Kush është avokati i kryeterroristit Milan Radojçiq?

0
184
Milan Radojçiq dhe avokati i tij

Biografi personal i Mlladiqit që dënoi Klintonin, Blerin dhe Shrëderin: Kush është Goran Petronijeviq, mbrojtësi i Milan Radoiçiqit?
Edhe pse në Serbi nuk ka një avokat që Milan Radoiçiq nuk mund t’ia lejonte vetes, Goran Petronijeviq ishte padyshim zgjedhja më e natyrshme.
Biografia e tij profesionale dhe orientimi ideologjik e bëjnë atë përfaqësues ideal të nënkryetarit të fundit të Listës Serbe dhe të vetëshpallurin mbrojtës të serbëve në veriun e Kosovës.

Petronijeviq ka lindur në vitin 1960 në Prokuplje, ndërsa fëmijërinë e ka kaluar në fshatin Gajtan të komunës së Medvegjës, ku prindërit e tij kanë punuar si mësues shkolle. Familja e tij u shpërngul në Beograd, ku ai u diplomua në Fakultetin Juridik.

Siç raportoi së fundmi gazeta Alo, ai u pranua në Lidhjen e Komunistëve në klasën e tretë të gjimnazit dhe ishte sekretar partie në universitet.

Pas studimeve, ai punoi si gjyqtar. Në karrierën e tij shtatëmbëdhjetëvjeçare, ai kishte disa ngjarje në biografinë e tij me të cilat pak gjyqtarë në botë mund të mburren. Kështu, për shembull, në maj të vitit 2000, ai shqiptoi një dënim prej 1632 vjetëve burg. Përkatësisht, Petronijeviq ishte kryetar i Dhomës së Madhe të Gjykatës së Qarkut në Pejë, e cila dënoi 143 shqiptarë të Kosovës për krimin e terrorizmit.

Në të njëjtën periudhë, Petronijeviq ishte anëtar i këshillit që dënoi me 20 vjet burg karriget bosh në të cilat duhej të uleshin Klinton, Albright, Shiraku, Shrëderi, Bleri edhe atë për shkak të bombardimeve të RF të Jugosllavisë…

Rënia e Sllobodan Millosheviqit shënoi njëkohësisht fundin e karrierës së gjyqtarit dhe fillimin e karrierës së Goran Petronijeviqit si avokat. Ai ishte kreu i mbrojtjes së Radovan Karaxhiqit në Hagë dhe gjithashtu mbrojti Veselin Šljivančanin para Tribunalit. Në vend, ndër të tjera, ai përfaqësoi Radomir Markoviqin, ish-kryetar i RDB-së, artisten e estradës Svetlana Razhnatoviq, anëtarin e klanit Zemun Sasha Pejakoviq – Peleta…

Ai është nënkryetar i lëvizjes së krahut të djathtë Për Serbinë, dhe një biografi e shkurtër në uebsajtin e lëvizjes thotë se Petronijević është “biografi personal i Ratko Mlladić” dhe “një ekspert i ngjarjeve në Srebrenicë”.

Anëtarët e kësaj lëvizjeje qëndrojnë për “ringjalljen e vetëdijes kombëtare të kombit serb dhe forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me të gjitha kombet sllave ortodokse dhe të gjitha kombet e Ballkanit, për afirmimin e së drejtës për bashkim” të të gjitha pjesëve shtetformuese të kombit serb që mbetën jashtë kufijve të Serbisë, për zhdukjen e serbofobisë dhe urrejtjes ndëretnike.”

Siç ka shkruar së fundmi Radio Evropa e Lirë, Petronijeviq ishte një nga vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të organizuara nga Rusia në pjesët e okupuara të Ukrainës.
Dhe megjithëse është rregullisht në media si përkthyes i situatave politike ligjore dhe ndërkombëtare, në maj 2020 ai u shfaq në një rol disi të ndryshuar. Në atë kohë, mediat shkruanin se Petronijeviq, së bashku me gjyqtarin në pension Novica Pekovic, ishin viktimë e një sulmi fizik nga një grup i meshkujve në një kafene të Beogradit.

Gazeta Danas
Nga serbishtja Lis Bukuroca

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.