BILL KLINTONIT, NË 77-VJETORIN E LINDJES

0
245
Bill Clinton

Kontributi i presidentit Bill Klintonit për lirinë e Kosovës është i rëndësisë së veçantë, madje edhe vendimtar…

SADRI REXHEPI

Për secilin shqiptar, kudo që jeton, jo vetëm në Republikën e Kosovës, as vetëm në Republikën e Shqipërisë, por kudo në botë, sikurse në Amerikë, është nder dhe privilegj ta kremtojmë ditëlindjen e presidentit Klinton, njeriut që i dha dërmën regjimit serbo-sllav mbi Kosovën dardane dhe mbi popullin shqiptar.

I madhi Klinton vulosi historinë e shqiptarëve më 24 mars 1999, prandaj merita dhe përsonaliteti i tij duhet të zë vend meritor në historinë e lirisë së Kosovës, sepse kjo histori e themelimit të shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa u shënuar, pa u rikujtuar dhe kremtuar ditëlindja e këtij kolosi. Së këndejmi, nuk do të harrohet kurrë presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, të cilin i gjithë populli shqiptar në zemër e ka gravuar dhe do ta respektojë e kujtoj me respect dhe pietet-përjetësisht.

24 marsi 1999, NATO-ja, SHBA-ja, janë të ndërlidhura me emrin dhe veprën e ish-presidentit Bill Klinton, por edhe me qëndrimin e tij të vendosur diplomatik, që si mik amerikan, si njeri i paqës, në cilësi të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë ta shpallte, ta deklaronte dhe ta mbronte të vërtetën historike për mbi 400 masakrat dhe gjenocidin serbo-slav ndaj popullit të Kosovës, ndaj vëllezërve tanë, në Kosovën e dhimbjes por edhe të krenarisë dhe të qëndresës shqiptare.

Prandaj, sa të ekzistojë globi tokësor dhe njerëzimi, do të jetë i bekuar presidenti Klinton dhe i pa harruar te populli shqiptar si njeri human, si lider i dashur, i njeriut edhe president i vlerave më qytetëruese amerikane, Bill Klinton.

Ky emër do të jetë i skalitur jo vetëm në zemrat, në mendjet dhe shpirtërat tanë, por edhe do të shkruhet me shkronja të arta në librat e historisë shqiptare dhe të asaj botërore.

Ndaj, sa herë që e përmendim emrin e presidentit Z. Klintonit, ashtu siç e takuam pas luftës në hapësirat shqiptare, por edhe tani, kur e shohim në mediat e shkruara dhe elektronike, ai na rikujton edhe heronjtë e lirisë dhe të paqes amerikane, pra edhe miqtë historikë të popullit shqiptar: presidentët Vilson, Kenedi, Ford, Nikson, Regan, Bush i Vjetër dhe Bush i Ri, Bill Klinton, Obama; zonjat: M.Albright, H. Klinton, C. Rajs; senatorët Bob Doll dhe Eliot Engël; ish-senatorin Xhozef Diougardi me origjinë shqiptare; presidentin e tashëm Bajden e shumë burrështetas amerikanë dhe shumë miq të tjerë, të cilët i mbajmë në thellësinë e mendjes dhe të gjithë popullit shqiptar.

Ishte 24 marsi i përgjakshëm i vitit1999, ishte guximi deri në përmasat e kuptimit biblik të së drejtës së popullit shqiptar për çlirim, liri dhe pavarësi kur Presidentit Klinton, dërgoi disa bashkëpunëtorë për t’i vizituar vendet e krimit serb ndaj banorëve shqiptarë të Kosovës, dhe kësofare e alarmoi botën demokratike, i zgjoi nga përgjumja dhe heshtja prijësit e botës. Së këndejmi, Bill Klinton kërkoi nga burrat e botës të shpëtojë Kosovën dhe popullin shqiptar, që po laheshin në gjak, i cili rridhte prej damarëve të tyre.

Burrat e mëdhenj të shteteve të NATO-s ë vecmas i madhi dhe kurrë i harruar për popullin shqipar Toni Bleri e kuptuan drejt kërkesën e Klintonit dhe të popullit shqiptar, kështu që falë intervenimit të drejtë Bill Klintonit dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve, çështja e Kosovës u dërgua në Rambuje apo më mirë të themi në Konferencën e Rambujesë, që ishte me rëndësi historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë e më gjerë. Dhe kur Kosova ndodhej në rrethana të një shtetrrethimi ushtarak e policor të egër, me përmasa gjenocidale, që nuk mund t’i dihej fundi, u bekua nga shumica e të pranishmëve në Rambuje, kur morën vendim për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja.

Presidenti Klinton, me fuqinë e moralit politik dhe parasëgjithash me moral njerëzor, si qytetar amerikan dhe luftëtar i idealeve universale të lirisë, i kërkoi botës demokratike përendimore që ta ndihmonin NATO-n dhe SHBA-të të ndërhynin ushtarakisht në parandalimin e gjenocidit dhe etnocidit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Klinton, nga thellësia e shpirtit e kuptoi se, shqiptarët kanë të drejtë në jetë, në liri dhe në pavarësi nga sundimi serb. Prandaj, krahas lotëve që derdhi për jetërat e shqiptarëve të masakruar, presidenti i madh Bill Klinton i tha botës se vrasjet ishin krim, kunder njerëzimit, ishte gjenocid, ishin masakër e ushtrisë, e forcave paraushtarake dhe policies të Serbisë, përkatësisht ishin masakër shtetërore e shtetit serb, duke kaluar dhe arritur deri në përmasa gjenocidale.

Mjetet e informimit patën informuar opinionin atëherë për konfiskimin e dokumentacionit të udhëtimit nga policia serbe të W.Wokerit, i cili u kishte thënë serbëve se herën tjetër nuk më nevojiten dokumente për të hyrë në Kosovë. Ai kishte qenë i njoftuar nga B. Klintoni, M.Albright, R.Holbrook etj, gjë që edhe ne na bënte të mendojmë atëherë sikur ky W. Walker, që ishte njeri hyjnor dhe po e ditka fundin e çështjës së Kosovës, epope Termopile kjo historike e shqiptarsisë deri në qershorin e vitit 1999.

Prandaj, edhe sot e themi se vendosmëria e qëndrimit diplomatik shtetror dhe njerëzor e Z. Klinton për të kumtuar të vërtetën për masakrat serbe ne Kosovë, krahas luftës heroike të popullit tone me në krye UÇK-në, ishte një ndër argumentet e fuqishme që çështjen e Kosovës e dërgoi në Konferencën e Rambujesë. Prandaj, liria e Kosovës, shteti I Kosovës e kanë emrin edhe “24 mars 1999 dhe Bill Klinton”.

Faleminderit, president Klinton, miku ynë i shtrenjtë!
Ju bekoftë Zoti i madh Juve Z. president Bill Klinton
Urime për ditëlindjen! Jetofshi edhe një shekull! Faleminderit, Amerikë!
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.