All’ahu xhelushan në Natën e Kadrit

0

Arben Çokaj

tregim satirik për fëmijë ose të rritur me 8 klasë shkollë

Nata e Kadrit në besimin islam është nata e 1000 netëve. Flitet se All’ahu bën mrekulli në këtë natë, por unë nuk di asnjë.

Po bëjmë një tregim imagjinar si e ka feja, se çfarë ndodhë në natën e Kadrit, ku besimtarët besojnë kaq shumë dhe nuk u shpëton pa e uruar!

* * *

All’ahu xhelushan po bënte gjumin e pasdites, kur dëgjoi disa thirrje të mëdha All’ah Akbar, All’ah Akbar (zoti ështé i madh), që e çuan prej gjumit. Hedh vështrimin drejt tokës nga atje lart, ku fshihet diku pas reve.

Sytë e tij janë dritë si projektorë të fuqishëm me rreze lazer, dhe kanë edhe lente zmadhuese si teleskopë të fuqishëm, për të parë se çfarë ndodhë me detaje në domenin e tij tokë. Si i ka punët hajvanati atje? U bë kurioz, xhelushani i plotfuqishëm!

Në fillim u fokusua te xhemati i madh në vendet muslimane të Arabisë, Iranit e Turqisë… pastaj, pasi ua rregulloj punët atyre atje, se nuk ka punë tjetër xhelushani, e kaloi vështrimin mbi Lindjen e Mesme, çfarë bëjnë fakirat e Palestinës? Ua rregulloi mirë e mirë punët edhe atyre, si ua ka rregulluar gjithmonë! I pa gërmadhat atje dhe uroi të bëhet më mirë…

Dhe aty nga fundi, tha, hajt t’i shikoj edhe këta hajvanat e Shqipërisë, shqiptarët kanë fe të ndryshme, prandaj janë të lumtur, t’i shoh katolikë e muslimanë, duke uruar natën e madhe të Kadrit.

Dhe i pa shqiptarët si gjithmonë duke pritë, që punët që duhet t’i bëjnë vetë, qysh se i ka shkelë turku e u ka sjellë neurozat e All’ahut, presin që këto punë t’ua bëjnë të tjerët, ose ai atje lart, xhelushani. E po u shkon jeta prit e prit, e lëri politikanét t’i vjedhin…

Deri tani All’ahu xhelushan ua ka rregullua spitalet, shërbim i mirë e cilësor e gjithçka falas! Punë sa të duash, rrugë, dritat e ujësjellësat i kanë për mrekulli. Tani i kanë bërë edhe do Inceneratora me djegë plehrat, e vendi i pastër me Ramën në krye, s’e gjen një mbeturinë në tokë askund… Vend ideal.

S’e di pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre? – foli me vete xhelushani. Krejt senet e mira i kanë, ia plotësoi mendimin Gjesti. Se xhelushani është gjeni, komunikon me gjithkënd! “Pasha All’ahun” – tha Gjesti në natën e Kadrit, “kam me ua ba një kulaq!” Sa e dëgnoi All’ahu këtë, fap ia bëri Gjestit flokët bjond, se duhet me qenë bjond për të fituar BBVIP Albania…

Një besimtar fakir, që po e shihte atë dritë të madhe se ishte hapë qielli në natën e Kadrit, doli në dritaren me tela, e futi kryet përmes telave për me pa mirë dhe iu lut xhelushanit: “O All’ah, ma ban kryet sa një babune…!” All’ahu mëshirëplotë, që e dëgjoi këtë lutje, ia plotësoi dëshirën besimtarit, e koka e tij u bë sa një babune, ashtu shpejt e shpejt, dhe i mbeti ndër telat e dritares…

Deshti me thanë i shkreti, “O All’ah më jep një babune me pare…”, se kot nuk presin shqiptarët në radhë, kur po ua rregullon jetën All’ahi, e prit e prit, u shkoi jeta duke pritë. Por sikur i dha një komandë AI-së, kryet iu ba sa një babune, dhe ec e hiqe nga telat tani. Kjo ishte pra mrekullia e All’ahut, në natën e Kadrit, se tjera nuk din me ba!

U kënaq All’ahu me arnautët, janë besimtarë të mirë tha, s’e luajnë m. prej vendit, se presin me ua luajtë të tjerët ose unë! Kështu i dua shumë, tha ai dhe e mbylli seancën vëzhguese për këtë vit!

* * *

Arabët po shikonin një film animativ, ku një njeri me kalë të bardhë, si re e bardhë, po vraponte në qiell, duke treguar përrallën arabe të fluturimit të Muhamedit alei o selato, o sallam, që tregon se si Muhamedi fluturoi në qiell në audiencë private me xhelushanin.

Njerëzit nga gëzimi po thirrnin aq shumë, All’ah Akbar, sa e zgjuan All’ahun nga gjumi… e kështu e pati zabafillën edhe tregimi ynë satirik!

Halli më i madh, a e dini cili është? Se ka besimtarë, që kujtojnë me të vërtetë, se All’ahu i ka punët në dorë… Se po ta dinë si unë, se është thjeshtë një neurozë obsesionale, do të ishte komplet ndryshe kjo punë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.