JO SHTYRJES PËR 10 MUAJ TË AFATIT PËR NDËRRIMIN E TARGAVE

0
247
Targat në Kosovë

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Popullit tone se ”punën e sotit mos e le për neser, se te nesermes nuk i dihet nafaka”/.

Kanë mbetë edhe pak ditë deri me 31 tetor kur skadpn afati për ndrrimine e tabelave të komunitetit serb. Po bëhët një presion i pa pa pare ndaj qeverisë Kurti II për mundëesin e shtyrjes se afatuit për ndrrimin e tabelave edhe për 10 muaj. Po bënë presion si Amerika dhe Bashkësia Evropiane qe kjo të ndodhë. Është në dorën e kryeministrit qe kjo te ndodhë apo jo. Por, është intereant qe për 12 vite dialog me marevshje të cilat Serbia as 70% nuk i ka realizuar, por bashkesia ndërkombetare asnjëherë nuk i bëri presion Serbisë, pos heshte. Këtu më poshtë po shprehi vetem opinionin tim, duke theksuar ne veçanti se bashkëseia ndërkombetare duhet ti ndrëprej këto manipulime me Kosovën, ne vend se ate ta përkrahin fuqishëm verjën e sovranitetit në tërë teritorin e vet.

Në këtë drejtim zëdhënesi i BE për politikë te jashtme Pëtëe Stano ka kërkuar nga qeveria e Kosovës qe te prolongohet (shtyhet) për 10 muaj afati për ndrrimin e tabelave duke theksu se:

“Bashkimi Evropian e ka te qartë se- vendimi i Kosovës për të ndërruar tabelat e regjistrimit është i legjitim. Megjithatë, sipas marrëveshjes nga dialogu që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, të arritur me 2011 dhe 2016, është me rëndësi që të sigurohet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultime të afërta me qytetarët ndaj të cilëve ka ndikim, dhe në përputhje me praktikat e mira Evropiane”, thuhet në përgigjen e zëdhënësit të BE-së.

Një kërkesë e tillë është hipokrizi dhe se qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj as se si, sepse siç thotë një thenje e popullit ”hekuri duhet rrahë sa është i nxehtë, se pastaj duhet kohë për ta nxe e perseri me e rrahë”.

Nuk është punë e ndërshme e as me vend një kërkesë e tillë nga ana e BE kur dihet fakti se vetë BE është fajtore për gjendjen e tillë në dialogun midis Kosovës e Serbisë, i cili po zgjatë qe 12 vite pa ndonjë sukse.

Nuk duhet të pranohet prolongimi për 10 muaj kur didhet se në dialogun Kosovë-Serbi, vetë është Serbia e cila i bishtnoj dialogut duke e prolonguar disa here kurse BE e ledhatonte. Nuk duhet te pranohet edhe nga fakti se BE ne heshtje e lejoj Federuca Mogherinin një pro serb-ruse qe te venë në rend dite edhe mundesin e ndarjës se Kosovë.

Nuk duhet të pranohet sespe dialogun kështu siç është i kontrribuon ndërmjetesuesit kryesisht pro serb dhe te emeruar nga vendet qe se njiohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe qe lejuan qe disa marevshje të nenshkruhën ne dam të Kosovës siç është Asociacioni një etnik serb.

Nuk duhet të pranohet prolongimi për 10 muaj kur didhet se në dialogun Kosovë-Serbi, vetë është Serbia e cila i bishtnoj dialogut duke e prolonguar disa here duke e pritur momentin e duhur qe siç thotë me e marrë ”hisën e vetë” kurse BE e ledhatonte.

Nuk duhet të prolongohet apo shtyerja e ndrrimit të tabelave qe është e ligjeshme për te cilën janë marrë vesh palet qysh me 2016 për levizjen e lire të njërezve dhe mallërave. Që nga ateherë, është ajo vetë Serbia e cila i ka vu Kosovës penges ne qarkullimin e lire qytetarve të Kosovës duke ua ndrru dokumentet më rastin e hyrjes se tyre ne Serbi. Për këtë BE nuk ka raguar fare e le më të ndërmmer diçka qe kjo të mos ndodhë, e tani lur Kosova me qeverisjen e re po venë reciprocitëin e ligjshëm BE gadi se nuk po çmendet.

Në fund qeveria e Kosovës nuk duhet të lejoj qe afati për ndrrimin e tabelave të shtyhet edhe për 10 muaj, si 10 muaj (por qofshin edhe për 10 vjet), për te ju dhanë rasti siç thotë ne mënyrë cinik bisedën me qytetarët. Por duhet dijtur se edhe ateherë pas 10 muajsh do ta kemi të njejtn situate siç është tani, nuk do te ndryshoi asgjë përderis ne pushte në Beograd janë neofashistet, neoçetniket, krimnelët dhe bashkëpunëtoret e santrapit, kasapit Sllobodan Millosheviq.

Por, BE sikur ka harruar se qytetaret serb të Kosovës nuk pyetën fare për punët e tyre, ata edhe mbas do ta pranonin sovranitetin e Kosovës, po të mos lejohet qe Beogradi me krye qetnikun Vuçiq ne menyr ar bitrare te përzihet në punet e mbrendshme të Kosovës duke manipuluar me serbet e saj për qellimet e Serbisë. Dhe për këto gjera BE asnjëhërë nuk e ngriti zërin, nuk tentojë ta ndalë Serbin qe te përzihet ne punëtë e mbrendshme të Kosovës, të mos manipuloj me serbet qytetar te Kosovës te cilët i konsidron si qytetar te vetë e jot ë Kosovës, qe dalin ne pah aspiratat e saj për teritore, korrixhim të kufijve etj.

Duhet t’i referohemi thenjës se popullit tone se “punën e sotit mos e le për neser, se te nesermes nuk i dihet nafaka”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.