“Identiteti i Folklorit Shqiptar”, në Kuvendin e pestë Folklorik Kombëtar

0
36
Gjon Frroku

Nga Gjon Frroku (Mjeshtër i Madh)

Aktiviteti u zhvillue në Lezhë me 14 Shtator 2024

Me 14 shtator 2024 në Lezhë në Kryeqytetin e Shqipnisë Etnike, të Beslidhjes së Principatave të Arbnisë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot (Skenderbeut) startoi Kuvendi i pestë Folklorik Kombëtar. Pas tri kuvendeve dhe një i katër i zhvilluar në Prizrenin historik, kuvendi i pestë, në Lezhë u zhvillue me temën : “Identiteti i Folklorit Shqiptar”.

Në këtë kuvend u paraçiten kumtesa sa më poshtë vijon:

Kumtesa e parë

Drejtuesi i Kuvendit, Prof.Dok.Zymer Ujkan Neziri Instituti Albanologjik, Prishtinë

“ Eposi i kreshnikëve në pesë shtete të Gadishullit Ilirik në fillim të shekullit XXI.”

Eposet heroike gojore janë pasuri e madhe poetike e popujve. Por, shumica prej tyre në Evropë e kanë përfunduar jetën e vet aktive, që nga Gjibraltari e deri në veri të kontinentit. Ndër të vetmit, që ende bën jetë aktive edhe në fillim të këtij shekulli, është eposi heroik legjendar shqiptar. Por, duke e ditur se edhe këtë vlerë monumentale të epikës gojore shqiptare e pret fati i eposeve evropiane, Eposi i Kreshnikëve sot, në viset shqiptare të Ballkanit, përkatësisht të Gadishullit Ilirik. kryesisht në Maqedoninë e Veriut, në Sanxhakun e Pazarit, në Evropën Perëndimore, në SHBA e në Kanada janë evidentuar vlerat e folklorit: Kërkime janë kryer në mijëra vendbanime kryesisht me anë të rreth 9 mijë pyetësorëve, por vendbanimet e gjetura shqiptare me Epos të Kreshnikëve, nga kërkimet në terren, në pesë shtete të Ballkanit, janë gjithsej 374: Kosovë (200), Shqipëri (72), Maqedoni (40), Mal i Zi (57), Serbi (5). Kam evidencuar 148 lahutarë, si dhe 197 jolahutarë, e ndër ta ka edhe rapsodë pa vegla muzikore, kryesisht në Maqedoninë Perëndimore. Para vitit 2012 kam evidencuar edhe 329 lahutarë, që janë shumica edhe lahutapunues. Janë nga 20 deri në 100 vjeç, myslimanë e të krishterë, burra, por ka edhe gra. Me lahutë, vegël e lashtë kordofone me një tel, shoqërohen këngët e kreshnikëve, po edhe këngë të tjera. Përdorej edhe në raste të luftës dhe të vdekjes. Ka dy simbole të lashta ilire: kryet e dhisë dhe gjarprin. Është vegla më e adhuruar nga shqiptarët.

Qëllimi më i rëndësishëm ishte konstatimi i gjendjes së sotme të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan, ku jetojnë shqiptarët: Kosovë e Shqipëri, si dhe në Malin i Zi: Kraja, Ana e Malit, pjesa e Malësisë së Madhe dhe pjesa e Sanxhakut të Pazarit; Maqedonia e Veriut: ana perëndimore, nga Kumanova deri në Kërçovë; si dhe viset nën Serbi: Lugina e Preshevës me pjesën e Sanxhakut të Pazarit. Synimi i kërkimit ishte mbledhja e dëshmive për dosjen e Eposit të Kreshnikëve, për paraqitje në UNESCO, dosje e nisur më 2008. Për shkakshjkrimit të kufizuar, unë do të përmendja vetëm skedën e këngës, që ka: të dhëna të hollësishme për rapsodin, vendin e këndimit, datën, minutazhin, numrin e vargjeve, temën, motivin, personazhet, toponiminë, llojet e armëve, dyluftimin, fundin e ndodhisë, legjendaritetin, qeniet mitike, numrat mitikë, poetikën e kohës, poetikën e hapësirës, formulat e fillimit, të mesit e të fundit në këngë, figuracionin poetik, pamjet poetike, portretet e kreshnikëve, tiparet etike e morale, kodeksin e nderit, rrëfimin epik, digresionin, leksikun vendor, shpejtësinë e këndimit të vargjeve në minutë, pushimet muzikore, pushimet teknike etj.

