HOJDODOLJA*

0
241
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Hojdodolen, ndoshta: kutadi Unë, e kam palluar mesdite para syve të partive politike me raki rrushi. Ose, Dy shtama me verë Di. Jo, pse e desha Unë aq shumë si mike besnike, por Nëna Parti ma dha “dhuratë” për poezi erotike si rrufjane e Policisë Letrare. Edhe, pse: Hojdodolja, nuk është mike besnike, por grua llafazane dhe kurvë politike me të meta psikike. Vetë, ajo e ka pranuar rolin policor në këtë profesion “artistik” spiunazhi të partive politike me veprimet e saja “kulturore – artistike” përmes veprave të mia letrare – publicistike, në “Shtëpinë Publike”.

E kam ditur, se: me vite më spiunon te Gruaja besnike, dhe partitë politike. Pse, jo: edhe në polici. Vetë ajo, i ka thënë edhe Mikes time besnike Djemnusha, se: Unë, paskam qenë dashnor i saj me vite e vite nën Rrap, dhe Hanet e “Bit-Pazarit”, në Shkupin Shqiptar.

Hojdodolja, shkarravitë edhe pizi patriotike. Rrallëherë, dhe erotike – politike. Kurvë, dhe aktiviste e dalluar partiake. Personazh, dhe muzë e librave të mi artistik: Xhadia, Rrufjani, Kopeja me zgjebe ndjek Autorin, PYKË shelgu, Jetë Nate… Edhe, e revistës për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket, në Shkup.

Gjatë një takimi në tavernë, në bisedë e sipër rasti më pyeti Mikja ime besnike Djemnusha:
– Vërtetë, ke qenë dashnor i Hojdodoles?
– Hi-hii-hiii. Kush, ta tha këtë zbulim policor?!
– Hojdodolja. U përgjigjë, Djemusha.
– E, pasi ta paska thënë vetë Hojdodolja: Ndoshta. Mundet. Kutadi, Unë?! Me siguri atë ditë kam qenë i dehur me raki rrushi. Ose, me Dy shtama verë Di. Dhe, mund ta kem palluar pas ndonjë kontenieri të mbeturinave, në “Bit – Pazar” (Shkup).

Djemnushës, pas kësaj përgjigjeje poetike i shpërtheu gazi përqielli me zë para të pranishmëve, nën Rrap. E ngriti shtamën e vet përpara me verë të bardhë, dhe e cakrroi me timen mbi tavolinë. Gëzuar, o Burrë mejdani i dyluftimeve kalorësiake! Edhe, më përqafoi para syve të mysafirëve në tavernën tonë të preferuar dhe zakonshme, nën Rrap: “Hallall” të qoftë Hojdodolja! Larg, rrufjanes. Larg pizive. Ndoshta, nuk na ka parë Rrufjani?!

Hojdodolja, sot: me emërimin e partive politike si anëtare e komisioneve arsimore dhe kulturore vendos edhe për vlerat arsimore dhe letrare – artistike, në Ministrinë e Kulturës. Është aktiviste e dalluar partiake në përzgjedhjen e krijuesve me vlera të “arrira” artistike në manifestimet kulturore – poetike, në Maqedoninë e Veriut. Edhe, atë: Ndërkombëtare. Nuk ka problem. I dëshiroj suksese në përzgjedhjen e profesionit si “poete” e pizive patriotike – partiake. Në mos Unë, me siguri ia sheh hajrin ndonjë partizan trusakat i partive politike?!

Kutadi, Unë?! Ndoshta, i dehur me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë Di, mbi tavolinë: mund ta palloj përsëri pasmesnate në errësirë?!…

1. Grua llafazane, kurvë me të meta psikike.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.