Udhët e jetës dhe Tempulli i dijes për brezat…!

0
695
Ragip Gjoshi

Në vend të urimit

Po atëherë kur u hapën shkollat e arsimit shqip në Kosovë, atëherë janë mbyllur burgjet për shqiptarët. Po në këtë rrjedhë, në udhët e jetës dhe Tempulli i dijes, u bë për brezat e rinj shqiptarë, projekti kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu…!

Në këtë udhë të dijes, profesor Ragip Gjoshi, mori me vete tokën e bekuar të Kosovës dhe, në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankovc të Drenicës dhe në Katedrën e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, mbolli kopshtin me lulet e kombit, librat dhe kërkimet shkencore të gjuhës e të kulturës shqiptare…!

Vitet erdhën me shënjën dalluese, kur e kur, puna arsimore dhe si pedagog u vendosën gjurmët e kohës për orët mësimore,studentët dhe projektet kërkimore-shkencore…!

Vitet erdhën për profesor Ragip Gjoshi dhe, asnjë herë i plakur para dijes, studentëve, librave dhe para universitetit, që të vendos gurët në themelet e Panteonit të dijes për kombin dhe shtetin e Kosovës…!

Vitet erdhën, profesor Ragip Gjoshi! E gëzofshi aktin ligjor të pensionit dhe sipas të drejtës së punës e të djersës, të gëzoni me shëndet pagën e pensionit…!

Vitet erdhën, puna dhe analet e historisë së arsimit shqip në Kosovë do të shënojnë në kronikat e kohës, ata gurë që i keni vënë në Panteonin e dijes dhe të dritës për kombin dhe për shtetin e Kosovës…!

Me fat koha e pensionit, profesor Ragip Gjoshi!

Përgëzime nga Amerika,
Prof. Skënder Karaçica,
Çikago (SHBA).


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.