Një studim autobiografik është një libër me mjaft interes nga Zigmund Frojd.
Libri ka gjithsejt 153 faqe dhe është marrë nga Vepra e Plotë e Frojdit me mbi 1200 faqe të përkthyera në shqip, ndërsa në anglisht janë 5 102 faqe.
Këtu përfshihen punimet:
Një studim autobiografik, përbën pjesën e një sqarimi të Frojdit për punën e tij me psiko-analizën, e cila u bë pjesë e jetës së tij. Këtu sqarohet zhvillimi i ngjarjeve në lidhje me këtë teori psikologjike, vështirësitë, pengesat por edhe sukseset dhe përkrahjen e saj.
Mbi Narcizmin – narcizmi vjen nga historia e vjetër greke mbi Narcisin, dhe ka një ndikim të madh në shoqërinë njerëzore.
E pavetëdijshmja – një punim që bën fjalë për pavetëdijen. Shumë mendime e më pas veprime të njeriut janë të pavetëdijshme, njeriu nuk është i qartë në veprimet e tij.
Tabuja e virgjërisë – Ka një traditë për virgjërinë, dikur ka qenë tabu, sidomos për vajzat. Këtu sqarohet në lidhje me këtë dhe si sillen vajzat në situata të tilla…
Neuroza dhe Psikoza – Këtu filtet për dy simptoma kryesore psikike, neurozat dhe psikozat. Sipas sqarimeve në këtë libër, neurozat janë një konflikt në mes Egos dhe Suoper-egos së njeriut, ndërsa psikozat janë një konflikt i krijuar në mes Egos dhe botës së jashtme të njeriut. Të dyja krijojnë probleme për njerëzit, në lidhje me perceprimin e realitetit objektiv, që i rrethon.
Seksualiteti femëror – një punim që bën fjalë për seksualitetin te femrat, Frojdi sqaron se femrat kanë një rudiment të organit mashkullor, klitorisin dhe më pas duke u rritur, ato kalojnë te organi femëror, vagina. Këtu sqarohet edhe raporti i vajzave me nënën e babain e tyre.
Pse luftë? – shkëmbimi i letrave në mes Ajshtajnit dhe Frojdit për luftën. Ajnshtajni pyet se si mund të shmangen luftërat, dhe Frojdi i përgjigjet, duke i treguar se janë në natyrën e njeriut impulset destruktive. Por se duhet krijuar një Organizatë ndërkombëtare mbi-kombëtare, që të frenojë luftërat shkatërruese mes kombeve.
Pjesë nga libri për ilustrim:
Shprehja ‘skllavëri seksuale’ u zgjodh nga von Krafft Ebing (1892) për të përshkruar fenomenin e marrjes së një shkalle jashtëzakonisht të lartë të varësisë dhe mungesës së mbështetjes te vetja, në lidhje me një person tjetër, me të cilin ai ka një marrëdhënie seksuale. Kjo robëri ndonjëherë mund të shtrihet shumë larg, deri në humbjen e gjithë vullnetit të pavarësisë dhe deri sa të bëjë, që një person të vuajë sakrificat më të mëdha të interesave të tij; autori, megjithatë, nuk mungon të vërejë se një masë e caktuar e një varësie të tillë ‘është absolutisht e nevojshme, nëse lidhja zgjat për një kohë të gjatë’. Një masë e tillë e skllavërisë seksuale është, me të vërtetë, e domosdoshme për ruajtjen e martesës së qytetëruar dhe për të mbajtur larg tendencat poligame, që e kërcënojnë atë, dhe në komunitetet tona shoqërore ky faktor merret parasysh rregullisht. f. 34
ara se të kaloj më tej në çështjen e seksualitetit infantil, më duhet të përmend një gabim, në të cilin rashë për një kohë dhe që mund të kishte pasur pasoja fatale për të gjithë punën time. Nën ndikimin e procedurës teknike, që përdorja në atë kohë, shumica e pacientëve të mi riprodhuan skenat e fëmijërisë së tyre, në të cilat ata ishin joshur seksualisht nga një person i rritur. Me pacientet femra, pjesa e joshjes thuajse gjithmonë i caktohej babait të tyre. Unë u besova këtyre historive dhe për rrjedhojë supozova se i kisha zbuluar rrënjët e neurozës së mëvonshme në këto përvoja të joshjes seksuale në fëmijëri. Besimi im u forcua nga disa raste, në të cilat marrëdhëniet e këtij lloji me babanë, xha-xhain ose vëllain e madh kishin vazhduar deri në një moshë, kur kujtesa duhej besuar.
f. 70
Frojdi sqaron kundërshtitë që hasi nga shkenca gjermane, nga ata që nuk e njihnin psiko-analizën e tij, në fillim të përhaojes së teorisë (ngjashëm me disa miq të mi, intelektualë shqiptarë, me të cilët kam patur edhe diskutime)… Padija e kundërshton gjithmonë dijen!
