“FITORJA” HISTORIKE

0
38
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe u dëshmua, se: gjatë këtyre zgjedhjeve presidenciale, dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut (2024), luftë bëhet për pushtet, pasuri, hajdutëri dhe korrupsion. Aqmëpak, Shtet Shqiptar, dhe për në Evropë. E, jo për shtet demokratik, dhe Liri.

Partitë Politike “maqedonase”, edhe ato shqiptare e kanë futur popullin në burg politik me vite, si dhentë Bariu nga malet e Dardhave gorrice te “Ҫifligu i Xha Derallës”, pas kullosave livadheve në vathë me qenë Sharri t’i ruajnë dhentë. Dele të nënkryeme, Sot: në “demokraci”, që para agimit t’i hajë Ujku Delengrënës. Edhe, ato t’i festojnë “fitoret” e rreme në sheshin “Makedonija” para këmbëve të Alaksandrit Madh, dhe “Sheshit Skënderebu” me Kalë me shalë mes varrezave të automobilave.

Herë, gomarit me vite i hipë Nastradini me 60 kg. në shpinë, e herë Nastradinica me 120 kg. Rrugës, duke e shaluar me të katra mbi samarë nëpër “Bit-Pazar”, që: janë duke e cofur me “fitore madhore” festive të partive politike “maqedonase – shqiptare”. Pas, çdo katër viteve i zbretë Nastradini me 60 kg. i hipë në shpinë Nastradinica me 120 kg.

Kopila, të cilët i pollën vetë gjatë këtyre viteve të “ndryshimeve demokratieke” politike, dhe na i lanë pasmesnate pas porte. Që, Sot: vetë kanë probleme politike me njëri – tjetrin si “politikanë”, dhe janë në luftë për pushtet dhe pasuri me pjellat e tyre krahpërkrahu me “vëllezërit” e Njerkës. Kopila politik, që vetë i pollën natën. Dhe, na  lanë pasmesnate pas porte. Sot: ua dimë nënën, por jo edhe babën. E, ne: ende merremi me Ditën. Jo, me Natën dhe popullin. Dhashtë Zoti, e hanë njëri – tjetrin! Dhe, jo popullin.

Përmëkeq, si dy popuj shumicë në R. e Maqedonisë Veriut (populli “maqedonas” dhe shqiptar, pa popullin bullgar), ende merremi me luftë partiake shoveniste dhe manipulimin e popujve në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Aspak, me arsimin dhe kulturën. Shteg, për Dalje të popullit në Liri. Që, gjatë pushtetit tyre, e sollën nën nivelin e sistemit komunist jugosllav. Themelet, e një shoqërie dhe Shteti Evropian. Në vend, që të ulen në një tryezë të përbashkët politike t’i zgjidhin problemet partaike: ndajnë sheqerin dhe kripën. Partitë politike “maqedonase” shqiptare, Sot: ende vazhdojnë luftën e tyre me këmbë e duar bëjnë luftë për pushtet dhe pasuri personale dhe familjare.

Gruaja me 120 kg. barrë në shpinë, nesër me siguri do ta cofë gomarin…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.