Pikësynim ishte kërkimi i llojeve të këndimeve: individ, duet, grup; mënyrat: këndim, recitim, tregim; llojet e veglave; lahuta dhe shtrirja e saj; lahutarët dhe lahutapunuesit; polifonia dhe këndimi pa vegla muzikore; trashëgimia familjare e këndimit; heronjtë tanë dhe kundërshtarët e tyre; kryeheronjtë Muji e Halili; shtyllat ndërtimore: legjendarja, fantastitkja e mitikja; fillimi i zbehjes së besimit në orë dhe zana; rrudhja e repertorit; ndërtimi formulaik; rrëfimi i gjatë epik; vargu dhe rima; bashkëjetesa e dy eposeve tona heroike; elemente të përafrimit të dy epikave; elemente të tjetërsimit kohor të heroit; gjurmë të shkollës serbe në terren për origjinën. Legjendariteti, mitikja e fantastikja ruhet ende në këngë të kreshnikëve e në tregime, krahas qenieve mitike, sidomos të Orës dhe të Zanës. Krahas legjendaritetit, edhe mitikja e fantastikja po ashtu janë ndër shtyllat qendrore të kësaj epike heroike legjendare. Temat e motivet vazhdojnë të ruhen, sidomos ato për kullotat, bagët-inë, kullat, pasurinë dhe familjen, si dhe fuqinë e kreshnikut nga zanat, martesat, zilitë e lakmitë, sakrificat për tjetrin etj. Kundërshtarët e 30 kreshnikëve ende quhen shkje e shkije, kudo që jetojnë. Tri të veçantat kryesore të këndimit të këngëve të kreshnikëve në Maqedoninë e Veriut.

Në rrethinat e Dervenit, të Tetovës, të Gostivarit e të Kërcovës janë: këndimi grupor i rapsodëve, këndimi polifonik dyzërësh, si dhe këndimi pa përdorimin e veglave muzikore. Këtyre do shtuar edhe tregimin gojor të përmbajtjes dhe këndimin duke e mbajtur dorën në vesh, dukuri etnomuzikologjike shumë interesante: Janë evidencuar 865 njësi, këndim e proze. Janë shkruar 502 këngë e motërzime, me 114 016 vargje, si dhe janë shkruar 123 tregime me 777 rreshta. Janë kryer incizime me kamerë, nga kameramani Baton Z. Neziri: 5 438 minuta e 27 sekonda. Janë incizuar 32 tregime dhe 225 këngë, që kanë rreth 63 834 vargje. Këto 502 këngë dhe 123 tregime janë shtruar në 15 vëllime. kurse sasisë me 500 mijë vargje të fondit kombëtar, iu shtuan edhe rreth 100 mijë vargje Sasi. Kanë kënduar mbi 3 700 vargje: Kapllan Dauti, Imer, Brahim e Asman S. Gashi, Asllan Adem Shala; mbi 4 500 vargje: Sylë e Januz Mu-shkolaj; mbi 5 500-6 000 vargje: Ajet Shala; mbi 6 000-6500 vargje: Halil Kuliqi; mbi 6 500- 7 000 vargje: Isë Elezi-Lekëgjekaj, Fehmi Nishefci. Eposi i Kreshnikëve është kryevlerë poetike e folklorit shqiptar.

I takon edhe vendi te kryevlerat në UNESCO. Është vijimësi e këndimit epik ilir-arbëror dhe cikël me fill historik nga koha e ardhjes së fiseve sllave në Gadishullin Ilirik (M. Lambertz) dhe jehonë (term i Q. Haxhihasnit) e ndeshjeve dhe e betejave me ta. Bashkëjeton me ciklet epike heroike historike, nga Beteja I e Kosovës, 1389, e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare, 1997-2001. I takon vend i rëndësishëm edhe në folklorin botëror. Duhet të konsiderohet i madh ndër më të mëdhenjtë e botës. Për krahasim me eposin Gesar të Kinës, me një milion vargje, por me vetëm 400 mijë vargje të mbledhura (deri më 2012), këndej, ndër ne, në Evropë, janë 600 mijë vargje të mbledhura të Eposit nga rapsodët shqiptarë. Mund të shkruhen studime e disertacione, nga aspekti epikologogjik, etnomuzikologjik, dialektologjik, fonetik, leksikologjik, morfologjik, sintaksologjik, etnopsikologjik, etnosociologjik, etnojuridik e fusha të tjera. etnokulturor, Shënim: Kjo kumtesë është paraqitje e shkurtër e ligjëratës sime të mbajtur në Universitetin e Harvardit, Kembrixh, Shtetet e Bashkuara, më 28 mars 2023

