Zonja Vjosa Osmani Sadriu bëri një vizitë dinjitoze në Shqipëri në datat 4 dhe 5 shtator 2023 në Shqipëri. Ajo u prit me nderimet më të larta nga krerët e shtetit shqiptar dhe personalitete të tjera. Vizita shërbeu për forcimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, midis shqiptarëve të dy anëve si komb, dhe dy shteteve shqiptare. Presidentja Osmani i dorëzoi Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, shkrimtatit të shquar Ismail Kadare. Po kështu ajo u vlerësua me titullin: “Patroni i Kalasë” së Beratit, nga kryetari i bashkisë. Ky titull është një simbol besimi që tregon se fuqitë e lidhjeve të gjakut i kapërcejnë kufijtë shtetërorë dhe mposhtin çdo barrierë.
Nga konferenca për shtyp, biseda me politikanët dhe intervista në media rezulton se zonja Osmani është një politikane e re dhe me vizion të qartë për ardhmërinë e Kosovës dhe integrimet e saj në institucionet euro-atlantike. Themi se presidentja Vjosa Osmani është vizionare, me ide të reja dhe e matur pasi, ajo: Vlerëson situatën e vështirë në të cilën gjendet Kosova si pasoj e veprimtarisë armiqësore të Serbisë, vlerëson rolin e institucioneve të shtetit e bashkëpunimin me kryeministrin e vendit, Kurtin, si edhe çmon shumë rolin e madh të SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.
Këto ide në thelb janë një bazë e fuqishme për zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka Kosova, sidomos arritja e marrveshjes përfundimtare me Serbinë. Shumica e politikanëve të opozitës në Kosovë janë destruktivë dhe fajësojnë për gjithçka qeverinë Kurti dhe institucionet e Kosovës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, edhe në këtë vizitë në Shqipëri, pohon, se:
1-Situatat e tensionuara dhe krizat në veriun e Kosovës i krijon herëpashere Serbia dhe janë pasojë e veprimtarisë agresive të përditshme të saj.
2-Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka territorin dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe të pacënueshëm të saj.
3-Kosova është vend proevropian dhe proamerikan, dhe si e tillë do bëjë gjithçka për forcimin e institucioneve të shtetit, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.
4-Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të vazhdojmë dialigun me Sebinë, duke synuar arritjen e një marrveshje me njohje reciproke, pa cënuar integritetin territorial dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
5-Me kompetencat që më jep kushtetuta do të bëj gjithçka është e mundur për unifikimin, bashkëpunimin, bashkërendimin dhe kordinimin e qëndrimeve me Shqipërinë dhe aleatët për politikën e jashtme që duhet të ndjekim në botë.
6-Mbështetja e Shqipërisë ka qenë dhe është e madhe. Marrja e përkohshme nga ana e saj, e drejtimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do t’na ndihmojë në shtimin e njohjeve të reja dhe forcimin e pozitave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
7-Serbia po lufton dhe saboton çdo ditë shtetin dhe institucionet e Kosovës. Ajo fut armë ilegale në veri, trajnon ushtarë për ndërhyrje, intimidon serbët e veriut që të mos pranojnë shtetin e Kosovës, krijon trazira dhe acaron tonet.
8-SHBA-të janë ekzistenciale për Kosovën dhe qytetarët e saj. Raporti me të është ekzistencial dhe duhet të përfshijë çdo qelizë të shtetit të Kosovës. Kordinimi me aleatët dhe miqtë, nënkupton më shumë sukses…
E gjithë vizita e Presidentes Osmani ringjalli shpresë te votuesit e saj dhe gjithë shqiptarët. Ajo është një politikane e re dhe me vizion të qartë euru-atlantik. Osmani është një politikane e drejtpërdrejtë, bashkëpunuese me institucionet, e thjeshtë dhe parimore në qëndrime, është një presidente që respekton kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Ajo është një intelektuale e formuar, e pakapur dhe e pakorruptuar nga krimi. Si e tillë ajo është e pashantazhuar dhe e pavarur në marrjen e vendimeve të saj. Si një politikane e re është shumë idealiste dhe me prirje perëndimore. Gjithçka në politikë ajo ja ka kushtuar forcimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Një figurë e tillë politike dhe intelektuale motivon njerëzit dhe ringjall shpresa për të ardhmen…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 07.09.2023