MOS VDIS
Të lutem mos vdis
Në stinën sterrë të nekrofilisë
Rri gjallë të shfrysh e të pështysh
Të blerohet blerimi
I rrënjëve në gjak
Të lutem rri gjallë edhe pak
QATIPËT E ÇANAKUT
Mbi grykën e filizave të bardhë
Ca qatipë e ca tellallë
Ca tellallë e ca qatipë
Tridhjetë vjet pas gjakut të ushtrisë
Mbi buzët e mbrëmjes në perëndim
Mbi qepallat e ditës në agim
Ca tellallë e ca qatipë
Tridhjetë vjet pas gjakut të ushtrisë
PASOJAT E HARRESËS
Nuk është gjë fare
Nëse mësuesit e harrojnë
Formulën e pagëzimit
Të Pal Engjëllit
Dhe zhvarrimin mizor
Të Pjetër Bogdanit
Kërkohet jetë të gjatë të ketë
E të ketë shëndet
Formula e sjelljes pa cipë
Ndaj të rinjve
Që nuk e kanë parti lirinë
HARRIM FATKOB
Pikë-pikë na japin lirinë
Si infuzionin intravenoz në klinikë
E ikim me fëmijë ikim me zogj
Fatkob ti harrim i gjakut tim