Kumtesa e dytë:

Kompozitor Zef Çoba ( Mjeshtër i Madh), Shkodër

“Globalizmi dhe teknologjia, i kanë sjellë dëme folklorit”

Globalizmi dhe teknologjia, i kanë sjellë dëme folklorit ku  interpreti i instrumentistit, këngëtarit, humbet origjinalitetin, pasi folklori është testament. Këto vlera janë të domosdoshme të transmetohen nga të rinjtë. Këto të indentifikohen të shkruhen të rifreskohen me origjinalitetin trashëgues. Në festivale paraçitet krijimtaria e re. Që me Mmodernitetin nuk e motivon të mëparshmen, e transmeton ndryshe atë me teknologji .

“Unë jam muzikant profesionist dhe kam një dhimbje se nuk e keni idenë se sa keq i bëjnë. Janë dy gjëra, një në radhë të parë, është përmbajtja muzikore dhe poetike. Më lejoni të them dhe diçka tjetër, është dhe standardi i të dëgjuarit, ky folklor i larguar nga identiteti është zhurmë.

Kumtesa e tretë

Esat Ruka, studiues.

“Ndryshoi sistemi , a duhet të ndryshojmë edhe ne?”

Kemi  kthyer bashkëpunmin e përkushtimin në mision të shenjtë e të pandërprerë, punën për të gjurmuar, lëvruar, përpunuar e promovuar vlerat e krijimtarisë popullore. Jemi rrethuar nga talentet më të vyera, krijues e intepretues, mjeshtra të dijebërjes së mjeshtrive në veshje e në instrumente popullore. Kemi vjelur e gatuar nektarin e atyre talenteve, duke përcjellë tek artdashësit produktin më cilësor të artit të tyre.

Kemi reflektuar jo rrallë edhe ndaj sugjerimeve e këshillave, të cilat na kanë burrëruar e maturuar. Kemi shkelur në qindra vatra familjare e punëtori të bardëve popullorë, ku jemi pritur me dashuri duke na dhënë besimin e tyre për ta ngritur artin në lartësinë shijeve estetike të popullit e vokacionit kombëtar. Por ndryshe? A nuk kemi shembuj të shumtë për këtë?. Krijimtari e shumtë po bëhet, por portreti i vërtetë i njeriut shqiptar, zor se ndihet apo shihet në skenat tona. U uniformizuan vallet, këngët, dasmat, zijafetet familjare e shoqërore. Në krye të tyre u vunë tallavatë e tani Di Xhey që kanë vënë në hall dasmorët nga zhurma e padurueshme e tyre. Identiteti i trashëgimisë në këto popuj ka mbetur vetëm si një aset arkivor. Është shumë emocionues të kujtojmë me nderim që studiuesi i Madh, një njeri i Madh i qujatur Robert Elsie, nga Kanadaja, që edhe veprën monumentale “Lahuta e Malësisë” të Gjergj Fishtës, ia dha mbarë botës në anglisht, e ka varrin e tij në Theth të Dukagjinit, Ku shkruhet: “Unë nuk mund të jetoj pa dheun e tokës shqiptare”.

Si arriti Elsie në këtë vendim? Sepse ai u njoh thellë me të vërtetat e këtij populli, me historinë, gjuhën, talentin dhe virtytet e këtij kombi. Ai e kishte hasur lënien në harresë të vlerave të trashëgimisë së popujve të industrializuara si Franca, Gjermania, Anglia,etj dhe, kur ata u kujtuan për këtë vetëvrasje kulturore, ishte vonë. Teksa shihnin në Festivalet shqiptare visare të rralla të trashëgimisë, nuk nguronin të shpreheshin me nderim për një popull me histori dhe kulturë që sakrifikon të ruaj origjinalitetin e vlerave të veta me dinjitet ku ende u këndohen fëmijëve e tregohen rrëfenja të mençura. Njerëzit tanë ende i bëjnë vetë gjërat, mobiljet, ashtu sikundër gratë përgatisin veshjet, sidomos ato dimërore. Barinjtë i bëjnë vetë fyjet apo pibzat e bilibilat, duke ruajtur identitetin e folklorit.

