BORELLI, SËRISH I NJËANSHËM ME VUÇIQIN, MADJE EDHE PARA SHOLCIT E MAKRONIT!

0
189
Kurti përballë liderve europianë

Gani I. Mehmeti

Nëse nuk ia tërheqin vërejtjen Sholci dhe Makroni Borellit, të cilët i panë bisedimet e sotme mes Kurtit e Vuçiqit, Borell nuk do të ndalet së trumbetuari për Vuçiqin e Serbinë me një fuqi edhe më të madhe, gjithherë në dëm të Kosovës.

Mbajmë mend mirë 14 shtatorin, kur Kurti nuk pranoi propozimet serbe përmes ndërmjetësuesëve, Borelli me Lajçakun u ngritën në këmbë dhe iu vërsulën Kurtit si fajtor, pse nuk pranoi ato që kishte propozuar Serbia, duke e quajtur Vuçiqin shumë, madje tepër konstruktiv!

Ndërkaq, sot kur Kurti u tha se ishte i gatshëm të nëshkruante të gjitha marrëveshjet, si atë të 23 shkurtit në Bruksel, të Marsit në Ohër dhe atë të sotmin, për çka Vuçiq as që u lodh për to, duke i kundërshtuar të gjitha para Borellit, Lajçakut, Eskobarit dhe pesëshes europiane, Nuk e fajësoi Vuçiqin, por, si në arsyetimin e tij për mosnënshkrim të Vuçiqit, në vend se të dilte me emër se ai, Viuçiqi ishte që kundërshtoi e nuk pranoi, e “nivelizoi” mosmarrëveshjen, duke rthënë se nuk ranë dakord dhe paraqitën kushte! Kjo është një gënjeshtër e pakripë e Borellit, se sot kishte refuzuar nënshlkrimin, si edhe përpara, Vuçiqi i cili po përkrahet nga Borelli e Lajçaku.

Nëse nuk do të qortohet, nëse nuk do të marrë vërejtje Borelli nga Sholci, nga Makroni dhe nga përfqësuesit e tjerë të pesëshes europiane, mbes i çuditur se si mund të shiten gënjeshtrat e Borellit përpara tyre. Për kët do duhej të reagonin vetë këta të pesëshes dhe t’ia ngrehnin veshin atij, ose ta zëvendësonin me ndonjë tjetër. Besoj se BE-ja ka edhe njerëz të tjerë e nuk ka mbetur vetëm në Borellin e Lajçakun intirguesë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.