P R E M T I M . A . S H P R E S Ë

0
53
Bekim Blaku

NGA BEKIM ILAZ BLAKU

Në kalldrëme të shkëlqyera
E në asfalte të pluhurosura
Defilojnë dhe të tillë plëngprishës
Me të kaluar të zgjebosur

Shpirtra të dridhur
Në prag skëterre
A djaj në petk të engjëjve
Që presin para dere

Premtohen kaltërsi
E qiejve përrallorë
Degdisje mendimi
Drejt një qëllimi të gjorë

Të shumëpritura pika shiu
Në këtë Tokë të thatë e të zhuritur
Janë e vetmja shpresë
Nga këtu për të mos ikur.

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.