Kumtesa e tretë

Agim Sadiku, Kosovë Studiues

“Tradita etnomuzikore në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë “

Ashtu si të gjithë popujt e civilizimeve të lashta edhe shqiptarët përgjatë historisë krijuan, zhvilluan, formësuan dhe bartën, brez pas brezi, të arriturat e tyre të kulturës material e shpirtërore. Mu për këtë, herët është zgjuar interesimi i studiuesve të huaj dhe shqiptar për ta hulumtuar dhe studiuar këtë traditë. Hulumtime të kësaj natyre janë bërë nëpër viset të ndryshme të shqiptarëve, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Megjithatë, këto hulumtime nuk janë bërë njësoj në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët. Në disa treva studimi ishte më i lehtë, sepse stimulohej e përkrahej nga institucionet përkatëse shtetërore, derisa në trevat të tjera studimet e këtilla jo vetëm që nuk përkraheshin por edhe pengoheshin nga vet shteti.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Hulumtimet dhe studimet për traditën kulturore të kësaj treve janë fare të pakta për të mos thënë mungojnë krejtësisht. Prandaj, në konsultim me prof. Dr. Agron Xhagollin kam vendosur që për tezë të doktoraturës ta marr temën me titull: “Tradita etnomuzikore në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë”. Për realizimin e kësaj teme më është dashur që të bëjë hulumtim në terren për mbledhjen e materialit të nevojshëm për studim dhe njëkohësisht kam hulumtuar nëpër arkiva, muze si dhe e kam konsultuar literaturën e nevojshme. Hulumtimet që arritëm t’i bëjmë nëpër arkiva, biblioteka dhe muze të ndryshëm na dhanë të kuptojmë se askush më herët nuk iu kishte qasur mbledhjes, hulumtimit dhe studimit të traditës muzikore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Prandaj, punën tonë e filluam duke u mbështetur në hulumtimin, mbledhjen, sistemimin, melografimin vetanak të këtyre këngëve nëpër fshatra të ndryshme të kësaj treve. Hulumtimet e para lidhur me traditën muzikore të trevës në fjalë janë bërë nga studiues, punëtor shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilët kanë bërë ekspedita hulumtuese nëpër këto treva. Materialet e mbledhura janë botuar në revistat shkencore si Gjurmime albanologjike, pastaj në vëllimet e IAP me titull: “Këngë të ndryshme popullore”, “Këngë dashurie I”, “Këngë dashurie II”, “Këngë dhe lojëra të fëmijëve” etj. Bëhet fjalë për disa dhjetëra këngë dasmash, këngë dashurie, këngë të punës si dhe këngë dhe lojëra të fëmijëve. Më pas janë bërë hulumtime edhe nga autor tjerë jashta IAP- së siç është raste me bledhësin Ramiz Kadriu i cili ka botuar librat me titull:” Këngë dasme nga Jabllanica e epërme e Medvegjës” si dhe “Këngë dasme dhe këngë djepi të trevës së Medvegjës”, etj. Fatkeqësisht, në të gjitha këto botime, janë prezantuar vetëm tekstet e këngëve pa asnjë të dhënë etnomuzikore.

