Vajza irlandeze që u vra nga ushtarët britanikë, duke luftuar në mbrojtje të të dashurit të saj të plagosur

0
334
Vajza irlandeze

Marjana Suli Brozi

Kjo fotografi është bërë në Irlandë, në vitin 1972 dhe tregon një vajzë duke qëlluar me armën e të dashurit të saj, i cili u plagos në një betejë kundër ushtrisë britanike.

Burri mbijetoi, u transportua në një vend të sigurt, fal sakrificës së të dashurës së tij, e cila u përball me ushtarët anglezë derisa ajo u vra.

Kur komandanti i batalionit britanik zbuloi se kishte luftuar me një grua, ai urdhëroi ushtarët e tij të mos e preknin trupin e saj dhe i lejoi irlandezët ta varrosnin.

Thuhet se kanë dëgjuar komandantin anglez të thërrasë: “Mbretëresha nuk kujdeset për ne siç kujdesej kjo grua për burrin dhe tokën e saj”.

Fotografia u zgjodh si simbol për “Ditën e Gruas” në Irlandën e veriut, e shoqëruar me këtë frazë:

Mos kini frikë të lidheni me një grua të fortë, mund të vijë dita kur ajo do të jetë ushtria juaj e vetme.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.