Shën Kolli ka ik kur na ka pa neve muslimanëve në Zym o baca Dedë 

0
292
Sinan Kastrati - Biblioteka kombëtare

Anekdotë

Rifat Salihi- Thaçi i Mirushë *) katund afër Malishevës gjithë verës punonte me Rrustem Adem Gajrakin e katundit Gajrak në Zym, krahina e Hasit.

Rrustemi ishte mjeshtër i mirë dhe i njohur që punonte shtepi e kulla me gurë e rrasa në Has. Edhe fëmijët e Hasit e njihnin Rrustemin. ”Rrustemi e ka ndërtu Hasin”.

Një pranverë kishin pas shkua me punua te Dedë Frroku i lagës së Berishëve, në Zym. Plaku, Dedë Frroku kish pas thânë:
– Aman mara burra sivjet nuk pat` borë, nuk erdh Shën Kolli.

Rifat Salihi i thotë të zotit të shtëpisë:
– O baca Dedë, Shën Kolli ka ardh por ku na pa neve, të besimit islam, ka ik tuj thânë ”Këta kakan bâ musliman dhe s`ka dasht me nejt në Zym”.
– Eu po mirë ma ke bâ o Rifat. Kur a kânë dyjaja mië e marë, në Shën Koll, Zymi a kânë plot me borë.

*) Lumi Mirushë e ndan katundin në dy pjesë dhe ishte jetë për banorët e Mirushës, si lumi Nil për Egjiptin.

E tregoi: Ismet Dulë Kastrati, Turjakë, nipi i Rrustem Adem Gajrakut, 25 dhjetor 2023, Uddevalla.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25 dhjetor 2023

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.