Kjo ishte edhe një arsye shtesë që më bëri të vendos për t’iu qasur punës etnomuzikore për hulumtimin, mbledhjen, sistemimin, melografimin, si dhe studimin e traditës muzikore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Këtë traditë, sadopak e kishim të njohur që nga fëmijëria, sepse jam i lindur dhe rritur në këtë treve. Më 2017 kam botuar librin, studim monografik me titull: “Arti i këndimit të fëmijëve në Bujanoc dhe Preshevë-loja, kënga, kërcimi”. Në këtë monografik janë të prezantuara gjithësej 104 krijime të fëmijëve si lojëra të kënduara dhe numërore. Të gjitha këto krijime muzikore-poetika janë të mbledhura dhe të melografuara nga autori i këtij studimi, pastaj janë bërë analiza për të parë karakteristikat e tyre melodike si: radhët tonale, masat ritmike etj. Më pas, më 2023 kam botuar librin, gjithashtu studim monografik me titull: “Këndimi i femrave në dasmën shqiptare në Bujanoc dhe në Preshevë”. Në këtë studim monografik janë të prezantuara gjithësej 65 këngë të mbledhura dhe të melografuara, poashtu nga autori i këtij studimi. Natyrisht edhe në këtë studim janë bërë analiza melo-ritmike si: radhët tonale, masat ritmike, struktura e këngëve pa u lënë anash edhe përmbajtja poetike e tyre.
kumtesa e katërt

Kumtesa e katërt

Luigj Dedvukaj. Etnograf.i asocuar, Tuz, Malësia e Malit të Zi

 ( Xhubleta)

“Xhubleta – veshja tradicionale e nuses malësore, dje dhe sot” Veen të fundit, në veçanti fundshekulli 19, e Malësisë së Madhe, pjesa në Mal të Zi, shekulli 20 e deri sot, në pikërisht në Hot, Grudë, Triesh e Kojë. Veshjet apo kostumet popullore shqiptare janë të larmishme e shumë të pasura dhe dallohen për nga ndarja etnografike krahinore, gjinia, mosha, qepja, punimi artistik, struktura, materiali, e shumë elemente e faktorë të tjerë. Përmes veshjeve janë dalluar klasat a shtresat shoqërore, pra është dalluar gjendja statusore civile e familjeve dhe e individit. Janë dalluar familjet që kanë pasur mundësi të blejnë materiale e veshje cilësore me stoli të shtrenjta dhe ato që nuk i kanë pasur ato mundësi.

Gjatë punimit-qepjes së veshjes ndjenjat për të bukurën janë shprehur përmes syrit artistik dhe dorës së artë, duke i krijuar ato veshje me tipa e variante të ndryshme dhe motive të zgjedhura, bazuar në shkallën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Ndër motivet e veshjeve shqiptare kryesisht kanë dominuar motive floreale, ato me figura gjeometrike, zoomorfe e shumë pak antropomorfe. Pastaj stolitë e tjera në formë të shqiponjës dykrenore, diellit, gjarprit (si orë apo rojë e shtëpisë), kuçedrës, dragoit e motive të tjera. Xhubletës i janë thurë këngë të ndryshme. Pothuaj se nuk ka dasëm e aheng që nuk përmendet në ndonjë tekst të këngës në zonën e Malësisë së Madhe, këndej e andej kufirit, por edhe në ato vende kudo në botë që ka lidhje me të.

Xhubletën e kanë bartë me vete kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi, e jo më këngën që këndohet nga thellësia e shpirtit. Shikuar nga aspekti historik, ndër kostumet më të vjetra në Evropë dallohet veshja me xhubletë, karakteristike për zonën e Veriut të Shqipërisë. Për xhubletën kanë shkruar shumë studiues shqiptarë, por edhe të huaj të fushave të ndryshme, sa që kanë mendime, duke iu referuar gjetjeve arkeologjike, se është edhe para ilirëve nga qytetërimi kreto-mikenas, e lashtë 4 mijë vjet dhe ajo vjen nga lashtësia, e trashëguar dhe e ruajtur, për nga trajta, pothuaj se në mënyrë origjinale deri në ditët tona. Sot xhubleta së bashku me aftësitë, mjeshtrinë dhe format e përdorimit është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente në UNESCO (Vendimi i Komitetit Ndërqeveritar i UNESCO-s: 17.com 7.a.4, viti 2022) dhe është pasuri e gjithë njerëzimit.

. Nusja i sjell me vete “të falat” për burrë, për familjarët e burrit, për vjehrri, gjysh e gjyshe të burrit, për kunetër e kunata me fëmijët e tyre, bile edhe për ata që janë në bark të nënës e s’kanë lindur ende. Pastaj për kushërinj të parë me familje e prindër të tyre (farefis). Të falat i kanë dërguar në bazë të mundësive, sipas kërkesës dhe dëshirës që e kanë parë të arsyeshme të dy familjet, si ajo e djalit që ia ka kërkuar t’falat, si ajo e vajzës që i ka dërguar të afërmve të vet. Përveç familjarëve të burrit, ajo ka sjellë po ashtu edhe për kumbarë e ilakanë (kushërininë) e babait të saj, që cilat janë të martuara në mal ku është martuar edhe vetë nusja.

