16.9 C
Tirana
E enjte, 4 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Të zgjohem si komb

Të zgjohem si komb

0
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

Kosova me qiell,
në vrap për një diell që ngroh.

Ti nuk u përkul kurrë,
qëndrove krenare si një nënë e madhe,
se nënë e madhe je

Sot, ndër varre,
eshtrat e dëshmorëve dridhen,
kur shohin se vendin përbuzet,
nga bijtë e përgjumur,
të shtrirë në djepin e mashtrimit,
duke ja hapur derën armikut.

Ju që vraponi e ofendoni,
a nuk ju thërret gjaku i të parëve?
A nuk ju djeg ndërgjegjja?
A nuk ju dhemb shpirti
kur ligji ja hapi derën
hijeve të zeza?

Armiku nuk vjen gjithmonë nga jashtë.
Më i rrezikshmi lind mes nesh;
ka emrin tonë,
flet gjuhën tonë,
por zemrën e ka të shitur.

Jemi të liri me zgjedh fatin tonë.
Ky vend nuk duhet të mbetet
në mëshirën e stuhive të kohës.

E keqja nuk vret menjëherë;
ajo varros ngadal të ardhmën e brezave.

Kur kombi i harron heronjtë,
nis të humbasë vetveten

Liria nuk trashëgohet,
ajo nuk jeton nga zjarri i së djeshmes,
por mbrohet çdo ditë nga ne,
me nderë,
guxim,
e qëndresë.

Të zgjohemi jo nga zhurma dhe gënjeshtra,
por nga zëri i ndërgjegjes për fatin tonë.

Nëse heshtim sot,
edhe flaka më e ndritur e lrisë bëhet hi.
dhe një ditë,
do të na gjykojnë brezat e rinjë

Kombet nuk rrëzohen
nga forca e armikut,
por nga gjumi
i bijve të vet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.