Qeveria e t(m)errit!

0
128
Politikanët pareli në Kosovë

Shkruan: Florim Zeqa

Qytetarët e vendit dhe mërgimtarët kanë mundur të besojnë në shumë mrekulli të premtuara prej pushtetarëve të pasluftës, por asnjëherë nuk kanë besur në ferrin dhe tmerrin e pushtetarëve gjysëmshekulli pas çlirimit të vendit!

Me hajna, me hajna nuk ka shtet…

Ky ishte njëri prej slloganeve të pushtetarëve aktualë kundrejt pushtetarëve të kohës së kaluar. Por, ja që qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët nga të gjitha vendet evroperendimore po e përjetojnë terrin dhe ferrin e vërtetë të këtij dimri nga kjo qeveri në prag të festave të fundvitit.

Ndalja e rrymës pa ndonjë arsye 24 orë në ditë dhe nga tre e katër ditë në vijimësi, e ka vetëm një shpjegim për qytetarët dhe mërgimtarët; vjedhje e energjisë elektrike për shitje në vendet e rajonit dhe për furnizim të rregullt për serbët e veriut.

Ky është paradoks dhe tragjikomedi njëkohësisht!

Paradoksalisht furnizohen me energji elektrike serbët e veriut, ata që për 24 vjet nuk e kanë paguar rrymën, ujin dhe as tatimet ndaj shtetit të Kosovës, kurse në prag të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ndëshkohen qytetarët e ndershshëm dhe lojal të Republikës së Kosovës!

Është pak më tepër se fatkeqësi për mërgimtarët kur arrijnë në vendlindje pas 25 e 30 orëve rrugëtim dhe të mos gjejnë drita në shtëpitë e tyre, të mos kenë mundësi për t’u pastruar nga djersitja e një rrugëtimi të gjatë.

Mërgimtarët nëse arrijnë në mbrëmje në shtëpitë e tyre, deri në mëngjes nuk mund t’ua shohin mirë fytyrat familjarëve të tyre përmes dritës së qirinjëve dhe as të shijojnë kënaqësinë e ardhjes në familje!

Në vend të gëzimit mallkojnë pushtetarët dhe vendin e lindjes!

“E bleva televizorin e ri, por që tre ditë nuk pata mundësi ta provojë funksionimin dhe as t’ia shohë ngjyrat”, rrëfehet mërgimtari i ardhur nga Gjermania!

Ndërsa Fermeri i fshatit, i mllefosur u shprehë në këtë mënyrë; “Nëse vazhdohet kështu do të më shkojnë dëm të gjitha shkaku i mungesës së energjisë elektrike”

Janë edhe një varg i gjatë i dëmëve dhe përkeqësimit të jetës së banorëve në zonat rurale të komunës së Klinës shkaku i energjisë elektrike, si në amvisëri, biznese dhe ekonomi familjare. E gjithë kjo në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, pasi kur ndalet rryma banorët mbesin edhe pa ujë, për shkak se ujin e sigurojnë përmes pompave nga thellësitë e tokës.

Kush ju përgjigjet qytetrëve për dëmet e shkaktuara nga rryma?

Përgjigja është, askush!

Pra as KEDSI dhe as Shteti!

Prandaj, qytetarët e mbetur akoma në këtë vend, 1 Janarin janë duke e pritur si ditën e ringjalljes për të ikur nga ky vend i bekuar, të cilin e kthyen në mallkim për qytetarët pushtetarët e papërgjegjshëm, hajdutët e pangopshëm dhe kriminelët e këtij vendi të bekuar nga Zoti!

Ndëshkimi i mërgimtarëve, turpi i pushtetarëve

Asnjë pushtet okupues nuk ka mundur me shekuj ta kthejë Kosovën në një vend kaq të pashpresë, kurse këta kusarët e politikës sonë nga paslufta e deri më sot, në mënyrë sistematike dhe në vijimësi e rrënuan çdo shpresë të qytetarëve për jetë në vendin më të bukur në botë!

Të gjithë pushtetarët e pasluftës e kanë vjedhur dhe plaçkitur këtë vend, por edhe kanë bërë punë të mira për vendin, kurse këta “shpëtimtarët” e fundit nuk e bën asnjë punë të mirë për vendin dhe për mirëqenjen e qytetarëve.

Këta pushtetrët e sotëm në nivelin qendror dhe lokal u treguan më të aftë dhe më të sofistikuar në vjedhjen e resurseve shtetërore dhe zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve. Pushtetarët aktualë nuk po vjedhin në mënyrë klasike sikurse pararëndësit e tyre, por atë po e bëjnë në mënyrë të sofistikuar me ngritje çmimesh, me rritje tatimi, me rritje të faturave të energjisë elektrike dhe çdo shërbimi tjetër për qytetarët, filluar nga tarifat e internetit dhe telefonisë mobile!

Se kjo që e ceka më sipër është e vërtetë po ua ilustrojë me një shëmbull konkret; “I kaluam tre ditë e netë pa energji elektrike në pjesën dërmuese të komunë së Klinës, për habi në orët e vona të mbrëmjes për t’i mashtruar qytetarët e lëshojnë rrymën nga 2-3 minuta sa për të menduar qytetarët se janë duke punuar në rrjet, ndërsa gjatë tërë ditës as për një minut të vetëm rryma nuk vjen”!

Kjo është dëshmi i mjaftueshme për vjedhjen e koordinuar të Qeverisë me KEDS-in, duke ua nxirë jetën qytetarëve dhe ndëshkuar mërgimtarët gjatë pushimeve të fundvitit në vendlindje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.