Dikur për “të fala” nusja ka çuar vetëm nga një palë çorapë leshi, të bëra me gjypnerë. Kurse ato të burrit, dasmorit, dasmoreshës, kumbarëve e çevre, i palë këputë etj. vjehërrisë i ka veçuar. U ka sjellë diçka më shumë se të tjerëve, p.sh., një rubë apo nusja me vete ka sjellë krozhën, e në krozhë ka vendosur mollën e nuses dhe çarapët e djalit të prehnit. Kur kanë pérri në oborr te shpia e djalit të nuses, gjeveri i ka thirr’ t’ritë e t’rejat me zanë mollën e nuses. Ai e ka marrë mollën dhe e ka qit përpi shpi. Me e pa zanë ni i ri si djali a si vajza i kinë thanë, “shpejt dashke me u muer nji vajz, fmija i parë ka për t’i le vajzë fejua edhe ti. Po e kapi mollën e nuses nji djalë, fmija i parë i len nuses djalë

Disa bartës tregojnë disa dëshmi gojore se, asht ba bisedë a me e hjek duvakun a jo, por kurrkush s’ka marr guxim me fillua me hjek. I pari â kën Gjok’ Marash Uci ën Spí t’ Hotit çi me 1953 ia ka hjek t’shoqes duvakun, e ën ditë t’vjets ja ka hjek edhe xhubletën e e ka kalua ën rash palë-palë. Por, gruaja e tij Pashka i ka thanë: Vet nuk e veshi rashën se jam e bija e Nua Ucës, e zdua me korit babën e nanën për t’gjallë. Ajo s’ka da me ja marr ftyrën ropve. Ater i ka than burrit: ën po thua me vesh vet rashën, po e veshi, por, ën breg t❜Tuzit ën rash nuk ulëm pa ty Ater ajo e ka vesh e jan ul’ bashkë te dy

Kumtesa e pestë

Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos

“Rregjistrimet audio-vizive të arbëreshëve”

Ekspeditat mbi muzikën arbëreshe: zbulimi i një realiteti të ri të Italisë së Jugut Etnomuzikologjia qysh nga origjina e vet ishte një disiplinë e lidhur me zhvillimin e teknologjive të regjistrimit të tingullit. Regjistrimet mund të konsiderohen si prodhimet e fundit dhe më thelbësore të një etnomuzikologu; procesi regjistrimit është i rëndësishëm për dokumentimin dhe studimin e folklorit muzikor që nuk mund të fiksohen nëpërmjet shkrimit. Ekspedita kërkimore në terren edhe krijimi i arkivave si vende për ruajtjen e njësive fizike dhe dokumenteve tingullore, përbëjnë momente thelbësore në studimin e materialeve të Paashon ne ate traditave orale, qoftë në nivel linguistik, si ashtu edhe folklorit muzikor. Në Itali, situata e kërkimit në terren dhe krijimi i arkivave tingullore, sidomos në nivelin institucional, u zhvillua me vonesë, krahasuar me vende të tjera të Europës. Më 1928, krijohet qendra kryesore italiane, Discoteca di Stato (Diskoteka e Shtetit), që në 2007 do t’i ndryshohet emri në Istituto centrale per i beni sonori ed audiovisivi (Instituti qendror për trashëgiminë tingullore dhe audiovizuale). Krijimi i këtij institucioni lidhet me koleksionin e muzikantit Rodolfo del Angelis, i cili kishte si qëllim të ruante në njësi fonografike zërat e personazheve të rëndësishëm.

