NDRYSHIMET E KUSHTETUTËS NË RVM,ÇFARË DO TË MARRIN SHQIPTARËT NGA HISJA E VET?

0
278
Shkupi, Maqedoni

Në vend të lajmit

Populli shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën etnike në RVM-së ende me ligjet e Kushtetutës ka mbetur në statutin e pakicës kombëtare me shenjën e barazisë me pakicat tjera.

Qysh në fillim kanë dalur zërat e partive politike maqedonase, që trumbetojnë lidhur me ndryshimet e Kushtetutës të këtij vendi multietnik dhe, gati-gati i brishtë në të ardhmen e saj evropiane, kur e kur sajojnë “amandamente kuturu (sic!) për shtetin e një populli (lexo:maqedonas, – shënimi ynë, -sk) dhe i pakicave në këto hapësira.

Në dritën e këtyre ngjarjeve, faktori politik maqedonas shkon më tej duke e vënë në qendër të ligjeve kushtetuese (ndryshimet), ku në marrëveshje me Bullgarinë për çështjen e pakicës bullgare dhe të “gjuhës maqedonase” (sic!) dhe të identitetit të këtij shteti i sajuar nga boshti pansllavist në Beograd, Moskë dhe Athinë, të avancohet në shtetformues (sic!).

Ndryshimet e Kushtetutës në RVM-së çfarë do të marrin shqiptarët si popull i dytë shumicë (lexo:40 përqind të përberjes kombëtare të referencës zyrtare të Samitit NATO në Çikago (2015), a do të avancohet çështja kombëtare me shenjën e barazisë shtetformues apo do të mbetët në logon e ligjeve kushtetuese pakicë me shenjën dalluese me pakicat tjera?

Për aktualitetin e ndryshimit të Kushtetutës, faktori politik shqiptar, bota akademike, unversitare dhe shoqëria civile në hapësirën etnike në RVM-së, duhet të rreshtohen në vijën e unifikimit dhe, pa asnjë hezitim të kërkojnë hisën e vet në preambulën e ndryshimit të Kushtetutës në këtë vend, në shkallë të barazisë kombëtare si shtetformues e jo pakicë kombëtare.

Thirrje nga Amerika: Shqiptarët si popull i dytë shumicë të avancohen në shtetformues në RVM-së!

Çikago, 1 prill të motit 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.