Doli nga shtypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti

0
19
Zeqir Kurti - Vargje nëpër kohë

Hysen Ibrahimi, Recensent i Librit, Mitrovicë, 17 shtator 2024

Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. U shtyp në shtypshkronjën ”Printing Press” në Prishtinë.

Sot më 17 shtator 2024, doli nga shypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti. Është ky libri i parë i autorit me poezi që përkojnë me kohën, realitetin, ngjarjet e lëvizjeve dhe veprimtarisë së vet autorit e që kanë vlera artistike e kulturore e që dëshmojnë rrënjësisht për dashurinë ndaj kombit dhe kulturës shqiptare.

Me shumë të drejtë redaktori i këtij libri Prof. Zymer Mehani vlerëson lartë në opinionin e tij i cili ndër të tjera thot, citat: “Poezitë e Zeqir Kurtit që trajtojnë motivin e vendlindjes janë një shprehje e thellë e dashurisë dhe nostalgjisë për tokën ku ai ka kaluar fëmijërinë dhe jetën e tij. Këto poezi janë të mbushura me kujtime, detaje të ndjera dhe me ndjesi të fortë përkatësie, që lidhen ngushtë me fshatin e lindjes dhe me qytetin e Mitrovicës”, fund citati.

Autori Kurti duke qenë veteran i arsimit si në vendlindje po ashtu edhe në Suedi mbi tri dekada, vërejmë se poezia e tij dëshmon qartë se ç’është poezia, çfarë janë raportet e saj me poetin, me jetën, veprimtarinë, me kohën, e shumë kuptime tjera, që kanë për t’a tërhequr dhe zgjuar kërshërinë intelektuale të lexuesit me poezi dhe vargje të shkëlqyera artistike, pse jo edhe te studiuesit.

Në poezinë e Zeqir Kurtit, po ashtu do të gjeni shumë vargje poetike lidhur me këto çështje, si: Qyteti im Mitrovica, fshati im Vllahi, i bukuri fshat, barinj me dele, kështu e ka jeta, pastaj poezi kushtuar familjes, prindërve, dëshmorëve të kombit, e shumë e shumë poezi që ofrojnë mjaft vlera për ta vërejtur raportin e poetit Kurti ndaj poezisë shqipe.

Prandaj, të gjitha poezitë e botuara në këtë libër të autorit Zeqir Kurti, janë tejet të përshtatshme për të medituar për vendin e lindjes, për origjinën. Kjo mbase është karakteristikë e e vargut që, parasegjithash vlerësohet për nga ideja e autorit.

Libri ka gjithsej 185 faqe.
Ky libër do të përurohet nën patronatin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, më 28.09.2024 (e shtunë) në Rektoratin e Universitetit ”Isa Boletini” në Mitrovicë, me fillim në ora 12:00

Ftesa është publike dhe janë shumë të mirëseardhur të gjithë pa dallim, dashamirët e librit dhe fjalës së shkruar të gjuhës shqipe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.