Gjithsesi, rolin më të rëndësishëm e luajti Gavino Gabriel, i cili bëri të mundur, qysh në vitet ’30, që të përcaktoheshin qëllimet e qendrës, duke promovuar mbledhjen e këngëve dhe dialekteve të gjithë rajoneve të Italisë. Prania e materialeve muzikore e folklorike që vijnë nga fshatrat arbëreshe në arkivin e Je ne Diskotekës së Shtetit filloi vonë: daton në vitet ’60 dhe lidhet me kërkime ku mbizotëron aspekti linguistik. Kemi parasysh mbledhjen n. 35 LM, në periudhën 1967-1969, e organizuar nga l’Istituto di Studi Albanesi (Instituti i Studimeve Shqiptare), në Universitetin e Romës dhe i drejtuar në atë kohë nga Ernest Koliqi. Për këtë bashkëpunuan studiues të rëndësishëm, ndër të cilët kujtojmë mbi të gjitha Martin Camaj, Giuseppe Gradilone, a Vincenzo Malaj, Elio Miracco. Bëhet fjalë për hulumtime me rreze të gjerë që preku thuajse të gjitha fshatrat arbëreshe, të shpërndara në rajone të ndryshme të Italisë jugore, me regjistrime ama të vetëm disa dokumenteve me interes në nivelin gjuhësor.

Folklori te arbëreshët e  Italisë së Jugut, është përqendruar mbi të gjitha në Kalabri. Qendra do të ndryshonte emërtim në Arkivat e Etnomuzikologjisë. Si e tillë, ka pasur një rol thelbësor për përcaktimin e metodve dhe objektivave të etnomuzikologjisë italiane, duke sjellë ngahera një cilësi të lartë të regjistrimeve tingullore, kjo falë edhe bashkëpunimit me RAI- Radiotelevisione Italiana që ofronte strukturat teknike të nevojshme për atë kohë për të bërë regjistrime tingullore. Të gjitha këto realitete përbëjnë sidoqoftë një trashëgimi me vlera të çmuara, e cila është duke sjellë një pasurim të njohurive në kuadër të një ndërgjegjësimi të ri sa i takon rizbulimit të dokumenteve zanore. Kjo jo vetëm në nivel studimi të folklorit muzikor, por për të kuptuar realitetin kulturor arbëresh në tërësinë e vet.

Kumtesa e gjashtë:

Marash Ndoka, Lezhë (kandidat i shkencave historike)

“Identiteti i Folklorit Lezhjan”.

Në Lezhë ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Këtu organizohen mjaft aktivitete me karakter folklorik dhe me format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale ajo shpirtërore dhe ndenja fisnike.

Në zonën e Lezhës ka një larmi të madhe të veshjeve tradicionale. Ato janë të gjitha të veçanta në domethënie dhe tipe. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnje krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Zona e Zadrimës ruan ende këtë kulturë.

Lezha ka të trashëguar një vlerë të spikatur të bashkjetesës ndërfetare. Në zonë gjenden objekte kulti mjaft të vjetra që i përkasin besimit të krishterë, mysliman, ortodoks dhe bektashi..

Kengët, vallet, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton këtë rajon. Mikpritja lezhjane është një pasuri në vete, e vërtetuar ndër vite kjo dhe me bashkëpunimet ndërkulturore dhe miqësitë e krijuara.

Në fund të shekullit të 20-të, Lezha ka një brez artistësh shumë të fuqishëm, të cilët morën emër në mbarë vëndin si në poezi, pikturë, gazetari, publicistikë.

Pavarësisht zhanreve e gjinive të ndryshme të artit që lëvruan përsëri ata janë quajtur plejada e artistëve që i dhanë emër Lezhës duke e përfaqësuar një nivel të lartë artistik të krijimtarisë artistike brenda dhe jashtë vendit. Në Lezhë ruhen si traditë kostumet ku janë diku 38, lloje dhe nënlloje…Ansambli :”Çiftelia” është shpallur një herë Laurat i Festivalit Folklorik Gjirokastër e njëherë nderohet me çmimin e parë.

Praktikisht kemi Folkun Muzikor: 1. Zadrimor 2. Mirditor 3. Malsor 4. Kallmetor 5. Pllanor

Specifikisht, folku muzikor Zadrimor, që karakterizohet nga ambëlsia dhe finesa e interpretimit muzikor, si dhe nga veçoria e të kënduarit në kolektiv, çka asht një karakteristikë e bukur e saj. Kangët janë kryesisht me karakter lirik, erotik, social.

2.Folku Muzikor Malsor, që këndohet kryesisht me Lahutë  (me karakter pentatonik), si dhe i interpretumë vetem nga një lahutar. Këto kangë janë kryesisht të karakterit epiko-historik. Padyshim qe kemi edhe kangën karakteristike të Majekrahut, apo edhe kangë të zhanreve të ndryshme baritore, folklorike etj.