“Një nga kundërshtarët e mi mburrej se u mbyllte gojën pacientëve të tij sapo ata fillonin të flisnin për ndonjë gjë seksuale dhe me sa duket mendoi se kjo teknikë i jepte të drejtën të gjykonte rolin që luante seksualiteti në etiologjinë e neurozave. Përveç rezistencave emocionale, të cilat ishin aq lehtësisht të shpjegueshme nga teoria psiko-analitike, saqë ishte e pamundur të mashtrohesha prej tyre, më dukej se pengesa kryesore për marrëveshje qëndronte në faktin se kundërshtarët e mi e konsideronin psiko-analizën si një produkt të imagjinatës sime spekulative dhe nuk ishin të gatshëm të besonin në punën e gjatë, të durueshme dhe të paanshme, që ishte harxhuar për realizimin e saj. Duke qenë se sipas mendimit të tyre analiza nuk kishte të bënte me vëzhgimin apo përvojën, ata besonin se ata vetë ishin të justifikuar ta refuzonin atë pa përvojë. Të tjerë përsëri, të cilët nuk ndiheshin aq fort të bindur për këtë, përsëritën në rezistencën e tyre manovrën klasike të mosshikimit përmes mikroskopit, për të mos parë atë që kishin mohuar. Është vërtet e jashtëzakonshme, se sa gabim veprojnë shumica e njerëzve, kur detyrohen të japin një gjykim të tyre për një çështje të re. Prej vitesh më kanë thënë kritikët ‘dashamirës’ – dhe të njëjtën gjë dëgjoj edhe sot – se psiko-analiza është e drejtë deri në një pikë të tillë, por që aty fillon të ekzagjerohet dhe të përgjithësohet pa justifikim. Dhe e di që, megjithëse asgjë nuk është më e vështirë sesa të vendosësh se ku qëndron një pikë e tillë, këta kritikë kishin qenë krejtësisht injorantë për të gjithë temën vetëm disa javë ose ditë më parë.” f. 82.
Frojdi vazhdon, me një sqarim për Lisin, që nga viti 1925:
“Në Evropë u ndjeva sikur isha i përbuzur; por atje (në Amerikë) e gjeta veten të pranuar nga njerëzit kryesorë si i barabartë. Teksa u ngjita në platformën në Worcester për të mbajtur Pesë Leksionet e mia mbi Psiko-Analizën, m’u duk si realizimi i një ëndrre të pabesueshme ditore: psiko-analiza nuk ishte më një produkt i iluzionit, ajo ishte bërë një pjesë e vlefshme e realitetit. Nuk ka humbur terren në Amerikë që nga vizita jonë; është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e publikut laik dhe njihet nga një numër psikiatrësh zyrtarë si një element i rëndësishëm në trajnimin mjekësor. Për fat të keq, megjithatë, ajo ka vuajtur shumë nga uji. Për më tepër, shumë abuzime që nuk kanë lidhje me të gjejnë një mbulesë nën emrin e saj dhe ka pak mundësi për ndonjë trajnim të plotë në teknikë apo teori. Edhe në Amerikë, ajo ka rënë në konflikt me bihejviorizmin, një teori mjaft naive për t’u mburrur, se i ka nxjerrë të gjithë problemin e psiko-logjisë krejtësisht jashtë gjykimit.” f. 84.
Zigmund Frojd:
“Nga një proces zhvillimi kundër të cilit do të ishte e kotë të luftohej, vetë fjala ‘psiko-analizë’ është bërë e paqartë. Ndërsa fillimisht ishte emri i një meto-de të veçantë terapeutike, tani është bërë edhe emri i një shkence – shkenca e proceseve mendore të pavetëdijshme. Në vetvete, kjo shkencë rrallëherë është në gjendje të trajtojë plotësisht një problem, por duket se është e destinuar të japë ndihmë të vlefshme kontribuuese në rajonet më të ndryshme të dijes. Sfera e aplikimit të psiko-analizës shtrihet deri në atë të psikologjisë, në të cilën ajo përbën një plotësues të momentit më të madh.
Duke parë mbrapa, pra, mbi arnimet e mundimeve të jetës sime, mund të them se kam bërë shumë fillime dhe kam hedhur shumë sugjerime. Diçka do të vijë prej tyre në të ardhmen, megjithëse nuk mund ta them vetë, nëse do të jetë shumë apo pak. Megjithatë, mund të shpreh një shpresë se kam hapur një shteg për një përparim të rëndësishëm në njohuritë tona.” f. 96.
“Dy tema përshkojnë këto faqe: historia e jetës sime dhe historia e psiko-analizës. Ato janë të ndërthurura ngushtë. Ky studim autobiografik tregon se si psiko-analiza u bë e gjithë përmbajtja e jetës sime dhe me të drejtë supozon se asnjë përvojë e imja personale, nuk është më me interes në krahasim me marrëdhëniet e mia me atë shkencë.” f. 97.