjumi trusakatëve?! Pavetëdije, se: arsimin dhe kulturën shqiptare, nuk arriti dot ta shkatërrojë sistemi Komunist. Aqmëpak, do t’ia arrijë qëllimit, ky i sotmi Neokomunist.

Përpiqen me shkrimet e tyre teknefese të partive politike plotë zhurmë shurdhuese (përsëri si argatë të partive politike), se: partitë politike shqiptare e paskan shkatërruar dhe varrosur arsimin dhe kulturën shqiptare, pa e hudhur fajin edhe mbi vete si argatë me poste dhe vende pune të partive politike për ta rehabilituar veten si partizanë besnik të atyre partive politike shqiptare. Herë, me pseudonime, e herë me emër e mbiemër. E, aspak veten si argatë të atij sistemi komunist të “vëllazërim – bashkimit. Jetën, e shohin edhe në sistemin Neokomunist.

Shtegëtimeve politike paqesore të Kryeministrit shqiptar Edi Rama: në Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd. Padyshim, janë të mirëseardhura. Sot, sipas analizave dhe shkrimeve trusakate, nuk u beson as Nëna e gjirit. E, ku më Katundi Madh?! Mos them: Libri publicistik parashikues i Sami Frashërit: Shqipëria çka qenë, është. Dhe, çdo të bëhet.

“Vëllazërim – bashkim”, nuk ka pa Shqipëri Etnike!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.