3.Folku Mirditor karakterizohet nga gjallëriae mbrendëshme e saj, nga ritmika e mbrendëshme, si dhe nga koloriti i fuqishëm muzikor, me një farë barazie të çuditëshme në mes temave të ndryshme sociale të kohes

4.Folku Muzikor Kallmetor, asht një oaz muzikor, qe ende nuk asht studiu aq sa duhet. Këtu kemi një aliazh interesant dhe unikal, në mes muzikës vendase e gërshetume me atë mirditore dhe malsore (sepse në këtë treve kemi një bashkëjetese fizike të këtyne tre etniteteve), çka reflektohet edhe në specifikën e kangës folklorike Kallmetore, ku çuditërisht (ndoshta për këtë arsye), kemi edhe elementë të kangëve polifonike.

5.Folku Muzikor Pllanor, Këtu kemi nuancë muzikore, si edhe në kostumografi, sipas dy religjioneve (katolik e musliman), e këto nuanca folklorike muzikore, kanë kulmu veçanarisht tek vallja karakteristike shumë e bukur dhe e veçantë, që ka marrë emërtimin: “Vallja e Pllanes”

Fjala e lirë
1. Dedë Prenga, Gjeneral(Ruajtja pastër e folkut dhe përcjellja te brezat)
2. Albert Melyshi, Kryetar i Bashkisë Mirditë( Folkun shqiptar, amanetin e të të parëve tanë, duhet ta ruajmë këtë vlerë).
3. Ndue Luli, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Lezhë (ndërgjegjësimi i institucioneve për këto lloje aktivitetesh, nga shkollat me përfaqësinë e mësuesve…)
4. Liljana Pepe, inteligjente e Natos(Ruajtja e kulturës tonë, nëpërmjet autoktonisë së semantikës së shprehjes(jena në tokën tonë)
5. Zef Përgega, Gazetar shqiptaro-amerikan( folklori në shqiptar në Amerikë)
6. Mark Marku, Komuniteti i Selanikut( Thjeshtësia ime dhe dija e marrë nga unë, është si dashuria e madhe për folklorin)
7. Bekim Avdiu, studiues(Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë folkun).
8. Martin Rexha, Rugovë (Urimi i përzemërsishëm për të pranishmit)
9. Pashk Ndoci, Inxhinier, Kryetar i Shoqatës: Kastriotët(Udhëtimi i përbashkët në ruajtjen e vlerave të folklorit)
10. Petrit Gjoni Inxhinier(Mbështetja për folklorin)…

  1. Ndrekë Nikaj, (Identiteti i Folklorit në Vaun e Dejës)

Në orën 19 u organizue një koncert me folkloristë nga gjithë trojet etnike shqiptare. Ata u nderuan me Çertifikatë Mirënjohjeje, sa vijon:

Shqipe Hasa, Zvicër, për përfaqësimin e mërgatës shqiptare në Zvicër.
Prena Beleshi, Mirditë, për intepretim shumë të mirë të këngës mirditore.
Nikoll Prendi, Lezhë, për intepretim të vargjeve të Homerit Shqiptar, Gjergj Fishta.
Bardhe Ibrahimaj, Pukë,për intepretim me nivel të lartë artistik.
Adem Bllaca, Maqedoni e Veriut, për intepretim dinjitoz të folkut të shqiptarëve të Maqedonisë.
Lumnie Lushaj  Avdiu, Gjakovë, Kosovë, për kontribut të shquar të folklorit në Rrafshin e Dukagjinit , Kosovë
Paulin Përvathi, Kantautor,Lezhë, për kontribut të madh në folklorin e Lezhës.
Klevis Hysko, Skrapar, për intepretimin me nivel të lartë të këngëve të Jugut dhe Shqipërisë së Mesme.
Gazmend Golemi, koreograf(Igëll Denc), Lezhë, për intepretim të lartë të valleve lezhjane e mbarë kombëtare.
Lazër Lorenci, Instrumentist, folklorist i vjetër, Lezhë, për intepretim të veglave frymore me zanamare…

Kryetari i Shoqatës
Kuvendi folklorik kombëtar

Gjon Frroku
(Mjeshtër i Madh)

Dërgoi për publikim, Fran Laska

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.